Pas ndalimit të mallit serb do të hapen me dhjetëra fabrika në Kosove dhe mijëra vende pune!

0
814
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Alarmi shpërtheu në Serbi, pas këtij ndalimi nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Këtu llogaritet se është goditur Serbia për herë të parë pas luftës!

Vendimi i qeverisë sonë për sanksione, ndaj ushqimeve të Serbisë, është vendimi më i drejtë, qe t’ju krijoj se paku qytetarëve të Kosovës, sado pak shpresë, se Kosova me këto qeveri po e humb imazhin e vet me sakrificat qe ka bërë për tu çliruar nga Serbia barbare.

Është vendim që të jep shpresë për tu rimëkëmbur Kosova pas gjithë këtij presioni edhe nga Bashkimi Evropian?
Përveç që ndihmohet vendi, Kosova duhet në fushën politike të ngre zërin si faktor i barabartë me Serbinë, e besa edhe me lart se Serbia, kur në tavolinë e ka gjithë ushtrimin e gjenocidit serb qe u krijuar mbi popullatën shqiptare me synim, qe të pushtojnë toka të huaja!

– Mbi Serbinë dhe mbi qarqet evropiane, duhet bërë një presion me qellim ndërgjegjësimi, duke lozur dhe përsëritur lloj-lloj dramash edhe në këtë shekull mbi një popull autokton siç jemi ne!…

Sanksionet ndaj Beogradit do te ndikojnë edhe në anulimin e kontrabandës se serbëve të Kosovës dhe tip Ramiz Kelmendave. për ta nëpërkëmbur ekonominë e Kosovës.

– Të gjithë duhet përkrahur këtë vendim, për taksën prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke e pas parasysh se Kosova do të zhvillohet shume ma shpejt, se sa të mbetet edhe ma tutje peng e mallrave serbe?…

Pas këtij vendimi të qeverisë së Kosovës, medalja do të jetë, se atje do të hapen
me dhjetëra fabrika dhe vende pune, me teknologjinë ma moderne, me prodhime cilësore e jo me mallra të krimbura serbe dhe me ushqim kafshësh të ushqehet populli në Kosove!

– Qeveritare zgjedhjen e keni tek shqiptarët, drejtohuni të biznesi shqiptar në Evropë e botë, por mos i mashtroi shihni, fabrikat me dhjetëra mijëra vende pune duke lulëzuar, prandaj koha është për punë e jo për hajni e pisllëqe, qe i bëtë deri me tash në dëmin e Kosovës!!!