Nga Revista Drini – 18 Tetor 2018
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri projektligjet që i hapin rrugë formimit Ushtrisë së Republikës së Kosovës .
Një gjë të tillë e ka kundërshtuar vetëm Lista Serbe, që ka dalur nga seanca.
Projektligji i parë për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota për dhe asnjë kundër.
Projektligji për FSK-në gjithashtu u miratua në lexim të parë me asnjë votë kundër, dhe me 98 deputetë që votuan pro.
Kurse me 96 vota për, është miratuar edhe Projektligji për Shërbim në FSK.
Me miratimin e këtyre tri ligjeve, Kuvendi ka dhënë dritën e gjelbër për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj ditë më parë është zotuar se zyrtarisht Kosova do të bëhet me ushtri në muajin nëntor.