PAS “ARMIKUT PADUKSHËM” VJEN MAJI I BUKUR 2020

0
344
Kalosh Çeliku

(Aty ku hynë rakia e rrushit,
Mikja Di me Dy shtamba verë.
Dhe, Dielli. Nuk hynë mjeku…)

NGA KALOSH ÇELIKU

(Pranverë e sëmurë)

Pranverë e sëmurë! Edhe, ti një ditë
Papritur, do vdesësh nga koronavirusi.
Vera me katër krah, përcjellë në varr
Policia, përmbrapa pa funeral. Rituale.

Pranverë e sëmurë, me koronavirus
Burra e gra, i shtive në karantinë:
Ty, kush do të të shti pa lule në Varr?!…

(Rrapi)

Ti shpërtheve, edhe këtë Pranverë
I sëmurë. Plagë, me koronavirus.
Edhe pse, Borë e madhe ra në Shkup
E mbuloi “Bit-Pazarin”. Shpërthimin.
Nuk t’i shëroi dot plagët. Dashuritë
Vetëmevete, thirre: I përzunë zogjtë:
Macet. Qentë endacak. Dhe, poetët.

O burrë, durim! Prite Majin e Bukur
Majin e luleve. Gratë tua azgane!
Me siguri janë rrugës. Janë nisur
Dhe, kësaj radhe krushqit me poezi
Patjetër, nën hije do zbresin Nuse…

(Gratë e mia besnike në Shkup
nuk kam të drejtë t’i përqafoj)

Miken, e takoj nën Rrap, “Bit-Pazar”
Nuk kam të drejtë ta përshëndes afër.
Dhe, as t’ia zgjas dorën. Përqafoj
Urdhëri, është: Rri, dy metra larg!
Mos pi raki rrushi! Laj duart me sapun!

Edhe, Gratë e mia besnike në rrugë
Kur i takoj: Koronavirusi, më thotë:
Mos i përqafo! Rri, dy metra larg!…

(Bora ra mbi qershinë
që posa çeli lule)

Borë, këtë vit ra mbi qershinë
Që, posa çeli lule. Edhe, atë:
01 prill 2020. Prag të Pranverës.
Koronavirusi, na priste te porta
Derën t’ia hapim, hyjë n’oborr:
Ftonit, i sulet para syve shtëpisë.

Borë, këtë vit ra në Shkup. Male
Edhe, atë: Pranverën e sëmurë.

Gunën krahëve, na solli Dimrin…

(Botë e burgosur në karantinë
nuk ke derë nga ikë)

(Gëzim Krujës)

Mend nuk mbaj si fëmijë. As, Rini
Dhe, deri më Sot, nuk kisha parë:
Kufomat, përcillen me katër krahë
Polici, në varr. Tre-pesë Familjarë.

E pash, Sot në televizor. Edhe, atë:
Kur iku vetë Gëzim Kruja. Humorist
Që, me humor mbajti Shkodrën gjallë.
Shkodra: Sot, e përcillte me pak veta
Dhe, polici pranë “Migjenit”, në varr.

Botë e burgosur, Sot në karantinë
Shtetrrethim. Nuk ke derë nga ikë…

(Sesi të dal jashtë mureve
arratisem larg në Pyll)

Para, se: Të më shtinë në karantinë
E pyes Veten: E di, në cilën Shtëpi?!
Jo, përgjigjem. Në “Parkun e Grave”.
Përpara Kuvendit. Pjetër Bogdanit
Roje, e dashurive rrugaçe. Beqarisë.

Ujk plak jam, në dhomë mes librave
Përballë dritareve, një qershi. Lule.
Përkrah një Ftoni, që pret Vjeshtën
Unë mbi tavolinën e punës me poezi:
Sesi, të dal jashtë. Ikë larg, në Pyll.

Nuk jam vetëm në burg. I kam kojshitë
Qelitë e tyre. Gjithë, Shqipërinë. Botën.
Çelësat e burgut tingëllojnë. Hapen qelitë
Orar për pleq e të rinj. Vikendet, nën dry.

Vetëm kafshët e buta dhe egra rrugëve
Sot për sot: Grupe-grupe janë, në Liri…

(Edhe “Zona e Lirë”
në karantinë”)

(Kumanovës Heroike)

“Zonën e Lirë”, me shekuj Historike
Dje, nuk e trembi Krajl. As Mbret.
E, as Lufta e vitit 2001-shit. Bombat
Koronavirusi, e strehoi në Karantinë.

“Zona e lirë”, që s’i dorëzoi Dje, armët
Edhe, atë: Gjendje lufte. Bombardime:
Sot, në paqe: Vetë, u mbyllë në shtëpi…

(Një rafall “automatiku”
ia shkrepa në ballë)

Dy shtambat me verë, ndizen flakë
Mbi çati. Natën, këndon Zog Keqi.
E, di. Ndjellë, kob. Edhe, karantinë
Dhe, sulet tinzaku me Koronavirus.

Panikë. Frikë, në ekranet televizive
Gjatë, 24 orëve: U prekën nga virusi
Edhe, 70 persona. 15, dolën pozitiv
21 negativ. 11 veta, dolën nga spitali.
Gjithësejtë: 127. 19, janë viktima.
Nonstop, e bombardojnë populliin
Përditë, e përnatë me këto lajme.
Porosi: Mbani maska! Lani duart!
Rrini në Shtëpi! Mos dilni në rrugë
Rrini larg, dy metra edhe me gruan!

Edhe, kush i jep këto këshilla. Mësime
Qeveria, që deri dje na plaçkiti. Vrau:
Rrugëve na la, edhe pa bukën e gojës.
Horrat, sot me fjalë na duan marrëzisht?!

O burrë! Lapsin, Sot nxirre nga brezi.
Vargun, mbushe barot: Raki rrushi!
Shkrepja në ballë, “armikut padukshëm”
Përcille me katër krah. Polici, në varr.

Struken hudha në Lëmë. E nxorra Lapsin
Një rafall “automatiku”, ia shkrepa në ballë…

(Pas “armikut padukshëm”
vjen Maji i Bukur 2020)

Edhe, pas “armikut të padukshëm”
Rrugës, vjen Maji Bukur me lule.
Këngët e zogjëve. Çerdhet e lejlekëve
Ecejakjet e kanarinave. “Parku Grave”.

Rrapi nën hije: I thirrë miqtë poetë
Ringjallet me poezi. Dhe, serenata:
Mjaftë, “dashuri”! Burg, në karantinë…

Shkup, 09 prill 2020 (karantinë)