Partia e vogël langare, por kusare e madhe

0
571

SALI LEKA

Në 25 qershor 2017 Shqipëria ka zgjedhje parlamentare. Populli shqiptarë do të votojë partinë e zemrës, partinë që ka besim se do ta drejtojë drejt mirëqënies, që dëshiron drejt zhvillimit, progresit dhe pasurimit dhe bollëkut të madh.

Fjalët pasurim dhe bollëk i madh e theksoj se ka dy vjet që nga 21 qershori 2015, dita kur partia socialiste u votua në shumicën e bashkive, redaksitë e gazetave janë mbushur çdo ditë me shkrime disinformuese, duke vajtuar se populli po varfërohet, Shqipëria po rrënohet nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e drogës dhe e kanabisit. Deri në 21 qershor 2015, askush nuk foli, nuk vrojtoi nëpër studio televizive, për varfërimin e popullit, as për mbulimin e tokës shqiptare me parcela droge.

Të tëra këto shkrime me vajtime dhe mjerime nga droga dhe kanabisi ishin dhe janë gelbocka, mysibecka, zgërdhecka të pista, për të mbuluar ligësinë dhe egërsinë zuzariste meskiniste kundër dy fitoreve të merituara shëmbullore të partisë socialiste në 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015.

Ja ku erdhi 25 qershori 2017 me zgjedhje të mrekullueshme të dallueshme, pa koalicione parazgjedhore midis partive të vogla. Janë zgjedhje për të votuar të gëzuar dhe të betuar për drejtësi dhe demokraci të vërtetë.

Partitë e vogla të maskuara nën sqetullën e partive të mëdha duke spekulluar dhe manipuluar me vetullat e analistëve skurrikë mediatikë, i kanë shkaktuar dëmë kolosale jetës paqësore dhe humanitare të popullit shqiptar i shumë vuajtur nga klikat regresive.
Nga muaji mars 1991 deri në muajin tetor 1996 unë isha anëtarë kryesie me një parti të vogël, por kusare e madhe me oreks të pangopur si langare për të vjedhur fonde monetare të majme.

Emrin e kësaj partie narciziste kusariste me kryetarin gelbock zuzarist i kam shkruar në katër tregime me demaskime të drejta të dobishme, por nuk i botuan dy redaksi gazete, as gazeta e Fahri Balliut dhe RD-ja e rezil delenxhiut.

Partia e vogël langare kishte shumë zyra. Në vitin 1994 unë me dy shokët e mi anëtarë kryesie me militantë të betuar, ishim në zyrën e mbledhjeve me derën hapur. Dy gazetarë dolën nga zyra e kryetarit dhe u nisën, por unë u ngrita në korridor, i kapa të dy i përplasa mbas murit dhe u fola: E morët shpërblimin, për censurimin e tregimeve të mia me demaskime të drejta për kryetarin zuzarin kusarin gelbock.

Tani lutuni kryetarit të ju mbrojë lëkurën e ndyrë se unë shkrimtari lirik, erotik dhe eposik brilant Sali Leka, do tu rrah fort, do tu bëj rrahje galopante dhe nisa sulmin jetik sublim, por më penguan dhe nuk më lejuan me i rrahur dy shokët e mi antarë kryesie dhe dy badigardët e kryetarit.

Dy gazetarët u friksuan, u larguan shpejt, por njëri duke vrapuar u rrëzua në trotuar.
Kryetari me servilickit dhe urithkit e tij na shpalli grup fraksionist mua dhe dy shokët e mi. Kryetari brutalist dhe vulgarist na përjashtoi nga çdo e drejtë që na takonte si anëtarë kryesie dhe me kontribut të çmuar, por të pa vlerësuar nga uzurpatorët dhe përsekutorët mizoristë.

Për korrupsioin e kryetarit zuzarist i dërgova dy letra S. Berishës, dy A. Meksit dhe dy P. Arbnorit kryetari parlamentit pluralist, por shumë negativ dhe regresiv akoma më drastik sesa parlamenti komunist i Haxhi Lleshit.
Nga të tre Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Pjetër Arbnori, as redaksitë e gazetave megalomaniste skurriviste nuk i botuan kopjet e gjashtë letrave të mia me fakte konkrete të vërteta.

Unë në ato vite të berishizmit pseudodjathtist isha në punë shteti. Dy urithk pedeistë gelbock të ndyrë me poste dhe funksione të larta, më thirrin në zyrë dhe më thanë: Vetë e ke kruajtur bishtin Sali. Nuk të kemi faj. Do të dalish në asistencë. Kryetari i partisë tënde ka urdhëruar, të largohesh nga puna, dhe mos bëj fjalë, mos u anko se nuk fiton kurrë.
Kurse unë dy pedeistëve berishistë, zyrtarë dhe funksionarë partistë u fola: Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka ish i burgosur politik nga mizorizmi i skëterrit enverist ramizist, nuk dal në asistencë kurrë jo.

Po, po kurrë jo në asistencë, por do të mbyllem në burgun berishist ashtu si jam mbyllur në burgun enverist mizorist sketërrist. Jam mbyllur në burgun e tmerrshëm të Enverit se isha dhe jam antimizorist, antizuzarist, antikusarist, antispekullantist, antimanipulist, antizgërdhecist, antiskuthist.

Unë shkrimtari dhe poeti lirik erotik dhe eposik Sali Leka demokrat teuratist i betuar, intelektual humanist i kulturuar jam larguar nga partia e vogël langare, por kusare e madhe. Parti me oreksin e kuçedrës makabre monstruoze. Partia e kryetarit u caktua nga Ramiz Alia, strumbullari i mykur i magazinës pluraliste. Partia e kryetarit mizorist, zuzarist, kusarist, spekullantist, manipulist, zgërdhecist dhe skuthist gelbock bashkë me 70 shtrembaluck të mbajtur mbi shpinë kryetarin kusarist i ledhatuar.

Tani jemi në shekullin e bardhë të fushatës zgjedhore parlamentare me 25 qershor 2017.
Jam shumë i gëzuar, që partia e vogël langare kusare e madhe do të dali nga skema politike dhe demokratike kombëtare, se nuk ka bërë asgjë të dobishme, për drejtësinë dhe demokracinë, por me fondet monetare të vjedhuraka nxjerrë në belik, dy redaksi gazete dhe dy televizione urithk skurrik që Edi Rama i quan kazan mediatik, që gatuajnë lakra të kalbura, por janë më keq, më keq, shumë më keq se kazan dhe sahan.

Janë voza katrani dhe kanë dy vjet që zbrazin llumra të qelbura në tokën shqiptare nektarike klimatike me djem dhe vajza, burra dhe gra fisnikë, guximtare eposike, dhe mendimtare vizionare.

Kurse unë dy pedeistëve berishistë në vitin 1996 iu betova: Nuk dal në asisitencë sociale. Nuk përvetësoj rrogë mujore pa punuar, por duke kontribuar për drejtësi dhe demokraci shembullore me të drejta të plota njerëzore.
Njëra nga këto të drejta kryesore është e drejta e punësimit e sistemimit sipas profilit, kualifikimit, specializimit dhe profesionit.

Unë jam intelektual i kulturuar, specialist i aftësuar shkrimtarë i mbushur, i plotësuar me libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme të dobishme për çdo njeri. Për juve të dy pedeistë do të blejë në pazarë litarin dhe samarin e gomarit, do tu bashkoj të dyve me litarë, do tu shetis nëpër Tiranë me samarin e gomarit mbi shpinë. Jeni dy pedeistë të Enverit me shkollë shtatë vjeçare, por S. Berisha, P. Arbnori dhe A. Meksi u ngriti shefa të medhenj të dikasterit dhe keni nxjerrë në asistencë dy mijë e pesëqind intelektualë dhe specialistë të përkushtuar, dyqind e pesëdhjetë i kam njohur dhe shokë të mi, por të larguar nga Shqipëria për në Amerikë, Angli, Francë dhe Gjermani.

Unë nuk do të largohem nga Shqipëria, por u largova nga kryesia dhe partia kusare me kryetarin e caktuar nga Ramiz Alia. Nuk do të anëtarësohem as në Partinë Republikane, as në Partinë Social Demokrate, as në Partinë Demokratike berishiste. E pse? Sepse edhe krytarët dhe langarët e këtyre partive i ka caktuar Ramiz Alia, rezili dhe bilbili i marksizmit enverist.

E theksoj marksizmi Enverist ishte dhe më i egër nga marksizmi Leninist, Titist, Maoist, Kastrotist, dhe Stalinist.
Kurse për marksizmin Hrushovist dhe Gorbaçovist do të tregoj mbas 25 qershorit, dita e zgjedhjeve triumfatore fitimtare, pa koalicione të partive langare kusare shkatërrimtare erozione të ekonomisë kombëtare.

Popullin shqiptar 70 vjet e kanë përdorur sikur të ishte krunde byku produkt pa shpirt, pa zemër, pa gjak, pa dëshira, pa ndjenja, por edhe për dëshirat dhe ndjenjat njerëzore do të tregoj mbas 25 qershorit.

Kryetare e partive të vogla kusare ishte dhe është LSI. Që nga viti 2009 ka ngritur në poste dhe funksione nëpër bashki dhe ministri persona të paarsimuar, të paaftësuar por me diplomë të fallsifikuar duke paguar nga 2 milion lekë për karrigen e zyrës.

Me këta kusaristë dhe zuzaristë mendjetharë leseizmi pretendon dhe kërkon të dalë forcë e parë politike.
Kurse intelektualët e kutluruar dhe specialistët e aftësuar LSI i nis të shkojnë prapa diellit dhe hënës. E pse? Sepse nuk i quan të nënës, madje as të njerkës.

Me shumë admirim Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, qershor 2017