Parlamenti i turpit
Nga Binak MAXHARRAJ
Po del se Parlamenti i Kosovës është faqeja e zezë për popullin e saj, qe sa vite asnjëherë nuk i doli në përkrahje anipse populli vetë e zgjodhi.
Në këto 30 vjetet e fundit, Palamenti bëri tre “grushtshete”:
I pari, ndodhin në Kohën e okupimit të regjimit te Millosheviqit kur me 23 mars 1989. Serbia përmes Parlamentit e rrezoi autonmin e vitit 1974 anipse thuhej se më ndryshimin e kushtetutës Kosova nuk humbë asgjë. Ate ditë Parlamenti ishte i rrethuar me tanke dhe polici e armatosur deri në dhemë. Policet e armatosur ishin futë edhe në sallën e Parlamentit. Aty votuan edhe UDB. Shqiptarët në këto rretaha nuk mund te rezistonin. Megjithatë, në këtë seancë anipse Parlamenti ishte i rrethuar metanke dhe ushtri dolnë 10 deputet trima shqiptar, të cilët nuk i votuan këto ndryshime kushtetuese, me të cilat humbej autonomia dhe Kosova kthehet nën Serbi.
I dyti, ndodhi më 21 mars 2018, kur Parlamenti i Kosovës i atakoi kufinjtë e vetë më ç’rast kundër Kushtetues i dha Malit të ZI 8200 hektarë tokë. Në emerë të liberalizimit te vizave qe sot e kësaj dite nuk erdhën. Kjo ndodhi papresedan në historin parlamentare qe një Parlament i jepë tokë shtetin tjeter krejtësishtë falas. Kjo u bë nëntrysnin e pushtetarve tanë Hashim Thaçi, Eamush Harajdinaj, Isa Mustafa te cilët ushtruan trysni te deputetët e parlamentit, që demarkacioni të kalojë gjithësesi dhe.
I treti, ndodhi dje pikërisht më 25 mars 2020, kur Parlamenti bëri grusht-shtet duke e rrezuar Qeverinë e vet, më të mirën e pasluftes. Kjo u bë sipas pazareve politike të krerëve politikë, për te thyer qendrueshmërinë e Kryeministrit Albin Kurti, i cili i vendosur për te bërë ndryshime, te cilat edhe i filloi mirë dhe mbarë nga i cili oligarkia e korruptuar, u gjend e frikësuar dhe llogaritë, qe duhej t’i jepte për vetqeverisjen e keqe, për plotë 20 vjetë, duke vjedhë dhe plaçkitë këtë vend. Kurbani i krejtë kësaj u bë me vetëdëshirë Kreu i LDK Isa Mustafa, për t’ia leshu rrugën krimit te organizuar dhe kthye te korruptuarit përsëri në pushtet.
Historia do t’i mbajë mend dhe gjykojë këta matrapazë, qe po luajnë me fatin e kombit.
Në këtë kohë kjo normalisht nuk do te duhej te ndodhë, ishte më shumë vepër e pazareve dhe inateve politike midis liderve për ta hjekë njeriun me te votuar për Kryeministër Albin Kurti, për tu lenë të lirë qe lirshëm t’i çojnë perpara planet e tyre makabre për ndarjën e Kosovës.
Dje kjo i ndodhi Kosovës të përvujatuar nga elita e sajë korruptive, bash në kohën kur qendrat më të njohura ndërkombëtare nga Moska, Berogradi e deri ne Washington po merren më punët e tyre, por edhe duke thuarë plane për ardhmërin e Kosovës, sidomos tani kur Kosova mbeti vetem ne duart e Hashim Thaçit i cili edhe mund t’i realizojë lojrat dhe pazaret me armikun tonë vrastar Aleksandër Vuçiq.