“PARKUN E GRAVE” E SHPALLA “ZONA E LIRË” E BURRAVE

0
361
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Letërsia e Katundit në “Syrret”
delë “kuqezi” në Stamboll
)
(Poezi e marrë edhe një herë nëpër duar)

Dudumët, me kollare “kuqezi”. Poza “letrare”
“Patriotë”, ulen në karrige. Halldupë katundi.
Krahpërkrahu si “burra” mejdani pa mustaqe:
Letërsinë Shqiptare, prezentojnë: MUSTAQE.
Në. Stamboll. Fotograf: Hoxha i “Allahut”.

Partizanët, e partive politike veshur me dimi
“Burra”, nuk i njeh nëna e vet. Aspak, Katundi:
Edhe Sot, ende reklamojnë “letërsi” Stambolli.

Pavetëdije, shekuj. Është, Një Letërsi Shqiptare
Shqipëri. Kosovë. Mal i Zi, Maqedoni e Veriut:
Ҫamëri. Nëpër Botë si zogjë shtegtar Lasgushi
Shtet, Historik Shqiptar: I ndarë me kufinj politik:
Dje,Sot. Dhe, Nesër: Është, Një Letërsi Shqiptare.

Dudumët, Sot dalin në “syrret”. Stambolli
Edhe, reklamojnë letërsinë e katundit madh:
I fotografon: Hoxha i “Allahut”. Kalemxhi.

Nuk ka letërsi katundi. Klanore, partiake
Miqsore. As, familjare. As, “Bit-Pazari”:
Po, ka: Një Letërsi Shqiptare Rilindase…

(Viçi palëpi i Lopës
më merr në telefon
)

Viçi, palëpi i Lopës, më merr në telefon
Natën, mes poezive. Dhe, Grave besnike.
Nuk prezentohet si “burrë’”, se kush është:
Dhe, më pyet çfarë problemi kam?!
I përgjigjem: Edhe pse, nuk e di kush je
Kalosh Ҫeliku, nuk ka asnjë problem.

Viçi palëpi, i Lopës ngulë këmbë:
“Ҫfarë problemi ke si shkrimtar”?!
I them: Edhe pse, nuk e di kushe je:
Kalosh Ҫeliku, ende nuk ka problem.

Viçi palëpi i Lopës, vazhdon bisedën
Përsëri, me të njëtën pyetje mërzie:
Pyet, Ҫfarë problemi si shkrimtar: Kam;?!
I përgjigjem: Edhe pse, ti më ke kërkuar:
Nuk e di kush je ti. Nuk kam problem.

Viçi palëpi i Lopës, vazhdon bisedën:
Gati gjysëm ore. Dikur, edhe heshtë.
I them, folë! Ti më kërkove me telefon:
Nuk kam nevojë për “haram” rrufjani.

E njëjta pyetje:” Ҫfarë problemi, kam”
I përgjigjem: Nuk kam, asnjë problem…

(Rrufjani i shkruan pizi mikes)

Rrufjani i shkruan pizi, Sot: mikes
Lotët, rrëke. I lutet, para këmbëve!
Edhe, i thotë “poeti”: Unë, vërtet Dje:
Isha rrufjan. Por, sot jam “patriot”.
Rrena, janë të gjitha për mua si poet:
Unë, sot jam “rrebel”. Shkruaj pizi.

Mikja, i përgjigjet: Unë sot, jam poete
Thyej qafën në Histori me gjithë pizi!

Mut ishe Dje. Mut je, Sot. Mut, Nesër…

(Shtëpia e djegur në Shkup
dhe Poeti Sami Sherifi
)
(Poetit, Sami Sherifi 1950 – 2020)

Miku im, Poeti Sami Sherifi
Shtërgu i Lasgush Poradecit:
Verës, vinte me poezi. Këngë.
Edhe, një ditë erdhi në Shkup
Ҫerdhe, ndërtoi në “Ҫair”. Kala.

Vështirë, e kam pasur në “Bit-Pazar”
Më thotë: Jetë, hajdutësh për poetë.
E, kanë lehtë politikanët. Partizanët
Jo, poetët rebelë. Sot, veshur Kuqezi.

Shtëpinë, kur ma dogjën dudumët. Tha:
Nuk, të duan Ty si shkrimtar në Shkup…

(“Vëllezërit” na ndanin me kufinj politik
Sot miqtë na ndajnë me Pandemi
)

Përderisa, brez pas brezi në Histori
Na kanë ndarë me kufinj politik:
Sot, si shqiptarë të rritur maleve.
Në “paqe”. Dhe, në “liri” katundi:
Haptas, po na ndajnë me Pandemi.

Përderisa, brez pas brezi në Histori
Shpallim dëshmorë. Ngrejmë shtatore.
I bimë nateditë, “çiftelisë me dy tela”:
Armiqtë, na ndajnë me kufinj politik.

Dhe, miqtë: Copë-copë me Pandemi…

(Shkërdhaçi)

Jo, rrugaçë politik! Nuk e dua lajmin e Zi
Moti, jam Ringjallur rrëzë Ҫuke. Vendlindje:
Maleve, në Shkup. Prishtinë. Dhe, Shqipëri.
Nuk i dua, Ҫmimet. Fjalimet e juaja patetike:
As, kurorat e luleve tuaja plastike partiake
Qani mbi varr. Shpallni, dëshmor lufte.

Jo, rrugaçë politik. Jam Poet: Shkërdhaç
Dje, i kam dashur Gratë e mia besnike.

Sot, i shkërdhej rrospitë e juaja politike…

(Punemadhe më do Rakia e rrushit
dhe Zonja Di me Dy shtamba verë
)

Përditë, Zonja Vdekje më la me çaj rusi
I them: Armik e kam Koronaviusin.
Dua të më lajsh nateditë me raki rrushi!
Edhe, prap nuk më do Xhadia për burrë.

Zonja Xhadi, me dy shami për brezi
Grua me Dy shtamba verë nën Rrap.
Nuk më do mua si burrë, poet rebel
Po, më do si hoxhë katundi. Kurvar.

Punemadhe. Më do rakia e rrushit
Dhe, Zonja Di me Dy shtamba verë…

(Unë jam Kaçaku i maleve
që hyj dhe dal përoxhaku
)

Muta, ma keni mbyllë me çelës derën
Shtëpinë, ma digjni ditën në Shkup:
Edhe, pusi komiti më vëni pas porte.
Nuk ka problem. Kaçaku, e thy me vargje:
Kurtiteket, nateditë: Hyn, del përoxhaku.

Muta, e keni mbyllë derën. Hajdutë
Unë, jam Kalosh Ҫeliku. Kaçaku rebel:
Natën, që hyj e dalë mbi çati përoxhaku.

Nuk ka problem. Nesër: Hyj përoxhaku…

(“Parkun e Grave” e shpalla
“Zona e Lirë” e burrave
)

Dhe, vazhdoj ta vras Veten nateditë
Me poezi erotike. Dhe, Gra besnike.
Rrospi meshkuj, të partive politike
Që, afrojnë Natë në Shtëpi Publike.

Nuk e di Nesër, si do ta vras Veten
Me poezi. Gratë e mia besnike, Apo:
Rrospitë meshkuj të partive politike?!

Përinat, do vras Veten: Me poezi erotike
Dhe, Gratë e mia azgane. Ende, besnike:
“Parkun e Grave”, e shpalla “Zona e lirë”
E burrave. Kundër dhunës ndaj burrave…

Shkup, 09 dhjetor 2020