PARIS: LETËRSIA SHQIPE NË BIBLIOTEKËN UNIVERSITARE

0
631

Irena Toçi, 29 shtator 2018

Të dashur miq të Botimeve Toena,

kemi kënaqësinë t’ju japim një lajm të mirë që ka lidhje me zhvillimet dhe vëmendjen e shtuar që qarqet universitare evropiane i kushtojnë gjithmonë e më shumë letërsisë shqipe dhe specifikisht këtë herë dy përfaqësuesve të saj, shkrimtares shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, dhe shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçka. Ata do të jenë pjesë e dy takimeve letrare, që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris, do të organizojë këtë fillim tetori, dedikuar posaçërisht letërsisë shqipe. Kjo gjë, natyrishëm, na bën të ndihemi krenarë dhe të jemi koherent me ju për ngjarje të rëndësishme letrare që ndodhin jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?

Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gajtë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj.

Duke u uruar suksese dhe arritje të tjera dy shkrimtarëve Besa Myftiu dhe Ylljet Aliçka, shpresojmë që letërsia shqipe të begatohet në vazhdimësi me ngjarje të tilla letrare!

Fundjavë të këndshme për të gjithë Ju!

Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116

[email protected]
[email protected]
[email protected]

www.toena.com.al
www.librariatoena.com

www.facebook.com/botimet.toena
https://twitter.com/TOENABOTIME1
www.instagram.com/botimet_toena