Parashikues i fitoreve të presidentëve që nga 1984: Trump humbet

0
357
Trump dhe Biden

Bota10/08/20

Profesori i historisë Allan Lichtman zakonisht ka qenë i saktë.

Ai ka parashikuar fituesin e çdo gare presidenciale, që nga rizgjedhja e Ronald Reagan në vitin 1984, duke përdorur sistemin e tij prej 13 pikash kyçe. (Vlen të thuhet se në vitin 2000, Lichtman parashikoi fitoren e Al Gore. Edhe ose Gore fitoi në votën popullore, ai e humbi presidencën ndaj George W. Bush pas vendimit të Gjykatës për të ndalur rinumërimin e votave në Florida.) Ai parashikoi edhe fitoren e parë të Trump. Tashmë me sistemin e tij prej 13 pikash, Lichtman është gati për 2020.

Në një intervistë për CNN ai tha: “Pikat kyçe parashikojnë që Donald Trump do ta humbasë Shtëpinë e Bardhë këtë vit.

Sistemi i profesorit të historisë bazohet në 13 pika që përfshijnë faktorë të tillë si ekonomia, mbajtja e postit, shqetësimi social, skandalet si dhe karizma personale e kandidatit.

Sekreti është të fokusohesh në panoramën e përgjithshme të fuqisë së postit dhe performancës. Dhe të mos i japësh rëndësi sondazheve, ekspertëve dhe ulje-gritjeve të fushatës së përditshme. Ky është matësi kyç,” shpjegoi Lichtman. /Opinion.al