Paraqitja në studio e Donjeta Kosumit (Kallashi), paraqet “artisten” pa vlera kulturore

1
2462

First Chanel Prishtinë

Në emisionin “Në Show” të moderatorit Shpetim Desku patëm rastin të shohim bisedën monotone me “artisten” Donjeta Kasumi (Kallashi), që për publikun e gjerë në Kosovë dhe në diasporë është e njohur me sjelljet e saj akulturore dhe, në rrugëtimin e saj të harlisur pa asnjë vlerë me njëfarë “vallëzimi” në lokalet e natës me hijen jo të mirë të një vajze shqiptare.

TV First chanel në fushën e vet informative e ka të drejtën se kë e fton në emisionet e veta (kulturore), por para opinionit të gjerë ka përgjegjësi për kodet e njohura të botës së informimit dhe me kritere të mirëfillta për të gjithë të ftuarit(artistë të fushave të artit e të kulturës) e jo personazhe si (Kallashi)që me vete nuk ka asnjë vlerë kulturore pos këndit të saj të harlisur lokaleve të natës nëpër Kosovë dhe tashti edhe në diasporë.

Emisioni i Shpetim Deskut këtë herë nuk ishte në nivel dhe për të gjithë shikuesit dhe dashamirët e pasionuar rreth artit e kukturës,kësaj radhe mbetën të zhgënjyer me “artisten” Kallashi që nuk e ka vendin në një televizion si ky “First chanel” në Prishtinë, ndonëse biseda fund e krye ishte monotone, e neveritshme dhe pa ndonjë vlerë për botën e lajmit shqip të ne dhe në diasporën shqiptare nëpër botë.

Për fund fare i sugjerojmë moderatorit Sheptim Desku që në emisionin e tij të na afrojë vërtetë vlera nga fushat e ndryshme të jetës (kulturore kombëtare) në trevat tona etnike që më bagazhin e tyre mund të kalojmë çaste të këndshme para ekranit të këtij televizioni në Prishtinë.

Kallashi kësaj radhe veçse na mori kohën tonë para ekranit të First Chanel, pa na dhënë asgjë më shumë sesa fjalë për njëfarë “artiste” të bulevardeve tona pa asnjë vlerë kulturore.

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. I nderuari drejtor ekzekutiv, ty ta paska marre kohen ky show, ne njerin nga 68 Kanale Televizive ne SHQIP,!!! A nuk te punon TELECOMMANDERI???????

    Nuk eshte problem KALLASHI, por problem je ti, qe shikon kete program.

Komentet janë mbyllur.