Msc. Kosovare GJEVUKAJ – Psikologe Klinike
Covid 19 qw nga paraqitja e parë ka bërë që një numer jo i vogël i njerëzve pas pandemisë të kanë probleme psikologjike. Reflektohen sjellje të ndryshme, të cilat sigurisht përfshijnë pasigurinë, e gjithë kjo si rezultat i virusit. Lidhur më sëmundjet mendore Corona virusi i ka ndarë mendimet e mjekëve, në gjetjën e masave adekuate të tejkalimit të krizës psiqike. Virusi ka ndikuar më shumë të përsonat të cilët kan përjetuar situata të vështira nga sëmundjet e ndryshme, apo ndonjë traum psikologjike. Jo vetem unë si psikologe klinike, por shumica e psikologeve ndajnë mendime se frika nga virusi fatkeqësisht vdekjeprurës do të zgjas.
Po ashtu ekzistojnë mendimet se një përqindje jo e vogël e njerëzve, vështirë do ti kthehen jetës normale. Sigurisht se në paraqitjen e krizave mendore nga virusi ka ndikuar edhe gjendja sociale jo e mirë në Kosovë. Pandemia globale ka ndikuar në rritjën e numrit të vetvrasjëve, gjë e cila kërkon studim të veqantë dhe të kujdesshëm. Parandalimi i virusit bëhet më masat preventive, sigurisht së rol të mirë në këtë drejtim ka pasur Karantina. Mirëqënja e përgjithshme lidhet po ashtu me problemet psikike afatgjate.
Pandemia i godet edhe ata më gjendje pastraumatike, si psh. ata që kanë pasur ndonjë tragjedi në familje, edhe në qoftë se Covidi kalon, ndikimet psiqike nuk hiqën pa lënë te dikush apo dikush shenjë. Karantina e ka ndryshuar mënyrën e jetesës, duke i bërë njerëzit të izoluar, dhe ky distancim shoqeror vështirë bën që sërish të vihen kontaktet e më parshme. Virusi ka shtuar pasigurië shoqërore dhe pasigurinë individuale.
Momentalisht po jetojmë në kohë të pasigurta. Disa njerëz po i frikësohen të pa parashikueshmësë dhe të panjohuresë për të nesermën. Kjo frikë ka mundësi edhe të zgjatë…Sigurisht se paraqitja e pandemisë, ka hapur tema të reja për studim, e sidomos kur bëhët fjalë për shtimin e sëmundjeve psiqike…
Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar