Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës

0
132
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Kosova çka do qe të thëmi, është shtet i varfër më ekonomi të pazhvilluar sa duhet. Nuk jemi largë shteteve të pa zhviluara edhe pse ne mund të mendojmë ndryshe. Kemi mundur të zhvillohemi, por e lamë veten dhe shtetin mbrapa më kast. Rrethanë lehtësuese megjithate për ne është së jemi në Evropë, e jo diku në Afrikë për të mbetur për jetë e mot hiq asgjë. Ajo që do ti kishte bërë mirë Kosovës në këto rrethana të përpëlitjës për të dalë nga qorsokaku ekonomik dhe politike, do të ishte inkuadrimi në BE, ku edhe do të kishim pasur fonde të posaqme zhvillimore. Nuk jemi së nuk i patem njerëzit që kan dije ta drejtojnë shtetin e Kosovës në fazën delicate të tranzicionit.

Pasi që jemi largë strukturës së BE-së, dhe jemi ku jemi, nese dëshirojmë të jetojmë më mirë, do të duhej të mendojmë seriozisht për rritje ekonomike, të mëndojmë të ndërtojmë fabrika, ta ngjallim industrinë e rëndë, pa të cilën nuk mund të zhvillohemi dhe as të kemi mirëqnje. Kalimi në ekoniminë e tregut nuk mund të bëhët mbrenda natës. Kjo mund të bëhët më një mobilizim të ri të pushtetit, më një mobilizim të përgjithshem qytetarë. Nëse nuk kemi vende te mjaftueshme te punës për rininë tanë, nese nuk kemi paga të mira, dhe nese nuk mendojmë që të kemi një shoqëri të shëndosh, nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara. Me idetë dhe më logjikën retrograde të shekullit të kaluar, Kosova nuk mund të ketë përspeketivë.

Pushteti i dijshëm, pushteti më invencion dhe më ide përparimtare, më kuadro të larta profesionale, do të krijonin ambient të ri zhvillimor, do të krijonin përspektivë të re për të jetuar në Kosovë. Forcat politike të cilat dëshirojnë të mbajnë gjendjën e tillë qfarë është, jo të mirë, nuk i duhen Kosovës. Mjaft i patëm, mbi kokë për dy dekada. Çdo kthim mbrapa do të ishin fatale për vendin dhe popullin e saj. Pushteti i ri duhet pru ligje të reja, të cilat do të kishin ballancuar ndërtimin e fabrikave, nën drejtimin e kuadrove profesionale, duke i terhequr kështu edhe investimet dhe investitorët e jashtëm, pa të cilët zor të kapërcehen krizat e katandisura që shumë kohë… Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës…