PAPA FRANCESKO LUTET PER MARTIRET E RINJ, KUJTOHEN DHE MARTIRET NE SHQIPERI

0
759

Sapo mbaroi lutja per “Martiret e rinj”, kryesuar nga Papa Francesko në Bazilikën “San Bartolemeo” ne Rome, organizuar nga komuniteti Sant’ Egidio, memorial i dëshmitareve te fesë të shekullit të XX e XXI.

Ne celebrim ishte i pranishem dhe kardinali shqiptar, Eminenca e Tij Ernest Simoni, martir i gjalle.

Sollën dëshmitë e tyre perpara Atit te Shenjte Karl A. Schneider, i biri i pastorit të Kishes Reformatore vrarë në kampin e Buchenwaldit; motra e padre Jacques Hamel vrarë në Rouen më 26 Korrik 2016 dhe Francisco Hernandes, mik i William Quijano vrare në El Salvador më 28 shtator 2009.

Gjatë Homelisë Papa Francesco tha se ka plot “martirë të fshehur” dhe sot… shkaku i çdo persekutimi, nëse e shohim mirë është urrejtja… Kisha ka nevojë për shenjtërit e perditshmerisë…

Gjate lutjes se besimtareve u thirren dhe emra te tjere te “Martireve të Rinj”. Në kujtim të çdonjërit u ndez një qiri. Per vuajtjen nen komunizem e para u permend Shqiperia dhe u ndezen qirinjte per padre Daniel Dajani e padre Giovanni Fausti.

Edhe kardinali shqiptar, Eminenca e Tij Ernest Simoni lexoi ne altar para Papes lutjen: “ Për ata që nuk u përmendën, por janë në zemrën e Zotit”.

Ne kishe, ne lutje, ishte dhe bashkevujatesi i Kardinalit, kreu i ambasades tone prane Selise se Shenjte Visar Zhiti.
Vuajtja shqiptare po jep drite…

Kisha e Shqiptarëve në Romë. Gjin Musa, gazetar