Pandemia dhe hasmëritë politike në Kosovë takohen në një pikë!

0
359
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Skënder Karaçica Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Si shihet atdheu nga larg

Pandemia e virusit korona e ka tronditur njerëzimin në planetin tonë. Tërë njerëzimi janë bashkuar që të mundin pendeminë dhe të kthehemi në rrjedhat normale të jetës. Shkenca dhe hulumtuesit ndërkombëtare në rrafshin shkencor-kërkimor kanë filluar studimet për të gjetur ilaçin e duhur kundër kësaj epidemie, që po vret në fshehtësi mijëra qyetarë në botë.

Duhet përshëndetur përpjekjet e mjeksësisë të shtetit të Kosovës në përballje kundër pendamisë së virusit korona, që kjo epidemi vrastare dhe (ende) misterioze për shkencën e medicinës në botë, në vendin tonë u poërballohet më tërë forcën profesionale të mantelbardhëve.

Mirëpo, një problem që ka mbetur në spikamë, është sot e gjithë ditën, çështja e “sëmundjes” tash e njëzetë vjetë e partive politike në Kosovë, që asnjëherë nuk gjejnë mundësinë e bashkëpunimit kur është në pyetje shtetndërtimi i shtetit, ndonëse janë bartës të këtij ndërtimi dhe, së kendejmi e kanë përgjegjësinë e njejtë kushtetuese.

Pandemia do të thejë qafën nga planeti ynë, por do të mbesin problemet e shtetit të Kosovës, prandaj ka ardhë koha që partitë politike në Kosovë të heqin dorë nga “pandemia” e hasmërive krejt kjo për pushtet e për një karrigë, e më pak për të thënë fare pak për shtetëndrëtimin e Kosovës!

Shteti i Kosovës mund të marrë udhën e drejtë të shtetndërtimit, atëherë kur do të bëhen bashkë udhëheqja shtetërore e zgjedhur me votën e lirë të popullit!

Boll më në kursin e hasmërive …!

Çikago, 16 prill të motit 2020