Zymer Mehani
(Dëshmorit të kombit, Pal Paluca)
Trepeticë-Djep i Lavdisë
Ia ke rritë një trim lirisë
Pal Palucën- Yll të Artë
Krenari për gjithë shqiptar’t
N’afërsi t’fshatit Piranë
Plumbat Palit seç i ranë
U dha lajmi anembanë
N’flamur Shqipes krahët iu thanë
Gjëmoi mali e u tund fusha:
-Jo, jo s’vritet Pal Paluca
Trim mbi trima, zemër-luani
Vëlla e pati SANDOKANI
Lotë e brenga i pat n’gji
Kur mërgoi në Gjermani
Për Kosovën e plaguar
N’shpirt e zemër i përvëluar
Moj Kosovë, Shqipe e plagosur
N’valë të gjakut e gjakosur
Poshtë robëria shekullore
Rrofsh Kosovë-o Tokë Arbërore
Pal Palcën e ke djalë
Gjak e jetë Ty t’i ka falë
Kjo liri qenka e shtrenjtë
Qoftë e rroftë kjo Tokë e Shenjtë
Trepeticë-Djep i Lavdisë
Ia ke rritë një trim lirisë
Pal Palucën, zemër-luani
Vëlla e pati SANDOKANI
Pal Palca-uragan
Sa Pashtriku, djalë vigan
Adem Jashari kur e thirri:
-Këtu më ke!- tha xhevahiri
Më ka lind nëna shqiptare
Porsi Shqipe dykrenare
Për Atdhe e për Flamur
E bëj vdekjen sikur burrë
-Lamtumirë, moj Gjermani
M’thërret Kosova për liri
Me kallash dhe bomba dore
Iu kthye trimi tokës arbërore
Ndrit mes yjesh Pal Paluca
Trim vigan si Marash Uca
Sot i shkrirë në lapidar
Çdo shqiptar e bën krenar
Lavdi t’qoftë, Pal zemër-trim
Yll lirie i kombit tim