PAK VETA E DININ SE NË MESIN E TYRE E KISHIN EDHE NJË SHKRIMTAR

0
683
Ilaz Xhemaili - Bredhje përtej qetësisë

Tetovë/ Me rastin e shkuarjes në amshim të poetit, filozofit Ilaz Xhemaili!
26 mars 2020

Përkujtim artistik
( Ilaz Xhemaili, 1958 – 2020 ).

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ÇELIKU

Me rastin e shkuarjes në amshim të mikut, poetit, filozofit të dashur ILAZ XHEMAILIT
I nderuar mik Ilaz Xhemaili, lamtumirë e u pafshim në botën e përtejme të bukur shpirtërore, për ju bota mistike e përtejme ka më shumë vlerë sesa kjo botë e pistë, me miq që të izoluan vetëm për një qëllim, nuk mundeshin ta duronin krenarinë burrërore, morale e intelektuale tuajën. Ishe i veçantë, miku im i dashur Ilaz Xhemaili, ishe i jashtëzakonshëm, i pakuptueshëm e i pakapshëm për nivelet e ulëta intelektuale e letrare, për shkak se ishe qiellor, e bota e ulët intriguese tokësore nuk mundej ta kuptonte mendjen e shpirtin tuaj të ndritur. Dhe vdekja të kaploi në kohê e gjendje të veçantë të pandemisë botërore njësoj sikurse mendja juaj e ndritur që bëhej pandemike për intelektualët e artistët falco e intriganë.

Asgjë s’është vdekja për ju i nderuar mik Ilaz Xhemaili, ju edhe për së gjalli përherë keni qenë i vetmuar para shokëve, kolegëve, miqve, intelektualêve, letrarëve e artistëve, përherë vullnetshëm i karantinosur ndaj të keqes njerëzore. Prandaj vetmia, karantinosja e varrit nuk të dëmton e nënçmon sikurse të kanë dëmtuar e nënçmuar miqtë e tu që të kanë bërë padrejtësira të ndryshme jetësore, profesionale e letrare-artistike. Shpëtove i dashur Ilaz nga ferri i kësaj bote, mos u mërzitë, tani më je në prehërin e të Madhërishmit Allah, aty je i shoqëruar me engjëjt e bukur të Parajsës, me profetë e të devotshmit, me të ndriturit ashtu sikurse që ishte i ndritur shpirti juaj! Se sa e karantinosur ka qenë jeta juaj, mik i vyer Ilaz, tregojnë dhe rrjetet sociale informative, një foto tuajën nuk gjeta, prandaj të më falni që s’ua kam vë foton tuaj poshtë këtij shkrimi.
@S.Mehazi

Pak veta në “kryeqendrën kulturore” të shpallur nga Partita Politike Shqiptare (PDSH, 1995), argatë politik të “vëllazërim-bashkimit”), ndoshta e kanë ditur, por nuk e kanë parë me sy përballë, as edhe me tru në kokë, se: Shkrimtari, Ilaz Xhemaili, gjatë ndryshimeve demokratike ishte pasqyra e Tetovës Heroike, ku mund ta shihnin veten si politikanë, intelektualë dhe artistë?! E kanë pasur në mesin e tyre, po nuk e kanë pasur fatin ta kenë në foltore para kamerave televizive, themelimin e Partive Politike Shqiptare, si shokët e tij “artistë” të arratisur këmbëkrye partive politike, para popullit shqiptar: Klubeve dhe Shoqatave kulturore – artistike.

Përderisa, vendasit e tij “patriotë kuqezi”: Turreshin me të katra pas themelimit të partive politike edhe nëpër katunde, Klubeve të shkrimtarëve dhe Shoqatave Kulturoro – Artistike, sipas, asaj thënies italiane: “Touto albanezi, touto komandanti”, ai mezi e botoi për së gjalli romanin e tij të vetëm: Bredhje përtej qetësisë. Kritikët e shumtë letrar partiak, profesorët universitarë dhe doktorët e shkencave, nuk e vërejtën romanin e tij, përtej Ditës Nesërme: Bredhje përtej Qetësisë. E kaluan në heshtje, duke u turrur pas partizanëve të partive politike. Nuk kishin kohë, së paku me autorin të pijnë edhe një kafe miqësie.

Turreshin me të katra pas posteve politike, dhe themelimin e Partive Politike Shqiptare, Klubeve të shkrimtarëve dhe Shoqatave Kulturore – Artistike. “Ditëve të Naimit”, që i uzurpuan me dhunë partiake e policore nga Shoqata e Shkrimtarëve Shiptar në IRJ të Maqedonisë. Sot: Maqedonia e Veriut. Dhe, edhe Sot e Kësaj Dite, vazhdojnë të manifestojnë “fitore”, kopje festivali të Poezisë pa vlera artistike: “Vëllazërim – bashkimit”, Mbrëmjeve të Poezisë Strugane.

“Kryeqendëra kulturore”, Tetova: Brenda pak viteve, gjatë “ndryshimeve demokratike”, u mbushë me grykë, plotë parti politike: Klube të shkrimtarëve, Shoqata kulturore – artisike, dy Universite shqiptar dhe privat me qerre. Profesorë, doktorë shkence. E pak ëmbëltarë: bozaxhinj e tollumbaxhinj. Bujqër, Barinj, të deleve Sharrit. Keq, më vjen: Të them publikisht, si këpurdhat kur dalin pas shiut.

Secilin, që e pyesja në bisedë rasti, se: Çka është me profesion?! Përgjigjej: Politikan. Kryetar Partie Politike. Deputet. Ministër. Profesor. Magjistër. Doktor shkence?! Mirë, ore. Po, a keni bozaxhi, tollumbaxhi, bujqër, barinj të deleve?! Profesione, me të cilat dikur e pushtum Jugosllavinë komuniste të shokut Tito? E, Sot: Nuk mundemi ta pushtojmë dot, Maqedoninë e Veriut?!

Jo, nuk kemi sot për sot. Nëna Parti, të gjithëve na bëri intelektualë. Politikanë. Kryetarë të partive politike edhe nëpër katunde. Ministra, zv/ministra, drejtorë, zv/drejtorë. Doktorë shkence. Poetë. Shkrimtarë, me famë partiake katundi.

Gjatë Panaireve të Librit, që organizoheshin në Tetovë dhe Shkup, nga partizanët e partive politike në pushtet, që haptas ishin pazare libri, dhe i ndërronin partitë politike, si kurva burrat brenda një nate. Pse, mos e them, edhe: Në Tiranë, dhe Prishtinë. Parasyve, shihej se në këto pazare, mund të kishe gjithëçka mallërash me afate skadimi të një përdorimi, në “Bit – Pazar”: kunguj Stambolli, kastraveca, kompira, speca djegës partiak, por jo edhe kulturë Libri të arrirë artistik me specialitet shqiptar. Ndonjëri, e shfrytzonte rastin e “Panairit të librit” partiak “kuqezi”, dhe më ndalte në rrugë. Prezentoheshte, me emër e mbiemër. Emër, plotësisht i panjohur?!

Nuk kisha dëgjuar për këtë shkrimtar. As, që: Edhe kisha lexuar nga ai ndonjë varg. Papritmas, shkrimtari doli te qëllimi partiak: A, mund të bëhem edhe unë anëtar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar? Edhe pse, nuk e prisja një pyetje të këtillë provokuese, iu përgjiga: Pse, jo? Postoje, një kërkesë me disa kopje libra të publikuar deri te Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar! Komisioni pranues, me siguri do ta vlerësojë kërkesën tënde, veprimtarinë krijuese nëpër vite si shkrimtar. Dhe, ende pa e përfunduar përgjigjen, shkrimtari ma bëri me dije: Mos harro, zoti kryetar: unë kam edhe librezë partiake të Nënës Parti, në pushtet!

Qesha, siç e kam zakon me vite në jetën e përditshme artistike, dhe në shkrimet e mia Librave publicistik: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), Lavdi, heronjëve të Xhadisë (2015) , Pykë shelgu (2019) dhe, “Kali Shemës” pas porte (2020). Nuk ka problem, i përgjigjrm: Do t’i kem parasysh në shërbim edhe vlerësimet “artistike” të Nënës Parti.

Padashtas, e pyeta Veten: Nga ku, ‘kryeqendra kulturore shqiptare” e Dervish Carës, që me krynegritësit shqiptar në vitin 1844 e çliroi Shkupin nga Perandoria osmane, dhe vazhdoi luftën në Katllanovë, afër Shkupit për ta çliruar edhe Velesin, Prilepin dhe Manastirtin, Sot: Partia Politke Shqiptare e shpallte kryeqendër kulturore Tetovën?! O, Imzot: Hapi, dyert e Ferrit krah më krah! Sot, dua pash më pash t’i bie Xhehnemit! Jo, Parajsës! Gjithë këto politikanë, poetë dhe shkrimtarë. Parti politike, Klube të shkrimtarëve, dhe Shoqata kulturore – artistike, pa bozaxhi, tollumbaxhi, bujq e barinj të deleve, jo si në kohën e Turqisë dhe Komunizmit të shokut Tito?!

Ministra, politik arsimi, dhe kulture. Edhe, atë: Gjatë: “Ndryshimeve demokratike”. Kohë qorre, kur jo që s’kemi “politikë madhore”, por as arsim dhe kulturë shqiptare. Po. të kisha forcë politike si shkrimtar dhe pushtet, do ta shpallja Kryeqendër Kulturore dhe Patriotike Kërçovën. Vendlindjen, Vatrën e kaçakëve të Zajazit: Kalosh Zajazit me shokë, që i plaçkiste zaptitë turke, duke ua shpërndarë plaçkën fshatarëve të varfër pa dallim feje dhe kombësie. Megjithatë, ata i përkasin Historisë Shqiptare.

Qyteti, që deri Dje, në sistemin e egër turk dhe komunist, kishte personalite të arsimit dhe kulturës: Dervish Cara, Sadudin Gjura, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat Pustina, Daut Gurra, Mustafa Laçi, Ramadan Sinani, Iliaz Xhemaili…

Shumica e intelektualeve të sotshëm, poetëve dhe shkrimtarëve partiak: Sot, janë strukur në gjirin dhe grazhdin e partive politike. E gëdhijnë mëngjesin në vathën e partive politike, në pushtet. Ose, e lëpijnë nga një asht nga Nëna Parti për dritare, që ua hudhë në rrugë të kacafyten si qentë. E dija, se: Vetëm, Shipkovica heroike si Katund patriotik, i kishte rreth njëqind politkanë, poetë dhe shkrimtarë. Mos, flasim në këtë shkrim publicistik për rrufjanë. E, merreni me mend, sesa: poetë dhe shkrimtarë do t’i kishin katundet, dhe e gjithë Tetova?! Maqedonia e Veriut?!…

Përderisa, vendasit e Dervish Carës: Intelektualë, doktora shkence, poetë, shkrimtarë, dhe kritikë letrar me qerre, fotografoheshin para kamerave televizive dhe politikanëve, në zbulimin e përmendoreve të dëshmorëve të UÇK -ës, Ilaz Xhemaili, vdiste mbi libra. Nuk turreshte pas posteve të Partive Politike, në pushtet. Titujve shkencorë.

Ilaz Xhemaili, sipas një shkrimi të publikuar nga miku i tij Sulejman Mehazi, poashtu shkrimtar: Iku, nga mesi i tyre “artistik” në heshtje. Pa fjalime patetike partiake. Lule. Kamera propagandistike patriotike televizive. Nuk dihet ende, kush e vrau pas shpine në pabesi: koronavirusi, apo Nëna Parti?!

Pak veta e dinin, se: Në mesin e tyre e kishin, edhe një Shkrimtar…