PAJTIMI KOMBËTAR

0
470
Rrustem Atdhe Geci

Tokëmjaltës sot i kam thënë;
bashkimi ynë fitohet me dije,
me armë të ftofta e t´nxehta
me shpërthime masive të
popullit, me guxim të lirisë!
Jam shqiptar, jam atdhetar,
kam tërë fuqinë e trupit tim
s´rroj nën pranag të ligjeve
të huaja, kam grushtin tim
dhe di t´i dal zot këtij vendi.
Nuk më pëlqen burgu i huaj
as dora e fshehur e armikut
unë e njoh fuqinë e popullit!…
Nëse ne dijmë t´i nxjerrim
në krye të dijshmit, luanët
dhe t´i lëmë jashtë gomerët,
hajdutët, spiunët e armikut
pajtimi ynë kombëtar bëhet!
Liria është e pazavendësuar
ajo është gjakja e çdonjërit
Gjakëmbla ime e shtrenjtë
nuk ka pemë më të kuqe se
liria e jonë ndaj pushtuesit
gjysmën e atdheut e kemi të
pushtuar, të vrarë e në burg.

2
———————————–
Ëmbla ime e shtrenjtë; lëviz
këndoje një këngë lirie, nga
këngët tua më të dashura
se vetëm populli i qytetëruar
di të flas në emër të vendit
të tij, dhe ti del para armikut.
Pra, fal qëllimit të bashkuar
populli del vet prej shtratit të
tij, i fryrë e me tjetër ngjyrë!
Atdheu është i zgjuar e di, se
rruga e përbashkimit është në
rrugë, sheshe, e kundështime
Ëmla, toka e pushtuar merret
se pushtimi është poshtërim i
rëndë: Guri në vendin e vet,
është fjalë e thënë e popullit
se gjithsecili nën lëkurën e tij
e ka një pikë gjak të rënësh
dhe ca vraja epike për pajtim!…
Ky vend, kjo tokë, e ky atdhe
historinë e së ardhmes e ka te
bijtë e vet, tek përmendoret e
gjakut, tek pajtimi me të tijët!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019