KOSOVAREPUBLIKË, 16 shkurt 2018
Partia e Ramush Haradinaj, AAK, për tri vite e ka mbajtur peng Kosovën në proceset integruese, duke bllokuar votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan ORAinfo.
Kjo parti kishte këmbëngulur se me asnjë çmim nuk do të lejonte votimin e demarkacionit në versionin e nënshkruar në Vjen nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe presidentit malazez Filip Vujanoviq.
Madje me kauzën për kthimin në pikën zero të Demarkacionit, Ramush Haradinaj kishte arritur ta marrë pushtetin. Por sot AAK ka ndryshuar krejtësisht qëndrimin e saj sa i përket marrëveshjes për demarkacionin.
Partia e Ramush Haradinaj deri të premten ishte zotuar se nuk do të mbështes versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi në asnjë mënyrë qoftë edhe me shtimin e një aneksi që do të parashihte rishikimin e marrëveshjes.
Madje versionin aktual të Demarkacionit, Ramush Haradinaj e kishte shpallur të vdekur.
“Ai kufi ka me u kthyer në Çakor dhe në Kullë të Zhlebit”, kishte thënë Haradinaj, përcjell ORAinfo.