Pa zhgjidhjen e të drejtës shqiptare nuk ka anëtarsim të Maqedonisë në institucionet e BE-së dhe në NATO

0
1153

(Reagim i SHSHA-së në Çikago)

SHSHA në Çikago si njëra nga organizatat e njohura në diasporën shqiptare në Amerikë, pa dyshim është një krah i fortë i LQSHA-së Joe DioGuardi në Nju Jork.

Emri i Joe Diguardit dhe projekti kombëtar i LQSHA-së si e vetmja organitatë shqiptaro-amerikane që e ka të drejtën e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan, tashmë ka hyrë në analet e historisë kombëtar dhe është bërë një zë i fuqishëm në insitutucionet politike dhe diplomatike në shtetin e Amerikës dhe ato ndërkombëtare, thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Peticioni si formë e lirë demokratike që hedh dritë për të drejtën legjitime të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni, ka ardhur nga fakti se tash 28 vjet nga ndarja e Maqedonisë nga ish Jugosllavia, proceset dhe vlerat e demokracisë me tiparet e njohura për liritë njerëzore nuk nisën dhe nuk shkuan në rrugën e duhur, për të mbajtur peng të drejtën e popullit shqiptar në pozitën diskriminuese të pakicës dhe jo shtetformues, thuhet në reagimin nga Çikago

Tash e njëzet vjet në këtë shtet nuk ka pasur regjistrim të popullsisë dhe regjimi i shtetit në Maqedoni ka minipuluar me numrin e popullit të dytë shumicë shqiptare që, në Samitin NATO i mbajtur në vitin 2012 në Çikago u tha se në këtë vend multietnik jetojnë mbi 40 përqind të popullit etnikë shqiptar. Atëherë pse nuk është rregulluar subjektiviteti i popullit shqiptar me ndryshimet e Kushtetutës që tash e 70 vjet që nga pas Lufta e Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, popullin shqiptar e pati trajtuar me ligjet arbitrare të pakicës kombëtare dhe në disa periudha të vështira të linqimit edhe të popullit të ndaluar, thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Peticioni nga e drejta ndërkombëtare për liritë dhe barazinë njerëzore në ato vende me regjime nacionaliste, tregon qartë se vlerat univesale të demokracisë janë për të gjithë e jo vetëm për popullin maqedonas dhe anashkalimi dhe diskriminimi i popullit të dytë shumicë të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike, thuhet më tej në këtë reagim nga Çikago.

Forcat politike shqiptare për këto vite më shumë u morën me vetën dhe “rregullat” e pushtetit aktual që përmes disiplinës së koalicionit nuk guxonin të tejkalojnë “vijat e kuqe” në Shkup! I bëjmë thirrje tërë diasporës shqiptare në Amerikë që të nënshkruajnë Peticionin e LQSHA-së Joe DioGuardi dhe e njëjta do të trajtohet në organet e shtetit amerikan në Kongres dhe Senat në Uashington, që çështja shqiptare e nëpërkëmbur deri në diskriminim në Maqedoni të marrë ngjyrën jeshile për të drejtën e subjektivitetit jo pakicë kombëtare, por popull i dytë shumicë dhe me aktin kushtetues si shtetformues, thuhet në fund të këtij reagimi nga Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]