Pa një stad zhvillimor efikas, Kosova e ka vështirë të mbijeton si shtet

0
717
Skënder Mulliqi

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Temat e politikës nuk janë të lehta, por në Kosovë janë bërë tëpër të vështira. Kolumnistet dhe analistët politike, që unë mendoj së janë edhe njerëz të politikës, e kan zor të bëhën të saktë në elaborimet politike. Debatimet politike, janë tepër të vështira sepse në jetën politike janë etabluar njerëzit pa njohuri elementare. Këta njerëz të skenës aktuale të politikës në Kosovë, i kan koklavitur shumë punët në të gjitha planët e jetës. Jo që është humbur fija por ka humbur edhe lëmshi siq thuhet në gjuhën e popullit. Është turp së çfarë kategorie e njerëzeve të pa ditur po e kalerojnë Kosovën.

Nese është honger pitja, tepsija është në mejdan thotë një fjalë e popullit. Këta pas secilës palë të zgjedhjeve manipuluan më masën e gjerë, manipuluan më votuesit pa turpësisht duke i mashtruar ata së do ti realizojnë kërkesat e tyre reale. Në vend të realizimit të kërkesave të qytetarëve, ata i plotësuan më të madhe kërkesat e veta. Shtohet pyetja logjike për ke të votohet në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale ? Votuesit vërtetë janë në dert të madh, së për cilët njerëz të përcaktohen, kur skena jonë ka mbetuar gadi më figura të njejta shumë të dobëta politike. Lexues të ndëruar kërkoj falje nga ju, së po më vjen shumë zor, jo ti përmend por edhe ti imagjinoj këta njerëz në krye të politikës tonë. Intelektualët e mirëfilltë tash për tash e kan preferuar si duket heshtjën e madhe, në vend të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore dhe në rrjedhat politike të Kosovës.

Kemi ekonomi të shkallmuar, kemi vetëm dy kategori shoqërore, ata që janë pasuruar në mënyrë marramendëse, dhe kategorinë shumicë e cila po jetojnë. Partitë kryesore politike janë duke u rrezikuar seriozisht nga mbrenda, kan mbetur të pa profilizuara edhe pa kuadro të mirëfillta. Korrupcioni është duke na grryer nga mbrenda, resurset pa mëshirshem po hargjohen për interesa private, institucionet e shtetit nuk janë të lira, mafija është bërë pjesë e pushtetit. Ekzisiton edhe pushteti dytë paralel i mafiozve të cilët po e kontrollojë pushtetin e vijës së parë politike…

Ndryshimet gjoja të zgjedhjeve të kaluara locale, jo që nuk sollën ndryshime për të mirë, por shënuan ngecje në të gjitha sferat e jetës dhe të punës. Edhën struktura jo kredibile dhe krejt të pa afta. Së si është gjendja nëper komuna e dobët, ashtu është edhe pushteti qendror katastrofal. Mu për ata edhe zgjedhjet e radhës nacionale dhe ato lokale të cilat pritet të mbahen në vitin 2017 janë shans i madh që të ndodhin vërtetë ndryshime përmbajtësore, të cilat kishin më sjellë formë tjetër shumë më të mirë të qeverisjës më komuna dhe më Kosovën. Pa një stad zhvillimor efikas, Kosova nuk ka gjasa të mbijeton si shtet.

Kur mbetet vëtem opcioni për shtetndertim dhe mirëqenje, edhe mund të llogarisim në avansimin e proceseve demokratike dhe në avansimin e të gjitha proceseve tjera zhvilimore. Kriza e përgjithshme sigurisht së nuk përfundon kurrë më këtë estabilishment të dobët politikë. Do të duhej të elminohet ndijësia politike që të votohen njerëzit tepër të konsumuar dhe materjalista. Eliminimi i logjikës të mos votimit të këtij lidershipi, do të ishte logjikë e progresit. Nuk ishte dashur të pranohen zgjedhjet vetëm më një zonë zgjedhore, e cila do të mundësonte manipulimet më vota tw serishme mbrenda subjektit të njejtë politike.Prap njerëzit e fuqishem në krye të subjekteve politike do të bënin të thëm ashtu si të donin, duke pozicionuar njerëz më vota të vjedhura.

Pa reformë të procesit zgjedhor, edhe zgjedhjet pak do të kishin vlerë. Përsonifikimi i presecit zgjedhor do të ishte në të mirën e njerëzve të caktuar, jo në të mirën e përgjthshme. Kosovës i duhen kualitete të reja të ekspertëve të cilët do të sjellnin freski në jetën politike-institucionale. Dinamika e shoqërisë na kushtëzon institucione kredibile të cilët edhe vendimet që i sjellin do të ishin për të mirën e përgjithshme. Pushteti aktual po dëshiron më çdo kusht të mbes në skenën politike në mënyrë jo ligjore. Mjaftë më kasta të pa përgjegjshme politike, të cilët vetëm dëm pas dëmeve janë duke na sjellur. Mjaftë u ushqyem më iluzione së më këta njerëz në krye të shtetit do të bëhët mirë…