P R E S H E V A – poezi nga “Kanuni poetik”
Jam gjake e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam pjesë e dheut shqiptar
jam e pushtuar nga Serbia
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam poshtëruar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë atdhé me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
plotë tokën e kam me varre
plotë tokën e kam me të rënë
O ti që atje flet krejt ndryshe
Jam flakë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im! Dhe
Shqipëri është deri në Nish!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2017