P O E T Ë . R U S Ë – përkthime nga Faslli Haliti

0
758
Nina Berberova

Nina Berberova me burrin e saj, shkrimtari Vladislav Felicianovič Chodasevič, në Sorrento më 1925

NINA NIKOLEVNA BERBEROVA
(1901-1993)

Berberova (Берберова?), Shën Petersburg, 8 gusht 1901 – Philadelphia, 26 shtator 1993) ishte një shkrimtare ruse.

ATË DITË

Atë ditë kishte një perëndim të tillë jashtëzakonisht të zgjatur,
në qiellin e kuq ishin të zeza shtëpitë dhe kopshti ynë i shkretuar.

Atë natë zemra nuk e arrinte dot më atë për nga yjet e panumërta.
dhe hapëm dritaret së katrash në natën e nderë tepër të nxehtë.

Dhe në mëngjes një erë e lehtë solli freskinë e deteve,
kishte plot ngjyra për shkak të lulevileve dhe trëndafilave në lulëzim.

Dhe atë mbrëmje u largova, mendoja për fatin tonë,
mendoja për dashurinë time, përsëri – për mua dhe për ty.

Anthologjia personale. Poezi 1921-1933


OSIP MAN DELSTAM
(1891-1938)

Osip Emilyevich Mandelstam [1] (Rusisht: Осип Эмильевич Мандельштам, IPA: [osʲɪp ɪmʲilʲjɪvʲɪtɕ məndʲɪlʲʂtam]; 14 janar [O.S. 2 Janar] 1891 – 27 Dhjetor 1938) ishte një poet hebre dhe eseist rus.

ARIOSTO

Në Europë është ftohtë. Në Itali është errët.
Fuqia është e neveritshme si duart e berberit.
Oh, sikur të hapej së katrash, sa më së shpejt,
një dritare e gjërë në Adriatik.

Në myshkun rozë zukatja e një bletë
në stepë në mesditë një kriket muskuloz,
janë të rëndë potkonjtë e kalit me krahë,
klepsidra është e verdhë e praruar.

Gjuha e gjinkallave kapet në rrjetë me përzierjen e trishtimit të saj
pushkinian dhe nxitimin mesdhetar,
si një dredhkë e bezdisshme, që përdridhet e tëra
ai qëndron me guxim, duke i kombinuar ato me Orlando të të gjitha ngjyrave.

Klepsidra është e verdhë e praurar,
në stepë në mesditë një bulkth muskuloz,
fluturon drejt në hënë kundër shpatullave.

Gentile Ariosto, ambasador dhelpra,
fier në lulëzim, anije me vela, aloe,
ti dëgjoje mbi hënë vargjet e trishtilëve,
dhe në gjykatë ti ishe këshilltar i mençur i peshkut.

Oh, qytet hardhucash, në të cilën nuk ka shpirt të gjallë,
nga shtriga dhe nga gjykatësi linde pasardhës të tillë,
Ferrara me zemër guri, në zinxhir e mbaje:
dhe ylli i intelektit të kuq u ngrit nga pjesa e dendur e pyllit.

Ne habitemi me banketin e kasapëve,
e foshnjës që dremit nën një rrjetë mizash blu,
e qengjit në mal, të murgut mbi kërriçin

e ushtarëve të dukës, pak i çmendur pas Perëndisë,
me pirjen e verës, murtajën dhe hudhrën,
dhe me humbjen e fundit, si agimi, habitemi.

1933-1935

Vrapon vala me valën në valën duke thyer kreshtën,
duke u lëshuar drejt hënës me ankthin e skllavit,
dhe humnera e re e jeniçerëve,
metropole valësh papushim,
tundet, përdridhet dhe gërmon gropa në rërën e bregut.

Dhe në ajrin e zymtë të zbrazët shfaqen
mëllenjat e një muri të pafilluar kurrë
dhe nga shkallë shkume bien ushtarët
e sulltanëve të dyshimtë – me stërkala, copa –
dhe eunukët e ftohtë shpërndajnë helmin

Përktheu: Faslli Haliti