Osmani “godet” partinë e saj: Do të bashkëpunoj me VV-në deri në shkapjen e shtetit

0
374
Vjosa Osmani - Albin Kurti

Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër LDK-në për krijimin e qeverisë me partitë, që ajo thotë se i kanë quajtur “banda”.

Osmani ka thënë se do të bashkëpunojë me VV-në deri në “shkapjen e shtetit”.

“Bashkëpunimi im me VV ka qenë i një natyre tjetër, që nuk ka pasur të bëjë me anëtarësimin tim në atë parti. Bashkëpunimi jonë me VV-në ka qenë në momentet kur pothuajse askush tjetër nga partitë nuk ka bashkëpunuar me VV-në sepse njihesha me shumicën prej tyre nga studimet.

Jo gjithëherë jemi pajtuar. Bashkëpunimi im me VV-në do të jetë deri në shkapjen përfundimtare të shtetit. Nuk kam nevojë të anëtarësohem në VV për ta bërë këtë luftë, ka mundësi tjera.

Do të gjej rrugë, do ta gjej një dritare të vogël, në këtë kontekst kam parë bashkëpunimin tim me VV-në”, ka thënë Osmani në një intervistë për median shqiptare.

GazetaExpress.com