Nga Revista Drini – 16 Gusht 2019
Përkundër që në të gjitha takimet në Turqi, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga Albin Kurti ishte shoqëruar nga një prej mbështetësve kryesor të Al-Kaidës dhe luftës së xhihadizmit, Osman Atalay, Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë deri më tash nuk e ka parë të arsyeshme ta sqarojë afërsinë e tyre me këtë antiamerikan të përbetuar.
Osman Atalay në media të ndryshme portretizohet si një prej njerëzve që ka investuar shumë vite angazhim në përhapjen e antiamerikanizmit në vendet ku ka popullsi myslimane dhe ndikimin e tij ai tani po mundohet ta shtrijë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan lajmi.net.
Si përfaqësues i organizatës IHH, Osman Atalay deri më tani ka vepruar kryesisht në vendet ku shtrirja e terrorizmit është shumë e madhe, si në Libi, Pakistan, Kashmir, Darfur, Shirilankë, Ruandë, Somali, Mauritani, Kili, Krime, por institucionet e sigurisë janë të alarmuara viteve të fundit edhe më përpjekjet e tij për të depërtuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Më 31 maj 2010, IHH e kishte nisur një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.
Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.
Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe aktivisti kontrovers kosovar, Fuad Ramiqi, i cili ishte arrestuar nga forcat izraelite.
Organizata IHH, ku një prej njerëzve kryesor është vetë Osman Atalay, nga institucione ndërkombëtare që merren me hulumtime të terrorizmit ndërkombëtar, cilësohet si “Fytyra joprofitabile e xhihadizmit” (https://www.ict.org.il/Article/2397/IHH#gsc.tab=0) .
Po ashtu, i pandashmi i Albin Kurtit gjatë takimeve në Turqi, Osman Atalay, në maj të vitit 2011 ishte paraqitur edhe para mediave turke duke e dënuar ashpër vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, nga njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.terrorism-info.org.il/en/17909/).
Osama Bin Laden ishte përgjegjësi kryesor i akteve më të rënda terroriste në historinë e SHBA-së, sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Në profilet e tij në rrjete sociale, shihen me qindra fotografi të Osman Atalay në aktivitete në shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën e Maqedoninë.
Mbetet i paqartë roli i Osman Atalay gjatë vizitës së Albin Kurtit në Turqi, në çfarë funksioni ka qëndruar ai pranë delegacionit të Vetëvendosjes dhe cili është bashkëpunimi i Albin Kurtit me Osman Atalay. Por, çdo ditë e më shumë po vihen në pah lidhjet e fshehta dhe shumë të rrezikshme të Lëvizjes Vetëvendosje me radikalistë islamikë të shtrirë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë.
Këta radikalistë islamikë, kudo ku ata veprojnë, çdo ditë e promovojnë frymën antiamerikane duke e quajtur Shiriatin si zgjidhje të vetme për një shtet me vlera morale.
Osman Atalay vepron edhe në Palestinë, prandaj nuk dihet nëse edhe në këtë vizitë Kurti shoqërohej nga ai dhe mbetet e dyshimtë edhe shkuarja e tij në këtë shtet që kundërshtohet me dekada nga SHBA-ja.
Marrë nga: www.gazetametro.net