OSKARI MË NË FUND VJEN NË KOSOVË

0
1621

Pregatiti për shtyp : Fitim R. Shala

Këto ditë në Kosovë u bë ndarja e shpërblimit më të madh për vitin 2017 e që është shpërblimi OSKAR, kështu që më në fund Kosova fitoi shpërblimin e merituar Oskar, i cili shpërblim na mungonte shumë. Në vitin 2017 kishte shum filma dhe aktor që luajtën rol kyç në disa ngjarje filmike të zhanreve të ndryshme duke filluar nga komedia deri te horrori.

Nga kandidatët e nominuar Oskarin e fituan si vijon:
Shpërblimin Oskar për Komedinë më të mirë për vitin 2017 e fitoi filmi “Fake News Arrest of Ramush”, në të cilin film komedian të ko-produkcionit Ruso-Francez, u organizua arrestimi fakenews i Ramush Haradinajt, sepse po të deshironin francezët të e arrrestonin Ramushin do të e bënin në vitin 2016, kur Ramushi qëndroi 3 javë në Francë duke shikuar filmin kampionati Europian në Fut-Boll. Rolin kryesor ne këtë film e luajti Ramush Haradinaj dhë për këtë rol e meritoi plotësisht Oskarin. Përndryshe ky është Oskari i parë që e fitoi Ramush Haradinaj.

Shpërblimin Oskar për Horror me meritë të plotë e fitoi aktori Hashim Thaqi për rolin e tij ne filmin horror ”Gjykata Speciale” në të cilin film ngjarja zhvillohet me prishjen e marrëdhenjve të mira me SHBA dhe UK, që ishte ngjarje horror sepse pas kesaj prishjeje Rusia do të ndërhynte ne Kosovë mbrenda 8 minutave. Hashim Thaqi e luajti rolin në mënyrë perfekte, e poashtu ishte edhe autor i skenarit dhe plotësisht e meritoi Oskarin. Ky Oskar kishte madhësinë më të madhe se Oskari i zakonshëm sepse fituesi meritoi Oskar Special për Gjykatë Speciale.

Hashimi për këtë Oskar iu falenderua “popllit t’kosovs” i cili ia mundësoi produkcionin e filimit horror. Ai poashtu e shtrëngoi Oskarin shumë dhe me të dy duart e ngriti Oskarin lart. Ky ishte Oskari i dytë i Hashimit, sepse të parin Oskar e fitoi me 17 Skurt 2008 kur e luajti rolin e spikerit te SHBA-së, e cila e caktoi Hashimin të lexojë SHPALLJEN e pavarësisë. Pra Hashimi ne vitin 2008 e SHPALLI ndërsa në vitin 2017 deshti të e PALLI pavarësine. Ai mendon se ai që e SHPALLI mund të e PALLI, SHPALLI…. PALLI, Oskarin e kalli.

Shpërblimin Oskar për rolin dytësor e fitoi aktori Shpend Ahmeti për rolin e tij në fimin “Devolli Coca Cola Zero” në të cilin film Shpendi e luajti rolin e nje “qirkuzanti” dhe fillimisht thoshte se nuk ka luajtur fare në këtë film, pastaj e pranoi që në këtë film ai e ka rolin dytësor dhë se rolin kryesor në këtë film e ka aktori i njohur i filmave te aksionit Rexhep Selimi. Ky film trajton Coca Colën zerro si një produkt që nuk ka sheqer dhe se nuk e dëmton organizmin e njeriut. Por nëse Coca Cola zero konsumohet me kifle atëhere Coca Cola nuk është më zero por bëhet kombinimi Koka Kifle që është shum i dëmshëm për korrupcionin e barkut trashalluk, sikur i aktorit Shpend Ahmeti AKA Shpend Tullumi.

Për këtë rol Shpendi e fitoi Oskarin që kishte një gjërësi më të madhe se Oskari normal, dhe materiali i oskarit ishte nga brumi i kifles dhe ne forme te kifles, duke iu përshtatë cullës së fituesit të këtij Oskari. Për këtë oskar Shpendi iu falenderua Universitetit te Bllagoevgradit në të cilin studioi ne lëminë e demelisë kronike dhe tërrpianizmit batakqik. Aktori i filmave DEMELIK Shpend Ahmet shtoi se është duke aktruar në filmat: Qamëria, Qeveria Shtetrore, Politika e Dobët e BE-së, FaceBook, Vrima E Ozonit, Problemet e Burundit, Komuna e Parisit, Paraguaji, Papilloni,……etj..etj…dhe kur të përfundoj këta filma ai do të aktroj edhe në filmin Komuna e Prishtinës……dhe kur e preku Shpendi Oskarin me dorë i gëzuar tha Hard-Vard Koka…….Kola….DMTH Hard Oskar…..Shpendi ishte i vetmi fitues i Oskarit , i cili e hangër Oskarin menihere ne këtë event oskarik.

Oskarin për aktoren më të mirë e fitoi aktorja Donika Kadaj – Livriqkaj, për rolin e saj në filmin“Partia Është Si Pelena, Ndërroi Shpesh”, në të cilin film kjo aktore luajti rolin perfekt në ndërrimin e partisë pelenike, sepse nga një parti e ndytë doli në partine më të ndytë. Përndryshe ky është OSKARI i parë i Donikës të cilin Oskar kjo ia dedikoi KARIERIZMIT të saj politik. Pa Karierë ska as Oskar…është motoja e Donikës. Për këtë Oskar Donika iu falenderua ndjenjës së saj për Karierë të madhe. Vlen të përmendet se të nominuar për Oskarin për aktore ishin të nominuar edhe Vjosa Osmani, Ganimete Musliu dhe Bexhete Pacolli…..por mbetën pa Oskar…..përveq Vjosa Osmanit e cila u laurua me Oskar Fake News dmth e mori oskarin fallc.

Shpërblimin Oskar për Skenaristin më të mirë e fitoi Veton Surroi për filmin e tij ”Vetvendosje, Edhe Unë E Urrej Amerikën”, në të cilin film rolin kryesor e luajti Albin Kurti, por skenarion perfekte e bëri Veton Surroi dhe për këtë e meritoi Oskarin komplet. Në këtë film Vetoni i spjegon Albinit, historine e tij të hidhur me Ambasadorin Dell, i cili nuk arriti që të e bëjë Vetonin ministër të jashtëm, edhepse Vetoni ia “lëpiu bothën” disa muaj në mënyrë kontinuale deri sa iu lodh dhe iu ter gjuha…

Pasi Delli nuk e bëri ministër Vetoni filloi me Flakën, luftën Anti-Amerikane duke qfaqur dhjetëra filma antiamerikan ne kanalizimin KTV, pastaj qindra artikuj Anti-Amerikan në gazetën Koha Ditore. Në fund të filmit Vetoni bëhet ministër për JashtQitje duke organizuar qitjen jasht shtetit Kosovar, përmës orangutanit Xhemal Oopsi që propagandonte qitjen e Kosovarëve në Gjermani. Vetoni në fund i konfirmon Albinit se kurgjo nuk ke hjekë ti Albin prej Amerikanëve qka kam hjekë une Veton patrioti i UJD-it. Vetoni për këtë Oskar iu falenderua Hashimit sepse pa Hashimin, Vetoni nuk do të bënte kësi skenare koti.

Përndryshe ky është Oskari i tretë që e fitoi Vetoni, sepse të parin e fitoi kur produkcoi filmin “Lobimi Për Pranimin E Kosovës Në Konferencën e Vendeve Islamike”, ndërsa Oskarin e dytë e fitoi për filmin “Ngjitja Emnin Fëmiut Arabisht NURI”. Me tre Oskara Vetoni është Oskaristi numër një në Kosovë. Hajde Oskar hajde… kur ska Ministri edhe Oskari bon.

Kompania filmike Koha e fitoi Oskarin për filmin e kategorisë Pa Lidhje “Lumezi Blla Blla Blla” ne regji të Hajnit të mirënjohur me famë Universitare Enver Hasan. Por aktorja dhe drejtoresha e kompanise filmike Koha e refuzoi Oskarin duke pohuar se ajo nuk është e interesuar për Oskara… dhe ia transferoi oskarin aktores Ganimete Musliu të cilës i mungon ky Oskar.

Oskarin në kategorinë e filmit të Propagandistik e fitoi Bexhet Pacolli me filmin “Rrena E Përsëritur Dhjetë Here Bëhet E Vërtetë. Në këtë film rolin kryesor e luajti Bexheti, ndërsa ngjarja zhvillohet në Afrikën e largët ku Pacolli lobon apo lopon që Muqivërrci dhe Llukari të e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë film Bexheti e luan rolin e kinse lobuesit duke mos e ditur se fjala Lobim rrjedh nga fjala LOBBY qe don te thote beteja për një qështje politike ekonomike zhvillohet në LOBBY apo Koridoret e Parlamentit, Kongresit , Senatit etj. Po kur je Minister i jashtem ti nuk lobon por zhvillon politike zytare të jashtme, ndërsa Lobimi është sekret dhe askush nuk e din asnje informatë për lobim. Por aktori Pacolli në këtë film e përdor fjalën GJEZĒNTI që është fjalë Shqipe për Lobby.

Pra këtu Bexheti Gjezēnton, e nuk Lobon. Në këtë film ka konferenca koti ne hotelin Swiss Diamond, dhe ka qindra rrena tjera te cilat tani janë të vërteta. Bexheti e fitoi Oskarin dhe i emocionuar për këtë Oskar e falenderoi “popllin e Kosovs që i besoi rrenave të mija”…dhe e përkdheli Oskarin duke theksuar se tani pasi u kthye në Kosovë, duke i falenderuar “fitimeve” në Kosovë dola nga borxhet e krijuara në Zvicër. Ky ishte Oskari i parë i Bexhetit, por Bexhi konfirmoi se me këtë popullatë si në Kosovë ai pret edhe së paku tre-katër Oskara në të ardhmen.

Oskarin ne kategorine e filmave Hajnia Me Letra Monopoliste e fitoi aktori i njohur Fatmir Limaj për rolin e tij në filmin “Homologizimi & Z-Mobile Vs. Devollizimi” në të cilin film aktori Limaj e luajti rolin perfekt ne humbjen e xxxxx Milion Eurove nga procesi i fotografimit te automjeteve që importohen në Kosovë dhe humbjen e xxxxxxxxxx milion Eurove të PTK/së… me Z- Mobile.

Në këtë film Oskarik, ngjarja mafioze e fotografimit te automjeteve zhvillohet në Kosovë dhe spjegohet në mënyrë perfekte se si bëhet zyrtarizimi i vjedhjes. Poashtu në këtë film njerzit folin me Vala përmes Z-Mobile…. Ky është Oskari i parë i Fatmir Limës, dhe për këtë Oskar ai e falenderoi vehten, dhe Vllezërit Devolli për rolin dytësor në këtë film emocional dhe deri diku financial. Natyrisht Fatmiri i emocionuar dhe i financuar e shtrëngoi Oskarin….shuuum edhe e qoi fiiik përpjetë. Eeee Oskar Oskar… të adhuroj dhe të financoj.

Oskarin në kategorinë e filmit LufTarak e fitoi Kadri Veseli për rolin e shkëlqyeshëm në filmin “Shuni Shkije Se E Marrum Nishin” në të cilin film paraqitet heroi kombëtar Kadri Veseli duke e qliruar Nishin i cili qytet është nën okupim që nga viti 1842. Beteja zhvillohet ndërmjet ushtrisë Sërbe e ndihmuar nga ushtria Ruse, ndërsa Commandante Kadri Veseli i prin ushtrisë Kosovare e cila ka armatimin e rëndë të llojit: Kapislla Atomike, Gjitka Patriot Missile si dhe tre deri katër Shrafcigera edhe 14 Motorcanglla.

Në këtë film natyrisht fitoi ushtria e Tarzanit Kadri Veseli që e tmerroi ushtrinë e armatosur dobët të Rusisë dhe Sërbisë. Poashtu në këtë film Kadriu e qliron Stenkovecin, dhe Qegranin, së bashku me Kukësin dhe Rognerin,… për herë të dytë. Por këtë here nuk do të e kthejmë Stenkovecin, Qegranin dhe Kukësin sepse këtë here Kadriu nuk e lejon NATO/n që të e pengojë Ushtrinë e Kosovës në qlirimin e këtyre vendeve historike të vitit 1999.

Natyrisht këtë here kufirin apo demarkacionin me Stenkovecin dhe Qegranin do të e përcaktojnë aktori i filmave pa zë Nait Hasani me Shpejtim Bulliqin i cili e luan rolin e prezervativit në seksin ndërmjet Ramushit dhe Mehës……. Filmi përfundon me happyend, në një klub mazazhe, ne Mitrovicën Jugore. Kadriu e fitoi Oskarin për këtë rol, dhe natyrisht meqenësë ky është Oskari i Parë i Kadriut, ai falenderoi për këtë ushtrinë e dobët Ruse. E more Rusa sa Oskarin e kemi na…

OSKARIN në kategorinë Filmi I Huaj e fitoi pa asnje “kunkurencë” aktori i njohur i filmave të huaj Albin Kurti. Në filmin proletarik “Vet Vendosim Por Skemi Forcë” Albini e luan rolin kryesor në të gjitha llojet e mundshme të patriotizmit komunist të stilit Stalino/MaoCetungist/Zhizhekist dhe natyrisht Anti-Amerikan. Në këtë film Albini spjegon se qka është mirë, por nuk e spjegon qysh të bëhet kjo e mirë. Ai poashtu në këtë film e tregon se Amerika i ka fajet edhe për luftën e Spartës dhe për fitoren e Pirros, si dhe ka faj që Kosova e voton shkurtesën PDK, LDK e jo shkurtesën VV!!!!

Filmi është sponzorizuar komplet nga Rusia Putiniste, dhe Albini për këtë rol fenomenal e meritoi komplet Oskarin, ndërsa Juria ishte e mendimit se Albinit duhet dhënë dy Oskara si presedan në historinë e Oskarit. E more Oskar….hjekë e madhe është prej Oskaristëve Oskarik të Oskarizuar. Aktori Albin Kurti i ngazëllyer për fitimin e Oskarit Double, dhe i njohur për kundërshtimin e gjithëqkafit, poezinë dhe nihilizmin e tij iu drejtua audijencës me thënjen komuniste të KarL Marksit ”rritu, rritu vendi im, qka fitove oskarin tim”, dhe për këtë shprehje monumentale publiku e shpërbleu me një apllauz frenetiko-oskarik. Në këtë okacion Albin Kurti propozoi që për nderë të Karl Marksit dhe Oskarit, Marksizmi të quhet KarLizmi.

Dhe së fundi Oskarin më të madh, më të vlefshëm e fitoi filmi “ Demarkacioni” i cili u laurua me këtë shpërblim prestigjioz sikurse është OSKARI. Këtë film e prodhoi kompania fimike Warner Opozita Trading. Filmi shtjellon një ngjarje imagjinare siç është Demarkacioni i kufirit apo Kungjizimi i kufirit ekzistues. Rolin kryesor e luajti aktori i njohur LufTarak Ramush Haramdini-Rambo i cili ne fillim të filmit e hedh një hartë ftyrës së Murat Mehës, dhe pas tre viteve e përdor të njejtën hartë për Kungjizim.

Rolet në këtë film i patën edhe aktorët Nait Hasani, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Zejnullah Gruda, Riza Smaka, Donika Kada, Albin Kurti, Ganimete Musliu, Xhavit Haliti…… dhe plot aktorë tjerë të poshtër. Në këtë film rolin pozitiv e patën aktorët që e themeluan Kosovën e Lirë dhe të Pavarur siq janë : Joseph Biden, John Kerry, Bill Clinton, Tony Blair, Jamie Shea, George Robertson, si dhe komplet kompania fimike State Department, të cilët e lusnin ekipin e poshtër të udhëhequr nga gangsteri Ramush Haramdini, por nuk arritën te e bindin asnjërin prej të këqijve të e ratifikoj Kungjizimin.

Në këtë film epokal në mënyrë perfekte spjegohet se mosmirenjohja ndaj AMERIKËS është një ndër veset më të këqija që i ka njeriu apo grupi i njerëzve të poshtër që refuzuan sygjerimin Amerikan. Të gjithë aktorët e ketij filmi fituan OSKARIN, ndërsa agjencioni turistik Oskar Travel ua dhuroi të gjithe këtyre oskaristëvë udhëtimin gratis në qytetin Italian Peskara. Vetëm aktorja Ganimete Musliu refuzoi duke thënë se asaj i mjafton vetëm një… ndërsa aktorja Vjosa Osmani kërkonte udhëtim edhe në Karibe..sepse sipas saj Peskara nuk i mjafton.

Juria ndau nga një Oskar të gjithë atyre që e luajtën cilin do rol në këtë film, por Oskarin më të madh për këtë film e morën aktorët Bulliqi, Ramushi, Vjosa dhe Naiti. E merituan Oskarin për role negative ne film, edhe pse tani filmat janë digjitalizuar, dhe negativi i filmit ekziston vetëm në histori.

Moderatori i ketij eventi (dmth ngjarje), aktori Gregg Delawie i njohur nga filmi Superman, e udhëheqi në mënyrë madheshtore këtë event (dmth ngjarje), dhe me kënaqësine më të madhe ua ndau shperblimin prestigjioz Oskar të gjithe atyre që u nderuan me këtë lloj Oskari. Në ndarjen e Oskarit ndihmoi edhe aktori Ruairi O’Connell i njohur per rolin e tij si James Bond 0007, i cili poashtu ishte shum i lumtur kur ua dorzonte Oskarin fituesve nga kinematografia e poshtër Parlamentare… shuuuum e poshtër.

Aktori Kurti, në fund të manifestimit e përdori fjalën e tij të urtë me të cilën iu drejtua audiencës: “pasha Leninin, Kuranin dhe Stalinin, prap kena me fitue Oskarin” pas të cilës thënje publiku ra në delirium duke uluruar: “Albiiiiin, Leniiiiiin, Staliiiiin, Putiiiin, Mutiiiiiiiiiiiiin”… kjo e fundit Muutiiin u degjua nga aktorja e njohur Aida Derguti e filmit “Ne u Ndamë Në Errësirë… Të Viberit”.

Autor i tekstit:
Oskar Madagaskari Jr.
PHD University of Careebean.