Dita, 25 prill 2016
Nga Erjon Braçe / Këta nuk janë gjykatës të lartë, as të ulët. Nuk janë gjykatës fare. Tani, mendojeni pak këtë “argumentin” e Sali Berishës me armatosje për vetëmbrojtje. Mendojeni në mbrëmjen e 21 janarit.
Mbase do kishte qenë zgjidhje, apo jo? Nuk di ç’të them!!
Kam më shumë se një orë që dua të shkruaj për 21 janarin, por shoh që i kam thënë të gjitha më parë, me radhë për 5 vite!!
Më mirë kështu! Fjalët nuk kanë asnjë vlerë më! Ose drejtësi, ose asgjë! Qartë. Me këta prokurorë e gjykatës drejtësi nuk ka, nuk do të ketë, kurrë! Nuk ka pikë rëndësie se në cilën shkallë shërbejnë, janë të lartë apo të ulët! Janë njësoj, nuk janë gjykatës. Është kështu, ndaj në mënyrën më kriminale të mundshme legjitimohet që:
Një komandant i një struKture shtetërore të armatosur, të justifikohet nga një gjykatës se ka vrarë pa dashje, me armën e shtetit, mu në mes të bulevardit.
Një komandant në të njëjtën strukturë shtetërore të armatosur, të justifikohet nga një gjykatës se ka vrarë pa dashje, me armën e shtetit, duke qëlluar në mes të gjoksit para derës së Kryeministrisë.
Ky nuk është vendim drejtësie, ky është krim!!
Tani mendojeni pak këtë argumentin e Sali Berishës për armatosje të popullsisë për të legjitimuar vetëmbrojtjen! Ky kriminel kurrë nuk do ta kish thënë këtë në mbrëmjen e 21 janarit! Por ju duhet ta mendoni! Mbase do kish qenë zgjidhje, apo jo?!
Kaq! Nuk vlen më shumë! Tani ne në mazhorancë, edhe pse pa votat e mjaftueshme, ose të votojmë reformën në drejtësi, ose të dorëzohemi dhe të ikim.
Drejtësi me çdo kusht.