Ortodoksia nuk është Greqia

1
827
Vrasja e papa Kristo Negovanit - ilustrim

Fahri Xharra me plis e shqipeShkruan Fahri Xharra

Sa do që na pëlqen apo jo, kundër çështjes shqiptare ekziston boshti muslimano-ortodoks. Një habi e kohëve të fundit tingëllon: “Çfarë po kurdis kisha greke e drejtuar nga Janullatosi (se kisha shqiptare sot është e pushtuar nga greket)???.. Perse ky takim i qeveritarëve grekë me Janullatosin ne mes te Tiranes??

Shqiptarëve, është duke na u përsëritur historia e fillim shekullit njëzet. Fill pas shpalljes së Pavarësisë (1912) ishim shumë të dobët ( as ushtri, as financa e as vetëdije kombëtare ), po sot ?

Sot kur dy flamuj të dy shteteve shqiptare valojnë nëpër botë, i kemi të gjitha por prapë po çalojmë në ruajtjen e asaj që Europa nuk kurseu as para as armë si atëherë ashtu edhe tani, për të bërë atë që vetëm s’kishim mundur kurrë.

Që ta ruajmë kujtesën dhe falënderimin për atë që jemi dhe ekzistojmë edhe sot duhet t’i tregojmë botës se kush ishim dhe kush ishin ata që na katandisen në këtë gjendje. Fatkeqësia e jonë më e madhe është që jemi një popull me tri fe; por edhe kështu si jemi duhet të pajtohemi, të jetojmë dhe të projektojmë ardhmërinë tonë. Është fatkeqësi e madhe se tek popujt ende të pa civilizuar njerëzit mundohen të tregojnë veten me anën e fesë.

Unë dua t’i bindi shqiptarët e fesë islame, se islami nuk është Turqia. Islami është një fe që edhe ne sot i takojmë por më e madhja për ne shqiptarët është që muslimanët shqiptarë t’a kuptojnë që islami nuk është Turqia.

Edhe qarqet ortodokse të Athinës e kanë futur në mendje të shqiptarëve të fesë ortodokse të Shqipërisë se “ Ortodoksia është vetëm Greqia “ Si t’spjegojmë që kjo nuk qëndron ? Si t’binden shqiptarët ortodoks se ortodoksia është vetëm besim fetar e asgjë më shumë? Lojë e njëjtë si me shqiptarët muslimanë, që me sytë e tyre shohin vetëm Turqinë.

Ku mbetet shqiptaria ? Mos të harrojmë që flasim shqip disa mijëra vjet para se të shfaqen fetë Abrahamike ? Shqiptar së pari, e pastaj fesë që i takon. Edhe ajo fe, ai besim të jetë vetëm për suazat familjare apo individuale.

Sikur ta dinte Konstantini, perandori Madh se sa do t’i keqpërdorej selia e tij në Konstantinopojë, në zhbërjen e popullit të tij, me siguri që nuk do ta kishte lehtë !

Si nga ana ortodokse ashtu edhe ajo islame me shqiptarët është qëllimi i keq, ata nga ne duan të harrojmë se çka dhe kush jemi, ata e duan tëhuajsimin tonë, zhbërjen dhe harresën tonë.

Nëse Greku me shekuj ( me rrugën e hapur nga Perandoria Otomane ) nuk më lejonte të flas shqip në familje, në rrugë dhe në Kishë ; nëse më thoshte e jo vetëm më thoshte por edhe më vriste, kur i lutesha zotit në gjuhën shqipe atëherë si t’i besoj asaj “ dashurie “ për mua ?

“Nëse do të vinin, vdekja e tij do të ishte e sigurte. Bajonetat do t’i nguleshin pa asnjë mëshirë në çdo vend të trupit. Do ta masakronin mizorisht deri sa shpirti i tij të mos regëtinte më dhe prapë nuk do ta besonin që kishte dhënë shpirt. Edhe të vdekur do ta rivrisnin me frikën se mos ringjallej. Andartët që rrethuan shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit vazhdonin të prisnin daljen e tij nga shtëpia. Nëse do të vonohej edhe pak, atëherë ata do të hynin brenda dhe ta nxirrnin që andej duke e tërhequr zvarrë…

Mitropolia e Korçës i kishte informuar andartët mbi gjithçka dinte për Papa Llambro Ballamaçin. Në vitin 1887, Pandeli Sotiri nga Selcka e Gjirokastrës, çeli mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Në atë shkollë shkuan shumë djem dhe vajza, por kisha greke bëri të pamundurën për frikësimin e prindërve, që dëshironin t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Kush i çonte fëmijët në shkollë do të shkishërohej e do të mbetej i mallkuar brez pas brezi. As në botën tjetër nuk do të kishte vend për ta…

…Pastaj u kthyen përsëri te Papa Llambro Ballamaçi. U turrën sipër tij dhe nisën ta qëllonin me bajonetat e armëve. Gjaku mbuloi gjithë trupin e Papa Llambros. Binte dhe ngrihej, vdiste dhe ngjallej. Po e çonin drejt bregut të Shëndëllisë. Gjithçka që po ndodhte, banorët e mëhallës po e shihnin me tmerr nga dritaret e shtëpive. Askush nuk guxoi ta ndihmonte. Ata ishin të gatshëm të vrisnin këdo edhe për një gjysmë fjale.

Si të binden shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë se Greqia nuk është feja e tyre, se ortodoksia është edhe kur e hap derën e kishës shqip, edhe kur je shqiptar dhe edhe kur flet gjuhën shqipe – gjuhën e lashtë të perëndive?

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.