Orientim postmodern i shoqërisë shqiptare drejt shkollimit e dijes dhe drejt shtetit nacional

0
454
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Në një përgjigje të ngeshme mëngjesi për Xhabon në FB i them se, unë nuk jam si Giorgo etj. me e lanë krejt Shqipërinë e shqiptarinë dhe me u marrë me fe… Nuk e di për ty… Unë e kam edhe shtetësinë shqiptare dhe kam investuar modestisht në Shqipëri, pavarësisht prej vështirësive dhe problemeve të paimagjinueshme, që na kanë dalë me Jozefinën dhe pushtetin e PD-së në 8 vjetët e pushtetit të tyre dhe me fuksat e tyre tash 6 vjet.

Prandaj e vlerësoj edhe KM Edi Rama, se gjatë qeverisjes së tij i kam marrë edhe lejet e objekteve, që i kam ndërtuar ligjërisht në tokën time dhe punoj gjithnjë për orientimin postmodern të shoqërisë shqiptare drejt shkollimit e dijes dhe drejt shtetit nacional, një Shqipëri e përbashkët, pa dallim feje, krahine e ideje, sado e pamundur duket kjo në anarkinë, që ende vazhdon në trojet shqiptare…

Kurse Giorgo i fut një mendje të lehtë, njeh vetëm katolikët dhe uron vetëm emrat e festat e tyre… E fatkeqësisht këtë e bëjnë edhe ‘nacionalisti’ B. Oroshi e disa katolikë të tjerë, që e ngatërrojnë fenë me atdhenë. Kujtojnë se vetëm katolikët janë shqiptarë, apo europianë, duke na e zvogëluar artificialisht, ose nga kjo zgjedhje e gabuar e selektive fetare numrin e shqiptarëve në Shqipëri e në trojet shqiptare… Në kohën e xhaxhit, neverhoxhës së Giorgos ishim mbi 98% shqiptarë në Shqipëri, se edhe Enveri synonte shtet nacional, pra, ishte më afër Europës nga pikëpamja e shtet-formimit, se disa nga katolikët shqiptarë, që ndajnë…

Njerëzit e Rilindjes tonë kombëtare kishin dije dhe një dimension më të gjerë kombëtar. Ata e dinin se po u morëm me fe, do humbim atdhenë dhe dolën me sloganin: “Feja e shqiptarit është shqiptaria“, sado që duket se stonon kjo konceptualisht, e ka patur ndikimin e vet. Nëse ne njerëzit me shami i përjashtojmë nga shqiptaria, e ata me shami përjashtojnë ortodoksët shqiptarë, duke i quajtur grekë, katolikët duhet ta kuptojnë tani qindra vjet pas rilindasve, se edhe ata në kohën e turkut i quajtën latinë e jo shqiptarë, se turku na ndau sipas fesë, për qëllime shkombëtarizuese. Atëherë ku e kanë hallin disa nga katolikët shqiptarë, që mbahen edhe për të ditur e intelektualë, por që i bien këtij fyelli, zumares turke të ndasive fetare?! E kanë hallin se po i shërbejnë edhe ata fesë, e jo atdhesë…

Nëse ne sot jetojmë në kohë tjetër, se kemi shtete dhe shumë punë i kryen shteti sot, nga pikëpamja nacionale, po nuk punuam për të ulur dallimet mes njëri-tjetrit, të paktën të mos i shërbejmë ndasive dhe uljes së rolit kombëtar. Po ku pyet more Giorgo etj. për këtë. Ai me pavetëdijen e tij, e do këtë vend 7 pashë nën dhé, se e sheh, që kënaqet me çdo gjë, që ia ul vlerat Shqipërisë, “jo iku shqiptari i fortë në Greqi, thotë tjetri, se i kërkuan në Vlorë 2 mijë lekë për parkim!” Po si ikën tjetri nga vendi i vet për 2 mijë lekë?! E Giorgo albanezi, i thotë këtij: “hë, mo të lumtë goja, se edhe unë ia rrasa Shqipërisë, shkova për pushime në Veri të Italisë, ku albanezin e pritën si mbret!” (Ia fut kot këtu, duke i bërë qejfin vetes…)

Nuk ka bythë tjetri me e ba një të mirë për vendin e vet, as 2 mijë lekë mos me ia dhanë, të paktën mos e shaj vendin tënd, se nuk të ka kush gjë borxh. Një pushim që ke, shko bëje aty, edhe pse disa muslimanë, atë pushim që kanë, shkojnë dhe e bëjnë në Mekë…

Shqipërinë e mbajnë ata që punojnë për të dhe bëjnë për të – i mbesin apo jo kohës, shërbimi ndaj vendit tënd, zë vend! Ata që ndajnë e përçajnë, ata i merr rrjedha me rrëkenë e parë…

E sa i përket “gojës llap, e shpinës dap” me Facebook, kur ke disa rregulla dhe i shkel, thua, ok, fajin e kam unë. Por se del një turqeli shqiptar, ose disa, dhe të raportojnë se shkruan: “hajna turqeli të gjithë…” e Facebook të bllokon, këtu e sheh se mbaje ose jo gojën, Facebook të bllokon se nuk ka rregulla, se ka të punësuar ndonjë turqeli diku dhe se të bllokon sipas raportimeve, e jo parimeve. Kështu që nuk ke si ia bën, FB falas është, e përdor nëse do, ose jo. Nuk mund të rrudhesh se një zagar të raporton e një tjetër të bllokon… Kështu janë këto punë… Bëjmë humor, por edhe disa parime e interesa duhet t’i mbajmë! E jo të tjetërsohemi nga ndjenjat inferiore, ose nga padija…

Se feja monoteiste e katolicizmi i Giorgos, dihet si erdhi në botë. Një kombinim i vullkanit në Santorini, dhe ikja – eksodi i madh – i skllevërve hebrej nga Egjipti, para rreth 3500 vjetësh, krijuan parakushtet për Moisiuon që të krijonte një fe të re me Zotin abstrakt, me ato 10 urdhëresat e tij. Atë Zot beson edhe Giorgo sot, e nuk i ka rëndësi në jetë për të, asgjë më shumë se ajo histori/përrallë e skllevërve hebrej edhe pse pra, Giorgo e mban veten për burrë i mençur fort dhe shkrimtar kontemporan/fetar shkodran…