Organizmi me imunitet, i lufton të gjitha llojet e viruseve!

0
578
Vitamina

Ahmet AsaniRevista Drini, 12 prill 2020

Organizmi i njeriut është në gjendje të mbrohet nga çfaredo lloj virusi, mikrobi, paraziti apo çfarëdo mikroorganizmi tjetër! Mirëpo, për të qenë organizmi i njeriut në gjendje që të mbrohet nga çfarëfo lloj sulmi, duhet të ketë imunitet, apo siç thuhet ne mjekësi të ketë nje sistem imun të mbrojtjes!*)

Për të qenë organizmi i njeriut imun, përpos ajrit, ujit të pastër, i duhet ushqimi i shëndetshëm në përbërje (15-20)%, proteina, 30% yndyrna, (50-60)% karbohidrate, si dhe vitamina, minerale e mikroelementet, të cilat janë shumë të nevojshem për imunitet!

Ndër vitaminat më të rëndësishme, që i duhen organizmit të njeriut janë vitaminat A, C, D dhe E!

Vitamina A, e nevojshme per imunitetin e njeriut, për t’pamunit dhe shëndetin e lëkurës! Vitamina A ndodhet në vezë, mëlçi, karrota, spinaq, patate të ëmbla, kajsi dhe në sasi më të vogla në peshk e produkte të qumshtit.

Vitamina C, është e nevojshme për imunitetin e organizmit të njeriut, eshte antioksidant me rëndësi, i cili ndodhet në gjitha llojet e pemëve dhe perimeve e posaçërisht në kivi, në grupin e citroneve, manaferrave, brokoli, te lakra e gjelbert, lulelakra, domatet, speci dhe spinaqi. Atyre që tymosin duhan, për të pasë imunitet të mirë, u duhet dyfishi i vitaminës C, në krahasim me ata që nuk tymosin duhanin!

Vitamina D është shumë e nevojshme për imunitetin e njeriut! Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë eshtrat, të shkaktojë kancerin ne zorrë, prostate, mushkri etj. Vitamina D mund të merret nga rrezet e diellet dhe nga disa produkte ushqimore si peshku, mishi i viçit, gjalpi, produktet e qumshtit, vezët, kërpudhat, avokado dhe djathi! Gjatë stinës së dimrit mirë është që vitamina D të merret si suplement!

Vitamina E është një antioksodant me rëndësi për imunitetin e organizmit të njeriut, në sasi të larta gjindet te vajrat bimore, arrat, perimet si shpargeli, fasulja, domatet, gjalpi, vezët, drithërat dhe në peshk!

• Mineralet dhe mikroelementet janë më se të nevojshëm për rritjen dhe ripertëritjen e qelizave të organizmit të njeriut! Nga grupi i mineraleve dhe mikroelementeve, rol të posaçëm për imunitetin e njeriut kanë zinku, hekuri, seleni, bakri dhe kalçiumi.

*përkthim i përshtatur dhe mbarështruar nga libri Immunsystem i autorit Robert G. Koch