ORGANIZIMI I SHOQËRISË – EJA TË BËJMË SHQIPTARIN, PO SI?

0
369
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

(po flasim me vete, më duket!)

Shoqëria gjithmonë organizohet nga drejtuesi apo drejtuesit, ose si i quajmë ndryshe nga udhëheqësi/t. Tek ne rënia e cilësive të racës, që nga racë e lartë, gjatë pushtkimit të gjatë osman e islamizimit, poshtërimit komunist, përzierjes së racës, dhe sundimi i të huajit, ka bërë që populli shqiptar, nga racë e lartë, të kthehet në racë e ulët ose turmë.

E çfarë thotë Gustave Le Bon për cilësitë e racës së ulët, karakteriatika këto që ngjajnë edhe me shqiptarët e sotëm: nuk dinë të organizohen, nuk dinë të zgjedhin lider, nuk janë të saktë, kur zgjedhin lider, ata nuk e respektojnë atë, as lideri i zgjedhur nuk e respekton turmën nga ku ka dalë, e kështu me radhë. E kundërta për racën e lartë. Tani si mund t’i ngrejmë ne cilësitë e racës shqiptare?

Duke e orientuar shoqërinë drejt shkollimit e dijes, jo drejt fesë. Duke larguar ato ndikime negative, që e kufizojnë lirinë e njerëzve, që e skllavërojnë atë. Por po ndodh e kundërta, se ata që drejtojnë në këto 30 vjet, duan këtë shtet që kemi, se nuk dinë ndryshe ndoshta, ose se ashtu u pëlqen. Ose se nuk kanë interes ta bëjnë shtetin e shoqërinë shqiptare, por ta përdorin atë!

Pra, duhet punuar në drejtim të ngritjes së nivelit të shqiptarit e shqiptarëve, “shtetin e bëmë” – thoshte Fishta dikur, “eja tani të bëjmë shqiptarin“, po si?!