Organet e reja garantuese të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

0
187
Konjufca - lule - Vjosa - presidente

Vështrim

Skënder MULLIQI

Zgjedhjet e reja në Kosovë, legjitimuan një garniture të re politike, shpresëdhënese për ndryshime pozitive të gjendjes politike dhe gjendjës ekonomike, pas shumë vitësh të stagnimit. Ndërrimi i pushteteve pas një kohe të gjatë, ka hapur përspektiva të reja, së më në fund do të luftohen krimi i organizuar dhe korrupcioni, dy fenomene këto që na kan lënë mbrapa, na kan varfëruar, kan bërë që nivili i atyre që po kërkojnë punë të jetë i lartë, kanë bërë që të krijohet pa përspektivë për të jetuar në Kosovë.

Të gjitha këto fatkeqësi do të thosha të cilat na gjeten, i faturohen një klase të pa përgatitur politike për sistemin shumë partiak pluralist, dhe për sfidat e fazës të tranzicionit. Këta njerëz të pa pregatitur profesionalisht e moralisht, krijuan situata shumë të palakmueshme duke e futur vendin në kriza të një pas njëshme politike, institucionale dhe në kriza ekonomike, deri në zhbërje të shtetit. Ata ishin bërë pengesë e madhe e avansimit të proceseve demokratike dhe zhvillimore që i kërkon sistemi kapitalist leberal. U bën pengesë e madhe edhe e inkuadrimit të vendit në organizmat përkatëse të BE-së.

Mbetëm të izoluar nga bota demokratike, mbetem pa investime te jashme, mbetem pa njohje te reja, mbetem pa zhvilllim të industrisë së rëndë pa të cilën nuk ka zhvillim të një shteti… Të gjitha sistemet e jetës dhe të punës pësuan deformime të mëdha, të cilat bënë që të kemi stagnacion të jetës shoqërore dhe politike në vend. Ardhja e Kurtit në krye të Qeverisë dhe ardhja e Vjosën në krye të Presidencës, kan ngjallur shpresat së veshtirësitë e shumta të natyrës ekonomike dhe sociale do të tejkalohën.

Pastaj, çka është shumë e rëndësishme për Kosovën, është fakti së nuk do të lejohet më që Serbia të na dirigjojë në bisedimet të cilat pritën të vazhdohen, për normalizim të mardhënjëve të ndërsjella. Tashmë Serbisë i janë dërguar sinjale të qarta nga Amerika e Gjoe Bajdenit dhe nga organet tona të sa poformuara të shtetit, së ajo duhet të pranon pavarësinë e Kosovës, duhet që të përgjigjet për të pagjeturit, të përgjigjet për dëmet e luftës, suksesionin, dhe so do të paditët para Gjykatës Speciale për krimet dhe gjenocidin në Kosovë.

Serbia nuk ka të bëjë kësaj radhe më njerëz të shantazhuar nga të dyja anët e kufirit, por ka të bëjë më dy përsonalitete të fuqishme, të cilët e kan marr besimin e popullit në zgjedhjet plebishitare të 14 shkurtit. Kan marre besimin e popullit së nuk do të lejohet të vihet në pëshore sovraniteti dhe integriteti territoral i Kosovës. Nuk do të këtë pazare lidhur me shkëmbimet territoriale të Kosovës.

Do të kemi procese të reja të integrimeve rajonale e veqmas më Shqiperinë, ku do të kemi politika dhe qasje pragmatike dhe strategjike afatgjata për dy vendet, të cilat procese natyrisht se do të na dergojnë ngadale kah bashkimi. Me këtë klasë të re politike, dhe më presidentin e ri të Amerikës, Bajdën, do të përfundojnë planet hegjemoniste ruso-serbe karshi trojëve shqiptare në Ballkanin Perëndimor…