O ti që nënë i ke yjet, hënën, kosmosin
je më e bukura dashuri e gjitha luleve
më i ëmbli çast i jetës sime të jetuar
ti, vetëm ti, mua më ushqen me bukuri
Në Roganë ku unë jam lindur e rritur
një fije bari, di ta çaj gurin e shkëmbin
një fije bari është e fuqishmja natyrës
ajo është epikja e luleve të shkëmbit
Liri, jam Orfeu nga Rogana, jam poeti
më quaj ti si të duash; pluhur dherash,
apo gjuetar i varfër i vargut të lirë
unë di ta dëgjoj heshtje e ujit të gjelbër!…
Euridikë e këtij çasti të përjetëshëm
unë jam ti dhe, ti je gjaku im në mua
mjaltë janë sytë e tu kush di t´i dëgjon
djegës janë sytë e ty kush s´di ti lexon
Asnjë dashuri të kaluar se mbaj mend
i thosha sot Euridikës sime të stinëve
lulet e kodrave shumë i kam adhuruar
në prill e maj kur mbusheshin me lule….
Atdhe Geci – Gjilan, 2018