Bajram Bashota
(tregim)
Shiqoj Shqipërinë me plot gërmadha. E nën ato gërmadha dëgjoj zërin e fëijëve:
— Nënë, nënë ku jam? Lodrën ku e kam? Pse nuk po shoh? Nuk po shoh askund dritë. Ç’ka e ka kapluar ky terr i zi ? O sa terr verbues, sytë s’po mund t’i hapë. Kështu thërriste Drini me një zë të çjerrur.
Pas zërit të çjerrur të Drinit, një zë tjetër u dëgjue:
— Drin vëlla, u dëgjua zëri i Vjosës: — ku më mbet lodra ime, mam, mam ma jep lodren, kush ma mori?
Sigurisht orët e liga ia vodhën lodrat Drinit dhe Vjosës dhe ku ta dijsh se ku ua kanë fshehur në atë natë skëterrë. Drini me atë zë të çjerrur thirrte nënën duke u munduar t’i thotë diçka – duart ia ka shtrënguar dhe se nuk po mundet ta shtri dorën e ta mbërrijë lodrën!
Mam, mami thërriste Vjosa ma jep lodrën, kush ma mori? E dua lodrën mami, lodrën! Fliste e kërkonte ajo, zërin e kishte të çjerrur. Sa më shumë përsëriteshin zërat e çjerruer, aq më shumë terri errësohej, errësohej.
Pasi zëri i Drinit e i Vjosës gjithnji zvogëlohej e zvogëlohej ata s’kërkonin mamin, thërrisnin dhe kërkonin ujë, duke thënë ujë mami ujë se fryma po na zihet.
Diku përtej tyre dëgjohej një zë i çjerrur i mamit duke u përgjigjur:
— tash do të vij, tash do të vij e do ju gjej lodrat dhe do ju sjell ujë mami!
Atë natë në Shqipëri kishin ardhur orët e liga dhe i kishin vënë njerëzit në gjumin e rëndë, në gjumin e vdekjes, që s’mund t’çelnin sytë, s’mund t’i merrnin fëmijët në gji dhe as s’mund t’ua gjenin lodrat, as s’mund t’u ofronin ujë, sepse kishin ardhur orët e liga, orët e liga… për Shqipërinë!
POETIN DHEU S’E TRETË!
Thellësia e shpirtit vlon si vullkan
S’don t’i dëgjosh atdheut gjëmë
Poet feniks digjesh për atdhe
Gjëmën e atdheut në shpirt e ke.
O poet me shpirt vullkani
Veshët tu vështrojnë e dëgjojnë
Më se mìri në këtë botë
Gjëmën e atdheut dje dhe sot.
Me shekuj përcolle Pellazgi e Iliri
Dardani e Çamëri Mal i Zi e Iliridë
Të gjitha në një Iliri, bota ta kish zili
Të përqafuara në mëmën Shqipëri.
Shpirti i poeti vlon si vullkan
Kur dëgjove të atdheut gjëmë
Feniks u dogje u ngrte përsëri
Për të shtrenjtin atdhe për Iliri.
Sa të jetë kjo jetë poet mbete
Në këtë botë kurrë s’u trete
Feniks poet ishe dhe feniks ke mbetë
Poet do të jetosh dheu kurrë s’të tretë!!
BAC TË THIRRNIM
Bac të thirrnim
Po baba të kishim
Nga përkëdhelia
Bacalok të thërrisnim
Ti na përkëdhelje
Ne të përkëdhelnim
Ti më e madhja dashuri
Portreti yt në mur qëndon
Varur dhe na shiqon
Përkëdhelinë tënde ende e shijojmë
O bacaloku ynë, engjull për ne
Ti edhe në mur varur
Këshillë je për ne
Si të jetojmë mbi këtë dhe
Djersa e ballit, ushqim për ne
O baba, o bac, o bacaloku jonë
Ti, i urti jonë, bacaloku jonë
I përkëdheluri o përgjithmonë!
AGU I LIRISË
— tregim
Lufta përhapej çdo ditë më shumë. Granatohej çdo ditë. Digjej fshati në të katër anët. Tymi shkonte gjer në qiell. Populli sytë i kish kah UÇĶ-ja. Sa ditë e gjatë, sa natë e gjatë nën plumba e granata! Ditë e po edhe natë e vështirë!
Sa herë kërcitnin pushkët e ushtrisē çlirimtare – agu i lirisë afrohej edhe një hap te pragu i atdheut që renkonte si kuçedër e plagosur. Bijtë e atdheut sypatrembur sulmonin armikun gjakatar, që kishte ardhë ta djeg atdheun dhe ta shfarosë këtë popull të pa fajshëm. Digjej atdheu, renkonte populli,por nuk dorëzoheshin as atdheu as populli, sepse ishin bërë bashkë popull e atdhe, ishin bēr një, sepse u kërrcnohej një rrezik i madh, një katastrofë e pa parë një çfarosje.
Deshti Zoti ua shtini mendjen e mirë një populli zemërmirë, i cili i pa padrejtësitë dhe vuajtjet e popullit tonë qē s’kishin të ndalur. I bekuar qofë për jetë e mot ai popull që na i shkëputi vargojtë e robërisë e ia hapi shtigjet e lirisë. Zoti e bekoftë atë popull zemërbardhë, atë shtet që me shkronja të arta duhet t’ia shkruajmë emrin për jetë e mot AMERIKË!