Kastriot (Obiliq), Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Drejtoresha Fitore HASHANI
Shkruajnë Prof. Zymer Mehani dhe Fadil H. Curri, shkrimtar
Orë letrare në ambientet e K K në Kastriot, në mbështetje të Projektit Global “100.000 Poetë për Ndryshime në Botë”
Me moton “Poetët e Kastriotit apelojnë për paqe dhe drejtësi”.
Më 27 shtator 2016 në ambientet e K K në Kastriot, me iniciativën e poetit dhe krijuesit z, Fadil H. Curri. në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport” të Komunës së Kastriotit, u mbajt ora letrare në mbështetje të projektit global,” 100,000 Poetë Për Ndryshime Në Botë”, “Hundred thousand poets for change”.
Programin e drejtuan Rifadije Paloja dhe Poeti z Fadil H Curri. Në këtë manifestim kishte poetë nga të gjitha viset e atdheut, që me vargjet e tyre e pasuruan këtë orë letrare.
Përshëndetje për orën letrare kishin ardhur nga : Kryetari i Klubit Letrar Internacional, “ ARIF SHALA ’’ KANADA z, Sheremet Ajazi, ish- ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z, Jan Braathu, dhe nga miku ynë amerikan, kryetar i Rrjetit Global të Poetëve z.
Michael Rothenberg.
Orë të tilla letrare tashmë mbahen në shumë pjesë e qytete të ndryshme të atdheut tonë. Ishte një pjesëmarrje solide e krijuesve nga shumë vende të atdheut tonë si nga: Besiana, Drenasi, Gjilani, Vushtrria, Skenderaj, Shkupi, Presheva, Prishtina, Fushë -Kosova dhe vetë nikoqiri i orës letrare Kastrioti. Poezitë e tyre i deklamuan krijues, poete e poetë. Kjo orë letrare ishte në mbështetje edhe të Rrjetit Global të Poetëve “ 100,000 Poetë për Ndryshime “Hundred Thousand Poets For Change”. Këtu në Kastriot, në Orën Letrare “Vjeshta Poetike” poetët dualën me moton: “Paqe dhe drejtësi në botë”.
Një njoftim përmbajtësor rreth Projektit Global të Poetëve edha edhe z. Fadil H. Curri, i cili i njoftoi poetët për projektin e filluar në vitin 2010, në Florida të SHBA-së, nga miku ynë amerikan z, Michael Rothenbergu dhe i përkrahur nga Terri Carrion, por që në shtator të këtij viti arriti të shtrihet në më shumë se 500 qytete të botës, në më shumë se 102 vende të botës, pra për vetëm 6 vjet poetët mund t’i recitojnë vargjet e tyre të bukura e të shkruara lirshëm, do të thotë pa cenzurë.
Poezitë e tyre në Orën Letrare “Vjeshta Poetike” në Kastriot i deklamuan: poetja më e re, Amela Sogojeva (nxënëse e klasës V të shkollës fillore), e cila i impresionoi të pranishmit me vargjet e saj për dëshmorin e kombit, Ferid Curri, po ashtu shumë emocionale ishin edhe vargjet e mikut 90- vjeçar z. Riza Aruçi, kushtuar Flamurit tonë kombëtar, për të vazhduar pastaj me: z, Avdullah Blakçori, znj. Drita Maxhuni, z. Fatmir Halimi, z. Fadil H. Curri, z. Halil Preniqi, z. Hajrullah H. Buzani, Prof. Zymer Mehani, z Rudi Berisha, z. Sami Sherifi, z Izet Abdyli, z,Tahir Seferi, znj, Linditë Berisha, z. Hamdi Aliu, z. Ahmet Pllana, z. Rrahman Hyseni, z. Milazim Kadriu, z. Ibush Ilaz Krasniqi, z. Hysen Greiçevci, z. Sokol Braho, znj, Hasije Selishta- Kryeziu, z, Riza Aruqi, z. Rrahim M. Sadiku, z,Shaip Bllaca, znj, Rifadije Paloja.
Drejtoresha e DKRS-së znj, Fitore Hashani dhe moderatorja e orës letrare znj. Rifadije Paloja ishin në nivelin e lartë të detyrës. Për të gjithë deklamuesit e poezive DKRS-ja ndau nga një mirënjohje dhe për përfaqësuesin e Shoqatës së dalur nga lufta, babain e dëshmorit të kombit, Ferid Curri, z. Esat Curri. Po ashtu në qendër të qytetit jehoi edhe melodia me çifteli dhe këngët e bukura shqipe nga rapsodi i popullit z. Tahir Seferi. Me një fjalë vërtet ishte një takim vëllezëror dhe shumë pozitiv i krijuesve, poetëve dhe poeteve. Shpresojmë se gjithë miqtë e penës u ndanë të lumtur. I falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje.
Falënderojmë NIKOQIRËT e këtij takimi poetik nga Kastrioti, drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fitore Hashani, moderatoren znj. Rifadije Paloja dhe inisuesin e këtij takimi, Poetin Fadil H. Curri dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyrej për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij manifestimi.