Ordinerë të vetëdemsakuar, sekserë të vetëposhtëruar

0
513

Katër të burgosur ordinerë të kohës komunizmit botojnë shtrembërime dhe trillime për të ekspozuar Ismail Kadarenë shkrimtar i persekutuar antikomunist

Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuardruar në skalionin antikomunist”
Për dijeni z. Edi Rama, antikomunist i vërtëtë, i përkushtuar dhe antimizoristi i drejtë i betuar.

E drejta, e vërteta janë biolgjike hyjnore dhe duhen thithur si nektari i luleve aromatike qumështore.

Nga Sali Leka

Populli shqiptar mendimtar vizionar I dituruar, I kulturuar, ka shumë fjalë të urta që janë thesare të dobishme jetësore paqësore. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Ç’po na shohin sytë e ç’po na dëgjojnë veshët”. Fjala e dytë thotë: “Cen o Cen për ibret, bashkë me gomarin tem, bëni gajret, o derdimen”. Fjala e tretë thotë: “Femra injorante, naïve, mediokre, nuk e tregon në publik emrin e përdhunesit, por e mban fshehur skurrik dhe pas dyzet vjetësh,I lutet: Eja më përdhuno edhe një herë, pastaj le të vdesë. Nuk jam pishman se vdes duke u pëdhunuar”.

Tani jemi në dekadën e dytë të shekullit XXI.do të fillojë dekada e tretë por nuk po bëhet asgjë e drejtë, nuk po tregohet asnjë fakt konkret, nuk publikohet asgjë e vërtetë, por që nga viti 1991 i kanë shtrembëruar të tëra, i kanë mbushur ngjarjet me gënjeshtra broçkulla të jargosura, duke i mbuluar me falsifikime të rëndomta narciziste nihiliste të pështirosura perverse, se: janë shtuar burrat meshkuj të skremuar, idiotë, obskurantë, të atrofizuar, që vetëturpërohen, vetështrembërohen, vetëposhtërohen, vetëpërdhunohen.

Këta burra të paarsimuar, të pakulturuar pa karakter as dinjitet vital, botojnë në faqet e gazetave të klikës mediatike anarshiste kaotiste enveriste ramiziste broçkulla dhe gëlbocka të ndyra, të pista, të mbushur me gënjeshtra të rëndomta, të pështirosura.

Shtrembalucë dhe langarucë ish të burgosur ordinerë në kohën e skëterrit mizorist të Shekullit XX, tani në Shekullin XXI janë bërë trima të mëdhenj, porn ë fakt ishin dhe janë zuzaristë maskarenj. Ishin dhe janë trima përtë shpifur dhe intriguar, sajuar dhe trilluar misibecka, proçka, zgërdhecka të qelbura kundërshokëve të tyre, kolegëve të punës dhe kundër djemvee burrave fisnikë eposikë dhe grave e vajzave kreshnike viganike.

Fjalët fisnik epsoik, kreshnik viganik, nuk i donte, i urrente klika enveriste ramiziste, klika zuzare uzurpatore mercenare, antihumaniste, antiprogresiste.

Sot kjo klikë makabre nuk ka pushtet politik, as juridik, por ka pushte mediatik skurrik, artistik anarshist kaotik me gazeta, televizione, të mbajtura me fonde monetare të vjedhura, të grabitura dhe botojnë gënjeshtra, falsifikime dhe shtrembërime negative regresive. Klika zhurmëmadhe e gazetave dhe televizioneve enveriste ramiziste janë magazina për grumbullimin e llumrave të pista, që nxijnë epokën e sotme të demokracisë shembullore. Llumrat e pista burojnë nga katrahura e shekullit XX, koha kur uzurpimi mizorist enverist ramizist kishte pushtet politik dhe juridik dhe ka bërë masakra tragjike të tmerrshme 45 vjet , masakra aq të egra që nuk i ka bërë asnjë pushtues në Ballkan, as serb as bullgar.

Duke i demaskuar këto sajime kaq të rëndomta unë vitalizohem dhe ripërtërihem me iradin ilmin dhe veratisin dhe më plotësojnë akoma më shumë me vepra letrare shinike si thesarë teuratike.

Dy të burgosur ordinerë kanë shkruar: “Kemi vuajtur shumë në burgun komunist. Hetuesi na ka detyruar të flasim dhe të firmosim kundër Ismail Kadaresë, por neve nuk pranuam dhe e kemi mbrojtur shkrimtarin e madh antikomunist, që hetuesia donte ta burgoste”. Këto fjalë janë gënjeshtra të pista, të ndyra.

E vërteta e pastër qëndron kështu: asnjë hetues nuk ka detyruar asnjë të burgosur ordiner as politik për të folur dhe firmosur kundër I. Kadaresë. Unë kam folur me vullnet vital fjalë të vërteta kundër mizorizmave të Ismail Kadaresë, por hetuesi nuk i shkruante fjalët e mia në makinë shtypi dhe më thoshte: “Kadare është institucioni madhor për letërsinë e realizmit socialist. Kadare shkrimtar revolucionar është pinjolli kryesor i Byrosë Politike komuniste, i katërti mbas Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë”.

Fjalët e tjera që më ka thënë hetuesi komunist i kam shkruar në librin e titulluar “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”, por sot theksoj: Po ti kishte shkruar hetuesi të tëra fjalët e mia në dosjen hetimore, kryeprokurori Rrapi Mino mua do të më dënonte me varje në litar, përpara Godinës së Byrosë Politike, në sheshin e Tiranës.

Nga padrejtësia e tmerrshme që më bënin sistematikisht, unë flisja fjalë të ashpra, duke rënduar vetveten. Por hetuesi dhe sidomos redaktorët e korrektimit Dhimitër Fullani, Delie Marku, Jolanda Gjoni më kanë ndihmuar dhe mbrojtur duke ëmbëlsuar dhe sheqerosur fjalët e mia të forta, por ama të drejta, të vërteta.

Kurse sot prrockave dhe broçkullave nuk u bëhet as redaktim, as korrektim, por i zbrazin si laraskat glasën.
Dy të burgosur të tjerë ordinerë kanë botuar sajime duke shkruargëlbocka të ndyra: “Neve ishim të burgosur politik antikomunist dhe kemi vuajtur shumë në burgun e tmerrit të Enverit, por dhimbjet dhe torturat e persekutimit na janë lehësuar duke lexuar librin antikomunist të Kadaresë, shkrimtar i madh me famë botërore, me poezitë antirevolucionare të Kadaresë në gojë dolëm gjallë e shëndoshë nga burgu. Mos të ishin poezitë e Kadaresë së madh ne kishim vdekur në burgun e egër të dikaturës komuniste”.

Në fakt këta të dy që unë citova kanë vuajtur në burg dhe internim por jo burg politik antikomunist, por kanë bërë burg ordiner se ishin dhe janë zuzarë langarë, shtrembalucë, të qelbëzuar, të infektuar. Nuk kishin as kanë arsim dhe kulturë, por kishin dhe kanë lakmim për të shpifur dhe gënjyer. Kanë mbushur katërmbëdhjetë faqe gazete me proçka të rëndomta, dokrra hini të neveritura.
Të dy as i kanë lexuar librat e Kadaresë, as të Marksit, as të Enverit, por gënjejnë keq, shtrembërojnë aq shtrembër dhe vetëposhtërohen shumë ndryrësisht kur shkruajnë:“Poezitë e shkrimtarit të madh kadare na shpëtuan nga vdekja në burg. Jeta jonë I dedikohet shkrimtarit të Nobelit dhe duhet me ta dhënë sa më parë”.

Këta dy frikacakë, ish të burgosur ordienrë të kohës së skëterrit të shekullit XXishin dhe janë maskarenj, porn a janë bërë trima të mëdhenj tani në shekullin XXI dhe kërkojnë medeomos, me ultimatum të jargosur dhe këcënojnë jurinë e nderuar suedeze të Nobelit që të shpërblejë shkrimtarin Ismail Kadareja si trim I fortë antikomunist dhe antrevolucinar.

Kurse unë tregoj fakte konkrete me ngjarje të vërteta: Burgu komunist nuk e mohoj ishte i egër tragjik, por nga vdekja nuk shpëtoje edhe sikur të lexoje ditë e natë pa ndalim librat fetarë Budistë dhe Hindusitë, me surete dhe vasinase humane dhe paqësore, të ëmbla, të shijshme si lule qumështore. As librat e Ismail Kadaresë, as dy ditë jetë nuk të shpëtonin në burgun komunist.

Tanmi del pyetja: si ka mundësi që këta dy obskurantë intransigjentë, që kanë vuajtur nga njëzet vjet burg dhe internim mizorist kërkojnë shpërblim për shkrimtarin komunist, enverist, kadareist?!

Të dy këta ultimatistë anarshistë kaotist kanë vuajtur shumë e më shumë se sa kanë shkruar në gazetë me diktimin e tjetërkujt, se ata vetë nuk dinë as të shkruajnë, as të lexojnë.

Unë e di shumë mirë sa i kanë rrasjkapitur, sa I kanë torturuar këta dy njerëz të skremuar, por emrat e tyre do ti tregoj në një tregim tjetër. Do të rreshtoj edhe torturimet e tyre në skëterrin mizorist, por edhe kam për ti demaskuar se ende edhe sot I përdorin si leshko naiv ingranazhet sofstike të intrigantëve sharlantanistë të klikës skurrike enveriste ramiziste. Përdoren dhe do të përdoren të dy dhe tjerë si ata.

Kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit, hetuesi më tha: “E keni rënduar veten si i pandehur dhe do të dënohesh rëndë. Ke rrahur katër të burgosur”.

Edhe unë i fola: “Nëse do të më provokojnë përsëri survejuckit dhe reziluckit e skëterrimit do t’i rrahë fort për së dyti e për së treti, pastaj do të dënohem 40 vjet burg”.

Operativi i sigurimit më tha: “Ti shkrimtari Sali Leka shkruan tregime të vërteta me demaskime të forta për maskarenjtë dhe mizorët dhe falsifikatorët, por nuk i botojnë as tregimet, as demaskimet e tua. Shkruaj a derëzi si shkrimtarët e tjerë sajime, gënjeshtra, trillime dhe me lavdërime për maskarenjtë, gënjeshtarët dhe shtrembalucët dhe i botojnë dhe nga burgu të lirojnë”.

Kurse unë të dyve u fola, u tregova: “As kam shkruar dhe as kam përtë shkruar gënjeshtra dhe shtrembërime, por do të shkruaj tregime të vërteta të mrekullueshme shembullore me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore edhe sikur prokurori të kërkojë për mua pretencën juridike ligjore me 101 vjet burg”.

Sot jemi në dekadën e dytë të shekullit XXI dhe këtu theksoj: Dy nga mizorët sharlatanistë të burgut komunist që i kam rrahur, sot nuk jetojnë, ndërsa dy jetojnë dhe dua të mos vdesin për t’i demaskuar, se unë nuk i demsakoj të vdekurit.
Më shumë nderim dhe kujtim për shokët e mi që nuk jetojnë.
Më shumë nderim dhe kujtim për ata që jetojnë dhe kontribuojnë për letërsinë, kulturën dhe demokracinë.

Langarucët dhe gërthucët e mënxyrës dhe katrahurës makabre

85 librat e mia me poezi lirike erotike eposike brilante të mahnitshme shembullore dhe me tregime të vërteta, faktike të dobishme për jetën njerëzore nuk i botuan, i mbyllën, i çensuruan, çensosrët skurrikë të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” me akuza mizore: janë vepra letrare dekadente mikroborgjeze, reaksionare, kundër partisë, komunizmit, revolucionit marksist proletarist”.

Me këta akuza të llahtarshme më burgosën, më persekutuan, më diskrimminuan egërsisht dhe tmerrësisht 25 vjet. U bashkuan bashkë 106 censoristë, zuzaristë, hipokritë skurristë cubistë, kaotikë brutalistë, vulgaristë shtrembalucë, anarshistë, gënjeshtarucë. 54 cinikë hipokritë zgërdhec gënjeshtarucë xhahlistë nuk jetojnë, kanë vdekur. Kam bërë mëkat antibiblik, antiteuratik, që nuk i kam demsakuar në publik.

Edhe po t’i demaskoj emrat e tyre, nuk kishin për t’i botuar redakistë e gazetave të klikës enveriste ramiziste mizoriste dhe të kastës pseudodjathtiste anarshiste kaotiste, obskurantiste, monstruoziste, e vetëshpallur antikomuniste, por asnjë maskaër komuniste nuk ka demaskuar, asnjë tragjedi makabre mizoriste nuk ka zbuluar, as ndëshkuar.

Asnjë të burgosur të vërtetë politik antikomnist nuk ka rehabilituar, asnjë intelektual të kulturuar dhe asnjë shkrimtar të talentuar me vullnet të aftësuar, liberalist, modernist, antikomunist të betuar, me kontribut të çmuar, nuk ka admiruar me nderim sublime, as i ka vlerësuar me iradin ilmin për vitalittetin veratisin, duke përballuar dhe sfiduar mënxyrën dhe katrahurën mizore zuzazre 45 vjeçare, kohë e skëterrit shekulli XX, por vazhdoi edhe në dekadën e shekullit XXI deri në vitin 2013.

Tiranë, tetor 2018

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar