Ora me qostekë

0
867
Fatmire Duraku - Ora me qostekë

RonYmer Mani

Impresiono

Nëse të pëlqen të lexosh, lexo një libër të mirë, të një shkrimtari të mirë, i cili e di fare mirë se çfarë shkruan dhe si shkruan. Lexo romani “Ora me qostekë“. Pastaj, në paç kohë, lexo edhe një libër tjetër që titullohet “Plepi i thyer” nga shkrimtarja Fatmire Duraku, dhe ke për të parë dhe ke për të përjetuar inseret të rënda të luftës së fundit në Kosovë. Tek libri ”Ora me qostekë” ke për të kapërcyer ferrin. E këtu shtrohet pyetja: Si kapërcehet ferri?

Si do të kapërcesh ato pjesët ku ajo shpreh mendime, ndjenja e përjetime të dhembshme që përjetoi populli ynë. Dikush mund të mendoi se ato ngjarje nuk janë të vërteta e as nuk kanë ndonjë farë rëndësie të madhe, por këtu duhet të ndalemi dhe ta vemi gishtin në kokë. Autorja ishte pjesë e luftës. Ta prekim këtu rastin e të mbijetuarës së dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, e cila atë kohë ishte vetëm 16 vjeçare, e cila sot e kësaj dite ende lufton për të drejtën e saj.

Libri hapet pirish me rrëfimin-intervistën e Vasfijes në Radio Televizionin e Kosovës. Ai rrëfim përsëritet dy herë në këtë libër, në fillim siç e rrëfen vetë e mbijetuara e dhunës seksuale dhe gjatë rrëfimit në faqen 79 siç është shprehur autorja, siç e ka ndjerë këtë e gjithë popullata, të cilët e kanë mbajtur në vetë për të mos ia hapur plagën.

Pra, kur një prozator si Duraku e njeh mirë atë për të cilën shkruan, atëherë ajo në prozën e saj ka lënë jashtë disa gjëra nga ato që i di dhe lexuesi, por këtu kemi të bëjmë me një shkrimtare të njëmend, ajo i ka ndier të gjitha ngjarjet po aq fuqishëm, sa që është ndalur vetëm tek dy personazhe kryesore, nëpërmjet të cilave zhvillohet e gjithë ngjarja. Ngjarje kjo shumë e çuditshme, ajo na e fletë gjithë atë që e ka brenda vetës, gjithë atë çfarë e ndjejnë personazhet. Vija e cila përcjellë babai është e pa përshkruar deri me tani në letërsinë tonë.

I gjithë rrëfimi lidhet me orën me qostek të cilën e ka të trashëguar nga gjyshi, orë e cila nuk punoni asnjëherë, por ai e bartte gjithnjë me vete. Në fund të rrëfimi kur personazhi-babai vrite duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, si ushtar u UÇK-ës, dhe e bija pasi përfundon lufta shkon te varri dhe i hidhet sipër duke qarë, dëgjon tiktakun e orës, hap varrin dhe e merr orën me qostek e cila kishte filluar të punonte. Pra këtu është magjia e shkrimit, magjia e të menduarit. Pse ora nuk punonte që nga rënia e Lidhjes së Prizrenit? Pse punon tash? Sepse erdhi Ora e Lirisë së madh. Erdhi më në fund Liria. Për këtë dhe romani titullohet “Ora me qostekë”.

Tek romani “Plepi i thyer” i botuar kohë më parë lirisht mund të themi së është në ndër romanet e shkruar mirë dhe me mendim të thellë dhe me ngjarje shumë specifike. Një roman i mrekullueshëm, brilant. Është çudi pse autorja nuk botoi më shpesh romane kurë është kaq e talentuar në këtë lëmi.

Për një romansier të vërtetë, çdo roman i ri është një fillim i ri, një nisje e re drejt asaj që s’e arrin dot. Atij i duhet vazhdimisht të përpiqet të bëjë diçka, që s’është bërë ende asnjëherë e që edhe të tjerë janë rrekur ta bëjnë, por më kot. Këtë ka arritur ta bëjë autorja e romanit “Ora me qostekë”. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese ”FAD”, Prishtinë, 2019, dhe ka 180 faqe. Mund ta gjeni në lexim Bibliotekën Kombëtar “Hasanë Prishtina” në Prishtinë.