OPOZITËS SË MJERË PA SENS POLITIK

0
232
Kurti - qeveri

Nga Binak MAXHARRAJ

Ju partit politike PDK, LDK AAK tanime nuk jeni në pozitë, tanime nuk jeni në qeveri. Punët në qeverit e Juaja i betë bërllog. Qevertë e Juaja përfunduan keq e me keq. Mandatët i përfunduat ashtu siç i përfunduat me turp pa dinjitetshëm, pa politikë shtetformuese por me shumë politikë shtetshkaterruese me te cilën e qitet ne pazare edhe vendin më vrastarët e sajë.

Pra,tashti më nuk jeni në qeveri mandatët i përfunduat ashtu siç i përfunduat me skandale dhe afëra nga më të ndryshme. E vodhët dhe e plaqkitët këtë shtetë deri ne palcë. Derisa ju po bëheshit milionera, populli e kishte marrë vrapin, ikjën nëpër Evropë për një kore buke për femijet e tyre, ndërsa femijet e Juaj, gratë e juaja mbanin rroba te shtrejta, të mbuluar me arë salltaneteshin nëpër sallone të ndryshme pa fije turpi. Por, nuk di së edhe çfarë nuk latë tjetër gjë pa i berë këtij populli duke e poshteruar, dinigruar. Derisa ai e kuptoi se kush jeni. Dhe me 14 shkurt 2021 ua dha shqelmin dhe ju hodhi si paçavrat ne opozitë, bile si paçavra të pa lara.

Kjo është e gjitha, është meritë e popullit qe tashti nuk jeni në qeveri, duhet të mësohëni të jetoni edhe në opozitë, sepse sipas te gjitha gjasave këtu do te qndroni shumë gjatë, anipse kjo nuk po ju perlqen nuk jeni mësuar më qendru në opozitë sepse vendi ne opozitë nuk ju sjellë benefite sikur ishit ne pozitë, ne qeveri, nuk mund te vjedhni dhe te plaqkiteni këtë vend. Edhe në opozitën e mirefillët parrit mund te jenë kreative, te veprojnë dhe kontribuojnë për shtetin, por ju këtë nuk po e beni sepse shumë keq e keni flliqë këtë shtet. Krejtë puna e juaj ne opozitë po ju shkon huq.

Ne vend te kontributit te juaj, ju e keni humbë orijentimin të qenunit ne opozitë. Krejtë energjinë e Juaj po e drejtoni ne drejtim të gabuar ne luftës për mbrojtjën e punëve te pista të juaj sa ishit ne qeveri ne pozitë, duke i mbrojtë hajnit, plaçkitjet dhe korrupcionin për te cilet u ka hyer firka në palcë sepse se shpejti duhet te jepni përgjegjesi për te gjitha punët e pista qe ia keni bërë këtij shteti sa ishit ne pozitë, ne qevri për te gjitha këto vite pas çlirimit sepse drejtësisë nuk mund ti ikëni ajo se shpejti do te ju trokëtë në derë. Kjo nuk është e gjitha?!

Edhe te qenunit në opozitë kërkohën do rregulla të mirësjelljës për ndihmë pozitës në qeverisje të mirë. Por ju këtë nuk po e bëni, jeni bërë si bishat e egra, po turreni vrap e pa vrap, po turreni në Parlament e qeveri dhe kudo tjëtër qe ta lani fytyrën e juaj te papastër, thuese se kjo qeveri i ka fajet për të gjitha punët e pista qe ia keni bërë këtij vendi për te gjitha ato vite sa ishit në pozitë, në qeveri. Duhet të harxhoni shumë deterxhtë qe ta shpëlani fytyrën e juaj të pa pastër.

Por tashti ju te opozitës duhet ta kuptoni e sidomos do gjela e skakavca të PDK, LDK dhe AAK se në qevri është dikush tjetër, janë ata qe i zgjodhi populli me votë absolute. Qeveria e re ndryshon dukshëm nga ajo e Juaja. Janë më te arsimuar, janë te pa korruptuar, nuk dijnë me vjedhë me plaçëkitë vendin. Nuk janë njërëz te hunit dhe stupcit, siç ishit ju ne te gjitha qeverite e pasluftës.

Qeveria e re me njerëz te zgjedhur nga populli, e jo përmes pazareve politike siç vepronit ju, do të jetë shumë ndryshe me shumë cilsore premtuese dhe gjithësesi jo korruptuese me pagazhe gjyqesore mbi shpinë. Nuk keni te drejtë ti drejtoni shigjetat e kritikës në këtë qeveri qe i ka vetem disa muaj në qeverisje te kërkoni qe ti ndreq punet e pista te juajat që ia bëtë kërij sheteti për 20 vite e me shumë, punë këto te cilat i ka kundërshtuar kurr ishte ne opozitë e cila gjithesesi bente një luftë konstruktive qe të mos lejonte qe te shkaterrohet shteti, te mos cenohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

Pra, ne vend qe edhe ne opozitë te kontribuoni diçka për kët vend, sepse edhe opozita mund te bëjë shumë punë te mira, mos humbëni kohë, mos trumbetoni qoftë me kërcnime, protesta për punën e disa muajve të kësaj qeveria e cila po benë punë jashtëzakonisht te mira dhënë votuesit, elektoratit ne drejtim të çkapjes se shtetit nga ju të opozitës te cilët jeni te korruptuar deri ne fytë me krim dhe korrupcion.

Nuk ju pijnë ujë kërcnimet me protesta ndaj qevesisë. Nuk pijnë ujë sepse kanë ndryshuar koherat ne pushtet nuk janë më hajnat, plaçkitësist dhe cubat e të gjitha llojeve, sepse kjo qeveri ne krye me Albin Kurtin po ia zbardhë fytyrën Kosovës të nepërkëmbur ne arënen nderkombetar.

Kjo është rruga e kësaj qeverie e Kryeministrit Albin Kurti i cili më përkushtim dhe pa u trembur po e qonë dhe do ta qojë përpara këtë vend. Këtë po e vërtetojnë edhe aktiviteti i tyre ne të gjitha ninistritë ku po pelcasin bagllamet e një shteti të korruptuar nga hajnat dhe plaqkitësist e qeverive sa ishit ju ne pushtet. Po, pelcasin bagllamet e montuar gabim nepër borde dhe segmente tjera të jetës ekonomike. Kjo qeveri në krye me kryeminstrin Albin Kurti për herë te parë pas dhjetë vitesh diagolimi përbuzes, nençmues po ia tregon vendit Vuçiqit duke e mbeshtet për muri duke ia shpërfaq fytyres të gjitha krimet deri ne gjenocid te bera ndaj shqiptarve të cilat negocuesit e më parshëm me Thaçin,Mustafën as qe patën gucimin te ia përmendnin por qe i sollën marveshje te demshme Kosovës.

Më këtë epërsia e Vuçiqit ka marrë fund në dialog sepse Kurti i dregoj se me nuk është i nenshtruar por është palë e barabartë në dialog, për çka Vuçiq ne dy takimet e fundit mbeti i tmerruar, mbeti pa fjalë por i terbuar si bisha sepse me këtë qeveri dhe më Kurtin si kryeministër i ka ardhë koha për llogari dhenje ndaj Kosovës, e jo te kerkojë ndonjë llogari apo kompromisë nga Kosova.