“Onufri“ i Akademik Shyqeri Nimanit

0
113
Shyqeri Nimani

“O shërbestar i Perëndisë… lutu dhe për mua mëkatarin dhe të paditurin, Onufër!”

Shkruan: Fahri Xharra

“O shërbestar i Perëndisë… lutu dhe për mua mëkatarin dhe të paditurin, Onufër!’ – varg i Onufrit, protopapë i Neokastrës… Ne ende nuk e njohim Onufrin, (Moikom Zeqo në dy esse parathënëse për Onufrin ka çelur një vijë drite për atë fenomen me emrin Onufër, njëkohshëm me Rilindjen Europiane)… Ende e mbajmë Onufrin në këtë dhomëz të varfër, por ç ‘rendësi ka, Onufri nuk është aty vetëm për kohët e mbrapshta shqiptare, Onufri është aty për gjithë kohen e shpirtit. (Luljeta Dano).

Ishte kjo një shfryrje nga mos kënaqësia e individit, kur sheh me hidhërim se si mbyllim të mëdhenjtë e kombit dhe të historisë në dhomëz dhe iu “zëmë frymën”.

Duke e lexuar këtë “revoltë” të mikeshës sime Luljeta Dano, mu kujtua Kosova e vitit 1987, kur ne ende guxonim të shkruajmë, mendojmë dhe të lexojmë shqip.

Sa të mëdhenj që ishim, sepse çdo gjë e bukur nga e kaluara jonë na motivonte për atdhedashuri dhe çdo gjëje të bukur të historisë sonë i jepnim rëndësi duke iu lënë brezave një porosi “Mos e harroni, vetvetën“. Në kuadër të kësaj mbamendjeje është edhe monografia e prof. Shyqeri Nimanit “ Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë “( Botim i vitit 1987, Rilindja dhe Galeria e Arteve, Prishtinë). Monument i gjallë i të kaluarës sonë të lavdishme !

Në atë kohë informatat na ishin të cunguara, pak dinim dhe çdo botim me përmbajte historike dhe artistike shqiptare na gjallonte ndjenjat e dashurisë ndaj kombit dhe të krenarisë sonë kombëtare. Thuajse e dinim se do të vjen një kohë ( 1990-1999) e errësirës, ku në skenën publike paraqiten sharlatanët, maskarenjtë dhe përfituesit.

Ishte “ Onufri “ i prof. Shyqeri Nimanit, i cili na përkujtoi shumë gjëra të harruara me qëllim, dhe shumë gjëra që duhej ti dinim; që ne shqiptarët ishim bartësit e kulturës në Ballkan dhe autorët e historisë së kësaj pjeseje të madhe të Europës.

“Onufri i ardhur nga qyteti shumë i shkëlqyer Berati“ kështu e fillon shpjegimin e tij Shyqeri Nimani, për kolosin shqiptar beratas të artit të pikturimit kishtar. Mbetem të mahnitur.

“A kishim ne, kësi njerëz të mëdhenj që i japin vulën shqiptare ortodoksisë ? “Pelegrinazhi im artistik, gjegjësisht udhëtimi im me qëllim studius në Kastori dhe Agia Oros më solli një njohuri të rëndësishme dhe kënaqësi të jashtzakonshme… Itenerari im së pari shpinte në Kostur (Kastoria).

Ky qytet i bukur i cili ngrihet mbi një shpat shkëmbor buzë liqenit me emër të njejtë, është njëri nga lokalitete më të rendësishme të Greqisë Veriore me monumente bizantine e postbizantine si dhe me ndërtime të vjetra, archontica.” (shkruan Shyqeri Nimani).

Në mesin e një konglomerati faltoresh, gjithsejtë 38 sosh gjenden edhe dy kisha të rëndësishme të cilat janë me interes për historinë dhe kulturën shqiptare: Agios Athansaios tiu Mouzaki ( Shën Athanasi i Muzakajve) dhe Agioi Apostoloi…”

Kisha e Muzakajve u ndërtua nga vëllezërit shqiptar Stoias dhe Theodor Muzaka , më 1384- 1385… Dhe pastaj prof. Nimani e vazhdon përshkrimin ne detaje të kishave të përmendura, përshkrim nga syri i një specialisti. …dhe vazhdon përshkrimi i detajuar për Kodrën e Shenjtë.

Kur flasim për “Onufrin”, nuk guxojmë të harrojmë edhe një “imtësi“ interesante dhe shumë të vlershme që e lexoj në librin e Shyqeri Nimanit: ”Në mes tjerash e gjejmë edhe gjeniun e arktikturës së shek. 20-të, Le Corbusier ( 1887-1965), i cili frymëzohet nga shtëpia shqiptare në Strugë për të projektuar një shtëpi familjare në Wiesenhof afër Shtutgartit, më 1927. Europa na e kishte lakminë !.

Po i sjelli disa prafrazime onufriane: “Onufri, i kapluar nga ethet e arta të shqetësimeve po kërkonte frymëzimin për figurën qendrore të vizionit të tij ikonografik po shfletonte kronikat e kartat, manuskriptet e kodikët e strukur sa në punishten e tij artistike të Kishës së Shën Kollit në Shpat të Elbasanit, e sa në bibliotekat e kishave të Kalasë së Beratit.

Kush mund të ishte shëmbëllesa më frymëzuese, më e denjë dhe më flakëruese e kompozicionit të tij madhështor? E ndiente se atë duhej kërkuar në retrospektivën historike kronologjike të popullit të vet të lashtë: në mbretërit dhe mbretëreshat ilire Agronin, Teutën, Gentin… apo në fisin ilir të dasaretëve të Antiptreas- stërgjyshërve të beratasve“.

Ndërkohë i silleshin ndërmend të dhënat antike mbi ilirët nga Homeri, Herodoti, Diodor Sikelioti, Jul Qesari, Tit Livi e Pompon Mela. Pastaj i studjonte me kujdes kronikat e periudhave të principatave dhe princërve të shquar shqiptar: Topiajve, Balshajve, Shpatajve, Arianitëve Muzakajve Zenebishëve, Dukagjinëve, Katriotëve…

Ishte Gjergji i Kastriotëve i quajtur Skënderbe i cili duhej venë në piedestalin ngashnjyes piktural. Ai Capitaneus generalis – Komandant i Lidhjes Shqiptare të Kuvendit të Lezhës me ushtrinë dhe gardën e tij të pathyeshme – Pretoria cohors . lavdia e të cilit sot e gjithnjë ndritë mbi Europë “ … Pra një libër i vitit 1987, në Kosovë.

Onufrit, udhëtimet, shtegtimet e shumta po ia zgjeronin horizontet për ide të kristalizuara. Përfytyrimet rrëqethëse i ringjalleshin kur shkonte nëpër Via Egnatia, që nga Dyrrahi nëpër Apolloni e Thesali shpinte për Bizant… kur gjendej në trojet e përgjakshme të arbërorëve (2014)

Fahri Xharra, Gjakovë