Shqiptarët e Kosovës e treguan veten, edhe në këtë tragjedi të madhe të Shqipërisë, ata u solidarizuan dhe dhanë ndihmën e tyre të pakursyer… Faleminderit të gjithë atyre, që u gjendën në këto ditë të vështira për Shqipërinë.
Por kanë edhe në Kosovë renegatët e tyre, llapaqenët dhe bythë-pompuarit e tyre, si i quan Trump, e ndër ta është edhe Berat Buzhala, një person i sëmurë për të tërhequr vëmendjen. Dhe e shikon, se të gjithë ata që ndjekin dhe shpërndajnë lajmet e Beratit, nuk e bënë një mut, nuk e dhanë një kontribut për Shqipërinë, vetëm sa hodhën baltë e u përpoqën të fusin përçarje. Berati mundet me qenë edhe i futur për diversionizëm, po tjerët pse e ndjekin? Se mendojnë si ai!
Kush prej këtyre që shajnë Ramën ma sqaron, ku e bazojnë pretendimin për “urrejtjen patologjike” të Ramës për Kosovën? Se po krijohet një precedent i rrezikshëm, edhe pse i pavërtetë! A se Berat Buzhala ka urrejtje patologjike për Shqipërinë dhe don me ia pasqyrua këtë urrejtje Ramës, kjo është tjetër punë! Por, a do të mundet se?!
/Arben Çokaj
Olta Xhaçka
Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit. E bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK. Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam.
Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë, që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit. Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti, që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë, e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.
I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK. Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit. Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre.
Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan dhe ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve. E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!