Fran Ukcama
OH KJO GUNA ME RRËKE
– GUNA ME RRËKE E SEMANIT – VLERË E TRASHEGIMISË KOMBËTARE –
Me rrëke po vjen drejt meje,
e ka veshur vetë Donika,
Donika Kastrioti mbretreshë,
shekujt mbledhur në këto riga..
Dirgjen rreketë si bojë shege
shtatit çupës si perri,
shoqe ka diku ndër ne
veç xhubletën në malsi..
Oh kjo perrlë endur motesh,
dalë prej shpirtit Semanjakeve,
bardh e kuq si lulza në borë,
zemra e shejtë e myzeqareve..
Kur vallëzojnë vashat e nuset,
mbi lendinat si thëllëza,
shpalosen kindet mbi lulet,
gaz e dritë merr vallja e kënga..
Ah ,kryevepra mëmore,
që i lanë truallit trashëgimi,
brezat lidhur dorë më dorë,
si kometë me qindra yje..
M` ka mahnitë qysh hert mua,
me këto ngjyra kaq pikante,
se rreketë magji, si krua,
kanë shejtrim gjakun prej zemre…