O QERSHOR, O LUM SI TI !

0
495

Poezi nga libri “ Jehona e zemrave tona”.

Sali Leka

O Qershor, o muaji i parë i verës.
O i miri midis të mirëve .
O i bardhi midios të bardhëve.
O shkëlqimtari midis shkëlqimtarëve.
O muaji i begatisë, i mrekullisë, i vlerës.
O Qershor, o muaji i biologjisë i jetës.
Gjelbëron lulet e gjethet e bimëve e të pemëve.
Të mollëve, pjeshkave, dardhave e qershive.
Rrit frutat e shegëve, manave e kajsive.
I jep ngrohtësi atmosferës, tokës e hemisferës.
Ashtu si unë i jap liri të drejtës të vërtetës.
O sa dëshiroj, o Qershor, o lum si ti!
O zemërmadhi i krejt humanëve e bujarëve.
O vizionari e shembullori i besimtarëve e guximtarëve.
O sa aft e ilmin kam të jem edhe unë ashtu si ti.
Të jem human, bujar, kristal e shkëlqimtar.
Të lutem e të përmallohem aman Qershor, aman!
Të bëhem edhe unë si ti bujar e human sakllam.
Se shkrimtar e poet vital vigan.
Edhe guximtar qelibar jam bërë vetë.
Por dua të bëhem si ti hyjnor veratisin.
Të dal e të zbardhoj, male, fusha, pllaja e lugina.
T’I mbush me lule, manushaqe, trëndafila e dafina.
T’u shumëfishoj fruta e t’u jap jetë.
Unë ditën punoj shumë e natën nuk flej gjumë.
Por vitalizohem e bëhem skifter me fletë.
Gëzohem e forcohem me iradin ilmin.
Shkruaj e shkruaj pa ndalim me betim e besim.
Shkruaj i papërtuar, çdo natë, me javë e muaj.
Nuk lodhem as dëshpërohem as nuk vuaj.
Nuk jam dëshpëruar as kur më kanë kërcënuar,
për të më pushkatuar.
Ah sa shumë ngjarje e kujtime janë për t’u treguar.
Shkrimtari Faik Ballanca u dëshpërua kur i komunikuan,
për ta pushkatuar.
Faiku u frikësua, u tmerrua e vrau veten.
Unë as e vrava as nuk e vras veten.
Por Akoma më shumë jetoj e jehoj i betuar.
Fuqizohem e rehatohem me të drejtën e të vërtetën.
E drejta e vërteta ta shtojnë forcën, vullnetin e gëzimin.
Nata jote Qershor, ta shon vitalitetin e ta zgjat jetën.
Ta garanton të mirën, begatinë, rehatinë e iradinin.
Prandaj unë ballëhapur bisedoj me njerëzimin.
Le ta dijë kush të dojë e ta thotë :
Unë dua të jem, më i madhi bujar e human.
Për çdo komb e racë njerëzore në botë.
Përtej në galaktik e matan në dynja zaman.
Në çdo cep në tokë me parcela pjellore e prodhimtare.
Disa ngastra e bregore mbushen çdo ditë me varre.
Disa nujerëz nuk i kanë zemrat e pastra, as të bardha.
Me trup e kokë përlyten në veprime paganiste barbare.
Jetojnë e vdesin me huqe meskiniste zuzare e mëkatare.
Unë këndoj e gugulloj, jetoj, shijoj e vitalizohem.
Për çdo shkak e sebep, rrëfehem e shëndetësohem.
Këndoj për lavdinë e atdheut e krenarinë e kombit arbo-ilir.
Demaskoj sulltan, dushman, satan, sharlatan, e vezir.
Që kanë përzhitur Ulqin, Skampin, Sfetigrad e Manastir.
Këndoj e nuk ndaloj me jehonën e zemrave tona.
Sa më shumë këndoj, aq më fort shkëlqej e gjallërohem.
Dua të shkëlqejë Velipoja, Fraxhili, Kolonja e Valbona.
Edhe Shkodra, Plava, Gucia ashtu si Lubjana e Lisbona.
Dua të përparojë e mira, e drejta shembullore.
Dua të triumfojë lavdia e krenaria njerëzore kombëtare.
Unë çdo sekond e minut krenohem.
Nuk plogështohem as nuk dobësohem.
Kam punuar e punoj, për vepra të dobishme madhështore.
Të mahnitshme shkëlqimtare për krahinat atdhetare.
Shumë të lashta nijëra vjeçare arbnore – shqiptare.
Flas e dialogoj me çdo njeri, i bardhë, i verdhë e mulat i zi.
Unë Qershorin e pres, përcjell me këngë e poezi.
Qershori 2020 erdhi me shumë lezet na sollli mirësi,
shëndet e prokopi.
Kështu e duam të na vijë edhe mot e përsëri.
Edhe në vitin 2022 me zhvillim e kimet.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV SPECIFIK
O lum ata që çdo vit në 12 e 13 Qershor me betim e iradin.
Shkojnë e bëjnë peligrinazh në kishën e Shna Ndout,
në Laç Kurbin.
Edhe e përcjellin me jehonë, gëzim, urim e admirim.

Tiranë, Qershor 2020

Tregoj për çdo kërdi, batërdi e tragjedi në histori.
Sqaroj e shpjegoj me poezi e dituri vizion e harmoni.