O njerëz, leni marrëzitë, mos luani më, me fatin e Kosovës!

0
321
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shumica e shqiptareve, ju gezuan rezultateve te këtyre zgjedhjeve. Ju gezuan se ndodhen pas shume kohe ndryshimet shume te pritura, qe Kosova te udheheqet shume me ndryshe, sigurisht me mire se deri me tash. Vendi u ngulfate ne te gjitha fushat e jetës, kur kemi pritur që do te na ndodhin gjera pozitive pas okupimit te gjatë nga Serbia. Ndoshta per te ardhur vota e sovranit edhe më ne vend, ka qene shume e nevojshme te kemi nje subjekt te ri politike me njerëz krejt te ri, te pa kompremetuar dhe te pergatitur per profesionin e politikës.

Dihet së në shume vende te botës, aty ku ka pasur luftë, pas saj vendin e kanë udhehequr njerëzit adekuat, kurse luftetaret duke e kryer misionin e tyre madhor kan shkuar në profesionin e tyre, ose janë pensionuar me benifite për merita. Na ndodhi, që në politikëbërje të inkuadrohen njerëzit e pa pergatitur që të bëjmë shtet ligjor dhe funksional, shtet ku të gjithë do të jenë të barabarte.

Kategoria e njerëzve te politikës, e cila e mori timonin e shtetit për 20 vite, punuan keq, sa jo vetem qe na befasuan neve, por i befasuan edhe miqtë tanë në botë, të cilët na ndihmuan që sot jemi të lirë në tokën tonë.Erdhen në pushtet, forcat të cilat u treguan lakmitare për pushtet apsolut. Erdhen ata që Kosovën e shendrruan në plaçkë. U pasuruan në menyrë të paligjshme, shkurt bënë shtet për vete, familjet e tyre, ilakat dhe militantët partiakë.

Dhe, tash kur ndodhi ndryshimi pozitiv i pritur më votën e sovranit, prap forcat retrograde janë duke na vu në sprovë të madhe. Si të shpjegohet gjithë kjo zhagitje për formimin e organeve te reja nga LVV-LDK, e cila po thuhet që po bëhët për ndarje të posteve, e prapa kësaj fshihet diçka edhe më shumë, dhe jo pa e rrezikshme me duket mua.

Duket së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani më ardhjën e tyre në pushtet, ju prishin shumë rehatin struktuarave të ndryshme të cilat terthorazi ose direkt janë të lidhura më krimin dhe korrupcionin. Këtyre njerëzve nuk ju shkon përshtati ndryshimi i bere.

Lufta për poste, e sidomos lufta speciale për president dhe për Ministrinë e Punëve të Mbrendshme, shtron pyetjen. A mos po luftohet që më këto dy poste të larta shtetërore, mos të lejohen ndryshimet pozitive ? për qka edhe u votua nga shumica.

Dihet kompetencat qe i ka Ministria e Puneve te Mbrendshme, dhe kjo eshte frika e tyre. Mjaftë është bërë më korrupcion, krim, varfëri, pa pa punësi, largime masovike nga Kosova. Ata që firmosuen bllanko, shumë marrveshje më Serbinë pa ndonjë transparencë për opinionin e gjerë, publik dhe duke falë jo pak toka armiqëve tanë shekullor, duhet të rrine cuc!

Na dëmtuan edhe në planin e ecurive ekonomike-sociale. Kosova nuk është e ndonjë përsoni të caktuar dhe as e ndonjë tarafi politikë, nese dikush mendon ashtu. Verdikti i votës së lirë të respektohet, së populli gjithnjë e më shumë, i ka kuptuar këta njerëz.

Kosova lirinë dhe pavarësinë e fitojë më gjak dhe sakrifica të medha. Edhe dikush nese i ka kontribuar kësaj lirie e nuk themi qe jo, nuk i lejohet të luhet në këtë menyre më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit që shtrihen sot në çdo cep të Kosovës.

Ata kanë rënë për shtet dhe atdhe, e jo për interesa partiake, as per interesa grupore të kujdo qofshin ato. Tek e fundit populli është ai, që nuk do të lejon në pakufi lojëra të tilla për fatin e tij. Sherret politike të atyre që ban keqpërdorime tashmë i kan marre vesh edhe fëmijët.

Edhe diqka do të shtoja krejt në fund të kësaj analize lexues të nderuar. Ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmanit ua prishë kohezionin edhe forcave të krimit të organizuar në rajon…

Këtë fakt e dinë edhe faktori ndërkombetar, të cilët ish dashur të ndikojnë që të formohen organet e reja sa më parë, kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt ndërkombëtar…