Nuk vriten atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!

0
602
Smajl Hajdaraj - Rugova

Nga Skënder MULLIQI

Po afrohet edhe nje pervjetor pa mikun tim, intelektualin, luftetarin e shquar, bashkepunetorin e ngusht te presidentit, Rugova, Smajl Hajdaraj.Ata qe e vrane, e vrane nje pjese te lirise se Kosoves.

Ata qe e vrane, e vrane edhe pavaresine e saj, per te cilen u anagazhua gjithë jetën, me familje. E kobshme ishte dita e 17 janarit, kur hienat e nates, e vrane para deres se baneses së tij, në lagjën Fidanishte në Peje.

Lajmi per vrasjen e Smajlit u hap rrufeshem, së ishte vrarë deputeti i parë i Kosovës së lirë. Ishte vrarë komandanti i luftës për Rugovë. Ishte vrarë njeriu i një Kosove e cila u errësua nga vrasjet e pas luftës. U vranë shume dhe vdiqën në Janarin e historisë së dhembjës dhe krenarisë tonë kombëtare.

U vranë njerëzit e devotshem që lufuan për shtet dhe për komb.Smajl Hajdari nuk i mungon vetem familjes, ai i mungon Kosovës dhe shqiptareve. Nuk kam mundesi lexues te nderuar dhe ju te gjithe qe e keni njohur dhe dashur, Smajlin pa e permendur faktin, se ai, sa kam punuar në Zyrën e Bota Sot, në Pejë, rregullisht më kishte vizituar, kur shumë kush e kishte dronë ta bënte një gjë të tillë.

Me vizitonte vetëm, por edhe më miqët e mi dhe te tij, Nazmi Lukaj, Tahir Cukaj e Naim Kelmendin. Smajli ishte i dashur, ishte i çiltër, tolerant, ishe burr burrash të trevës së Rugovës Kreshnike, e cila gjthmonë i dha kombit njerëz të cilët më trimëri të rrallë e mbrojtën kufirin e të parëve të tyre, dhe të Kosovës.

Nuk e harrojë kurrë vizitën që ma kishte bërë Smajli edhe në shtepi, kur edhe unë e kisha një kërcnim, nga ata që e përgjakën Kosovën e pas luftës, duke lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre. Me Smajlin, njeriu ka pasur çka të bisedon. Ishte intelektual i kalibrit të lartë, ishte njeri më plotë vizion për të ardhmën tonë. Vrasja e pa zbardhur deri më sot, si shumë të tjera, ishte humbje e madhe jo vetem për LDK ku ja kushtojë
gjithë jetën, por ishte humbje për familjën, veprimtarët dhe mbarë kombin.

Edhe për ne shokët e tij, humbja e tij na tronditi në shpirt dhe në zemer, së mbetem pa mikun e qmuar, humbem njeriu që shumë e deshtëm dhe na deshti. Smajli po i mungon edhe Kosovës. Per kwtw vigan liberator, ka njeriu shume çka të shkruan, së vepra e tij ishte e madhe…

E kujtojmë më nder dhe krenari mikun tonë, që nuk është më në jetë-Smajl Hajdaraj. Nuk është, së jetën dhe të ardhmën ia ndanë në dysh do hiqa që nuk do të gjejnë qetësi kurrë… Mallkimi i pret herdokur… Nuk vritën atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!