Flutra Kuqani Malo
NUK TË GJYKOJ
Nuk të gjykova,
as kur hyre çmendurisht
në shpirtin tim…
të prita krahë hapur
siç pres diellin çdo agim.
Të fala gjithçka
te dhurova pastërtinë,
mbulova hallet e tua
me koperten e dashnisë…
Të mbështolla me pelena ndjenjash,
si fëmijën e sapo mbrritun,
nuk desha asnjihere të dija…
nga vije, per ku shkon,
por vetëm të të mbroja
dhe të të doja, përgjithmonë.
S’jam e penduar aspak,
o hije e bukur në kaltërsi…
më dhe… të dhashë, pa rezerva,
të pastrën dashuni…
Tash, në heshtje,
Ktu mbledhun pyes veten:
ekziston vallë dashnija te ti?…
@F Kuqani Malo 1990
Marre nga libri ” Me penden e shpirtit ” n. 1