Nuk përulet kombi Alban-Arbo-Dardan Z. Peter Tieder mjeran sharlatan

0
363

Tregim nga libri “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa“.

Për dijeni Z. Gramoz Ruçi, kryetar i parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i besuar dhe i votuar nga elektorati socialist, nacionalist dhe demokrat të vërtetë modernist.

Sali Leka

Unë kam admirim për kombin Dedesko –Gjerman, por jo për gazetarin Peter Tieder mjeran sharlatan që ka shkruar procka të pista në gazetën “BILD“. Mjerani Peter shkruan: “ Në vitin 2017 BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë, por Shqipëria ka shtet mafioz, kaotik në duart e gangsterëve me korrupsion me blerje votash nga Edi Rama dhe qeveria e krimit“.

Këto fjalë dhe të tjera që ka shkruar sharlatani Peter qeder Tieder janë gënjeshtra të rëmdomëta të neveritura.

Të vërteta janë këto fjalë që po rreshtoj : Edi Rama me qeverinë nuk ka ardhur në pushtet me forcën e armëve, as me duart e gangsterëve, as me lekët e mafias, as me blerje votash, por ka ardhur me besimin dhe votimin e popullit socialist dhe nacionalist demokrat modernist alban. Edi Rama nuk e dorëzon funksionin politik ekzekutiv dhe juridik se nuk e lejon elektorati i betuar socialist nacionalist dhe demokrat i vërtetë modernist. Asnjë ministër i qeverisë socialiste nuk është gangster as mafioz se po të ishin kombi Alban – Arbo – Dardan do ta kishte paditur në prokurori dhe gjykatë juridike. Kombi alban as ishte, as është frikacak as alabak, as është përulur as përulet as nga mafiozi, as gangsteri, as nga Peteri sharlatani, varfanjaku mjerani.

Unë e ftoj Peterin të vijë në Shqipëri si turist dhe mik dhe do ta ushqej falas e gratis sa të dojë ai. Do ta shëtis në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korcë, Pogradec, Berat, Fier, Lushnje, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, dhe do të shohi sa mirë jeton populli shqiptar. Eja Peter mos hezito, mos u frikëso, mos u bëj frikacak as alabak sharlatan zgërdhak.

Eja si kreshnik vigan se nuk ka për të cënuar aspak as për të poshtëruar asnjë gangster as mafioz as kriminel, as gazhel, as rrebel dhe dembel.
Në Shqipëri ka liri, punë dhe garanci për të tërë por dembeli nuk e don punën por gunën dhe shajakun, rrebeli don dajakun, gazheli don shpifjen, gënjeshtrën, trillimin dhe shtrembërimin.

Dembeli rrebeli dhe gazheli negativë regresivë sesa gangsteri kusari dhe krimineli. Eja Peter në Tiranë dhe do të uroj mirë se erdhe, por mos e përul vetveten, mos u bëj dembel, rebel as gazhel.

Me trillimet që keni shkruar e keni përulur vetveten në maksimum si tutkun merhum dhe si idiot, injorant kutrrum.
Kurse kombi albanez arbo-dardan nuk përulet nga brockullat e tua dhe të atyre që të kanë inspiruar dhe infektuar.

Për t’u mos u qelbëzuar për ibret dhe mysibet eja në Tiranë ta largoj unë infektimin. Ti Peter ke shkruar: “Shqiptarët duhet të bashkohen me opozitën dhe të largojnë banditët nga kuvendi dhe politika, rrugaçët dhe gangsterët nga kryesimi i bashkive dhe të rrëzojnë repartet e ndryshme të shtetit Edi Ramës“.

Kurse e vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Edhe deputetët socialistë, edhe kryetarët e bashkive të Republikës Shqipërisë, edhe repartet e shtetit të Edi Ramës janë shqiptarë dhe janë besuar dhe votuar nga populli. Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi me cilën të bashkohen shqiptarët ?

Nëse janë banditë kusarë dhe rrugaçë i largon populli në 30 Qershor 2019 me vota kundër gangsterëve dhe rrugaçëve.
Populli shqiptar socialistë, nacionalistë dhe demokratë të vërtetë do të bashkohen kundër banditëve, kusarëve dhe krimineleve në qendrat e votimit dhe nuk bashkohen me Lul Bashën në tendat dhe çadrat e shkretimit të atdheut.

Populli shqiptar pasardhës dhe trashigimtarë i kombit Arbo-Dardan nuk frikësohet nga rrëmujkat e Lulit, as nuk bashkohet ma kapsullkat e Fatmir Mediut që në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec të Vorës vrau 26 njerëz, plagosi sakatoi gjymtoi 270 djem, burra, vajza, gra dhe fëmijë. Lul Basha me 21 Janar 2011 vrau katër burra në bulevard në Tiranë. Në 30 qershor 2019 Lul Basha dhe Fatmir Medium mund të vrasin edhe katër burra të tjerë në Tiranë dhe 26 në Vorë, por nuk mund të vrasin 2 milion djem dhe burra , vajza dhe gra socialiste , nacionaliste dhe demokrate të vërteta.

As nuk mund të vrasin katër qind e dyzet mijë nxënës, maturantë dhe fëmijë të butë, të njomë si lule pranverore, bij dhe bija të popullit shqiptar si lule pranverore.

Sot populli shqiptar shtatë milion në Ballkan ka nisur epokën e Bashkimit Kombëtar historik dhe të integrimit në Bashkimin Europian demokratik. Republika e Maqedonisë Veriut me popullsi sllave dhe shqiptare do të hapi negociatat për antarsimin në Bashkimin Europian.

Ky antëtarësim dhe integrim është gëzim dhe fitore madhështore për shtatë milion shqiptarët në Ballkan por kjo fitore ka egërsuar Bashën dhe Mediun dhe vijnë vërdallë rrugëve të Tiranës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Del Pyetja Pse?
Përgjigjja: Kur Republika e Maqedonisë Veriut, Republika e Shqipërisë , e Kosovës dhe e Malit të Zi do të antarësohet në Bashkimin Europian Basha dhe Mediu nuk mund të vrasin kurrë as katër qen dhe as 26 këlysh mace.

Sali Leka, Cel 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Për vrasjen e katër burrave më 21 janar 2011 dhe 26 burrave dhe grave në Gërdec më 15 mars 2008 nuk është ndëshkuar asnjë kriminel, sikur këta njerëz të vrarë të pafajshëm të ishin këlysh qeni dhe mace.

Por për këto mëkate mizore nuk është fajtore qeveria socialiste shembullore me Edi Ramën kryeministër i reformave të dobishme madhështore.

Tiranë, Maj 2019