Nuk kishte bashkëpunim të fshehtë me Rusinë nga fushata e Presidentit Trump

0
683

Skandalet e demokratëve të SHBA-së i fshehen me qëllim publikut amerikan nga FAKE NEWS

Shitja e Uraniumit Një Rusisë në kohën Sekretares së Shtetit Clinton krijoi interesa personale për te me vlerë $140 milionë, si shpërblim Fondacionit Clinton

Klajd Kapinova

Media në SHBA, ka vdekur – Sean Hannity (Fox News)

Shqiptarët, nën rregjimin e egër stalinist, sikurse edhe shumë vende të ish blokut komunist të Europës Lindore, ishin të izoluar për të ditur mbi SHBA, për të parë, mësuar dhe ecur me hapin e demokracisë bashkëkohore amerikane në çdo këndvështrim dhe më së shumti në fushën e medias.

Ne të gjithë kemi ëndrruar, menduar dhe shikuar të shohin nga SHBA një model shembullor të medias bashkëkohore informuese dhe investiguese të saktë për trevat tona, por për fat të keq, kohët e fundit kanë pësuar zhgënjim, si ne emigrantët shqiptarë, amerikanët dhe opinioni dhe media botërore.

Pikërisht kjo propagandë Non Stop dhe e shfrenuar (24/7 për 365 ditë të vitit) gënjeshtare marramendese anti Trump, ka bërë që shumë shqiptarë këtu në SHBA dhe vendlindje t’a shohin fituesin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 në mënyrë negative.

Kjo për faktin se 95% e shqiptaro amerikanëve të regjistruar si demokratë (ku përshihen edhe ish të dënuar politik të kohës së rregjimit komunist), që punojnë dhe jetojnë në Amerikë (me shumicë në New York, Detroit, California, New Jersey, që janë shtete blu të mbushur me simbolin politik të gomarit), nuk e kanë mbështetur asnjëherë kandidatin TRUMP, gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjes së tij suprizë si President i 45-të i SHBA.

Amerikanët e duan Trumpin, prandaj edhe e kanë votuar për President mbi 63.000.000 vetë me të drejtë vote, ku mori 306 vota elektorale, ku shumë kanë qenë demokratë dhe të pavarur, që e kanë mbështetur në ditën e votimit në nëntor të vitit 2016.

Zëri i Amerikës u bë simotra
e CNN, MSNBS, The New York Times etj.

Nëse e ndjek historikun edicionit të lajmeve gjatë dy viteve të fundit në gjuhën shqipe të Radios Zëri i Amerikës (VOA), del se ajo më shumë ka botuar lajme apo bërë përkthime, të njëanshme duke u mbështetur në shumicën e rastëve pranë mediave FAKE NEWS, duke i përmendur shpesh emërat e tyre si burim referimi.

Ajo në vend që të ishte dhe jetë sot asnjanëse, ka preferuar të shpreh bindjet dhe preferencat e majta, duke mbajtur hapur një qëndrim të njënshëm, kur duhet të ishte e paanshme, sepse paguhet nga taksat tona, mbasi është Agjenci lajmesh shtetërore.

VOA, duhet të pasqyroj pikëpamjet e Qeverisë së SHBA-së (pra dhe të Presidentit aktual, sikurse kanë vepruar me fanatizëm dhe dashuri për 8 vjet me ish Presidentin e tyre të preferuar Barok Hysen Obamën gjatë viteve 2008-2016), me zyrat e saj qendrore në Washington D.C.

Sot, për fat të mirë përmes kablove televizive apo falas nëpërmjet rrjeteve sociale në vendlindje, shqiptarët i marrin lajmet direkt pa patur nevoj më t’ia serverin si propapagandë me dy standarte, sepse edhe atje tashmë ndiqen Live kanalet amerikane etj.

Në ketë rast ata kanë parë nga afër njëanshmërinë e disa gazetarëve të VOA e cila ka botuar ose përkthyer direkt vetëm “lajme” apo “analiza”, që kritikojnë njëanshmërisht Presidentin e SHBA zotin Trump, ndërsa nuk kanë informuar asgjë për Fondacionin Clinton, që FBI, ka kohë që po vijon pa ndëprerë investigimin kriminal për abuzime dhe marrje si dhuratë të miliona dollarëve nga shtete, mbretër, organizata, qeveri të ndryshme gjatë kohës që ajo ishte Sekretare e Shtetit të SHBA-së.

Në faqen e kësaj agjencie shtetërore në internet, kemi lexuar raste të rralla dhe shumë shkurt njoftime nga mediat e fuqishme të majta sikurse quhen këtu FAKE NEWS, duke venë në pikëpytje “besueshmerinë” e tyre, në rolin e gazetarit të paanshëm, të cilët paguhen nga taksapaguesit amerikanë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Kur VOA ka botuar njoftime nga CNN, duhet të kishte botuar edhe lajme për të njëjtin teme nga Fox News, duke krijuar balancë (barazpeshë) për të ruajtur ekuilibrin e lajmeve dhe analizave “të tyre”.

Kjo sëmundje ngjitëse ka prekur edhe mediat e shkruara këtu në NY. Ajo është e dukshme edhe në faqet e dy gazetave që botohen në New York (Bronx, Manhattan) edhe në internet gjoja për komunitetin tonë shqiptaro amerikanë. Këtu më shumti shquhet gazeta e majtë private e “komunitetit” Illyria.

Por nga ana e tjetër edhe gazeta Bota Sot (me zyrat qendrore në Zvicër), në internet ka botuar kronika, lajme, reportazhe dhe takime të pjesëtarëve të ndryshëm të dërguar nga bashkëpunëtorët dhe korrespondentët falas të komunitetit tonë, për takimet elektorale para dhe mbas zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, aktivitetet e “bujshme” vetëm nga partia blu e gomarëve.

Skandalet e demokratëve të SHBA-së
i fshehen me qëllim publikut amerikan nga FAKE NEWS

Skandali më i madh i shekullit në historinë e SHBA-së, me prova dhe dokumente origjinale ekziston Lidhja e Rusinë me kupolen e Partisë Demokratike të Amerikës, ish administratës së Obamës, dinastisë së korruptuar të familjes Clinton, e cila me mjeshtëri të lartë propagandistike e ndihmuar nga makina marramenëse e medias ultra të majtë FAKE NEWS ka mundur të fshihet dhe manipuloj popullin amerikan.

Mbi 500.000 artikuj të ndryshëm FAKE News, janë publikuar për lidhjet e mundshme të zotit Trump dhe antarëve të fushatës elektorale së tij me qeverinë e Rusinë dhe Putinin, ku vendet e para zënë mediat FAKE NEWS, si: CNN, CNBS, The New York Times, Washingotn Post, etj., shkruan gazetari dhe editori Glenn Greenwald, themelues i “The Intercept”.

Media e tilla, gjigande si: CNN, CNBS, The New York Times, Washingotn Post, MSNBS, WSJ, Los Angelos Times, Chicago Tribune, CBS, Bloomberg News, AP Associated Press, Newsweek, TIME, Voice of America (e cila mbahet nga taksapaguesit amerikanë), Social Media: Facebook, WhatsApp, Instagram, Google, Tweeter, Yahoo, Fiber, In; Daily News, USA Today, BBC, EuroNews, Buzz Feed, The Huffington Post, PolitiFact, Snopes, Rolling Stone, etj., dhe kupola e FBI, CIA dhe DOJ ia faturuan për 24 muaj ekipit elektoral dhe vetë Presidentit Trump.

Këto media edhe pas daljes së rezultatit të hetimeve nuk kanë kërkuar falje për mashtrime mediatike, gjë që ka irrituar popullin e thjeshtë amerikanë.

Barr: Nuk ka patur komplot me Rusinë
për ndërhyrje në zgjedhje, sipas raportit të z. Mueller

“Gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë. Ë shtë turp që vendit tonë iu desh të kalojë nëpër këtë sprovë. Është një turp që presidenti duhej të kalonte nëpër këtë sprovë, madje qysh përpara para se unë të zgjidhesha. Ky ishte një akt ipaligjshëm poshtërimi që dështoi dhe shpresojmë se dikush do të hetojë edhe palën tjetër. Asnjë bashkëpunim i fshehtë, asnjë pengim i drejtësisë, pafajësi e plotë. Le ta mbajmë Amerikën të Madhe” – Donald J. Trump, President i SHBA-së

Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën” – Mike Pence

Prokurori i posaçëm Robert Mueller në raportin e tij përfudimtar dorëzuar Kongesit dhe Senatit Amerikan, thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjejr të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë (U.S. Department of Justice) Prokurori i Përgjithshëm) William Barr.

Ai publikoi një përmbledhje prej 4 faqesh nga raporti i shumëpritur për hetimin që zgjati 22 muaj rreth akuzave se fushata e zotit Trump kishte bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit te vitit 2016 në favor të zotit Trump.

Hetimi i Prokurorit të Posaçëm nuk arrin në përfundimin se fushata Trump apo dikush i lidhur me të ka bashkëpunuar me qeverinë ruse në aktivitetet për ndërhyrjen në zgjedhje,” thuhet në përmbledhjen e zotit Barr.

Zoti Barr thotë se raporti arrin pikërisht në këtë përfundim, megjithë “ofertat e shumta nga individë të lidhur me Rusinë për të ndihmuar fushatën Trump”.
Prokurori i Posaçëm Mueller nuk nxjerr përfundime nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë, duke ia lënë këtë çështje zotit Barr dhe Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Kreu i Departamentit të Drejtësisë shkruan se nuk ka prova të mjaftueshme për të konkluduar nëse zoti Trump ka kryer krimin e pengimit të drejtësisë. Ai thotë se kjo nuk bazohet në ndonjë nocion se ndaj një presidenti në detyrë nuk mund të ngrihet aktpadi.

Gjatë hetimit gati dy vjeçar, Prokurori i Posaçëm Mueller kishte në dispozicion të tij 19 avokatë dhe 40 agjentë të FBI-së që punonin me të, lëshoi më shumë se 2.800 thirrje për paraqitje, bisedoi me rreth 500 dëshmitarë dhe kreu gati 500 urdhra për bastitje.

Të gjithë duhet të festojmë rënien e gënjeshtrës së madhe të Hillary Clinton. Ivanka Trump citon Abraham Lincoln pas lirimit të rezultateve të hetimit të Rusisë.

Zbulimet e zotit Barr thyen ëndrrat e demokratëve, të cilët me guxim të sigurisë së lartë parashikonin se hetimi i Mueller do të shkatërronte presidencën e Trump dhe do të çonte në akuza penale kundër tij. Kjo e nxiti atë të deklaronte se ai ishte shpallur i justifikuar pas “një rrëzimi të paligjshëm që dështoi”.

William P. Barr Attorney General, gjithashtu tha se ai dhe zëvendës AG Rod Rosenstein vendosën që raporti i Mueller nuk përmban prova “të mjaftueshme për të vërtetuar se Presidenti ka kryer një vepër të pengimit të drejtësisë”, në lidhje me hetimin, të cilin Presidenti Trump vazhdimisht e kishte quajtur një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht.

“Vendosmëria jonë u bë pa marrë parasysh dhe nuk bazohet në konsideratat kushtetuese që rrethojnë aktakuzën dhe ndjekjen penale të një presidenti të ulur”, shkroi Barr.

Thomas J. Fitton dhe Judicial Watch

Thomas J. Fitton është presidenti i Watch Judicial, një grup konservator mbikëqyrës i organizuar. Ai ka punuar për Televizionin Amerikan të Zërit Kombëtar për Fuqizimin, Forumin Ndërkombëtar të Politikave, Institutin e Lidershipit dhe Saktësinë në Media.
Fitton ka lindur në Nyack, New York. Babai i tij ishte menaxher në një supermarket dhe nëna e tij ishte infermiere.

Ai ka një diplomë bachelor në anglisht nga Universiteti George Washington.
Tom, ka është President i Watch Judicial, që nga gushti i vitit 1998. Grupi kryesisht kërkon qasje në të dhënat e qeverisë, paraqitjen e Ligjit për Lirinë e Informacionit (FOIA) dhe dokumenteve të tjera publike që veprojnë në gjyq, duke u angazhuar në forma të tjera të procesit gjyqësor civil dhe duke ndjekur veprime të ndryshme, që gjenerojnë presion publik mbi agjencitë qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Në korrik 2013, Fitton fitoi një vëmendje të gjerë pasi një jurie e gjeti Xhorxh Zimmerman jo fajtor në vdekjen e Trayvon Martin në Sanford të Floridës, kur Fitton u shfaq në intervista të shumta duke pretenduar se Departamenti i Drejtësisë i Obamës kishte dërguar përfaqësues në Sanford pas vdekjes së Martinit ndihmojnë në organizimin dhe menaxhimin e tubimeve dhe protestave ndaj Xhorxh Zimmerman”.

Tom mbështet Breitbart News

Watch Judicial, ka shprehur ide për vite me radhë tek Breitbart News, një faqe e drejtuar nga Steve Bannon. “Aktivistët liberalë duan të shkatërrojnë Breitbart, por ne nuk do të vrasim.”

Gjatë zhurmës së madhe propogandistike të koordinuar mediatike të majtë, të quajtur si “ndërhyrja” ruse në zgjedhjet 2016, në vitin 2017, Tom, bëri thirrje që hetimi i Këshillit Special të mbyllet, duke argumentuar se prokurorët në hetim ishin tepër të njëanshëm kundër Presidentit Trump për të kryer një hetim të besueshëm.

Dhe ashtu doli në mbyllje të saj nga vetë Prokurori i posaçëm Robert Mueller, në raportin e tij përfudimtar dorëzuar Kongesit dhe Senatit Amerikan dhe lexuar nga Prokurori i Përgjishëm William Barr.

Ai gjithashtu kërkoi mbylljen e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) “sepse u shndërrua në një operacion të tipit KGB nga administrata e Obamës”. Dhe ashtu ndodhi, sepse sot ekziston Deep State.

Kur Michael Cohen, ish avokati personal i Trump, u deklarua fajtor e u denua me 3 vjet burg (nga këto 3 muaj burg pse ka rrejt Kongresin), se gënjeu Kongresin dhe për krimet e tjera e nxjerra në dritë nga hetimi i avokatit special Robert Mueller në dhjetor 2018, Tom tha se ishte “çaj i dobët” dhe kishte për qëllim “ta bënte Presidentin Trump të duket keq.”

Sërisht kongresisti Jim Jordan dhe një tjetër koleg i tij, kanë depozituar në një Gjykatë dy aktipadi të tjera ndaj Michael Cohen, për një tjetër gënjeshter sërisht në Kongres dhe për dia problem dhe parregullsive me bisnesin e tij.

Demokratët bamirës, që zotërojnë Kongresin Amerikan, e rrezikuan sërisht veglën e tyre duke ia rritur shumë shpejt kohën e qendrimit në burg, mbas një gjyqi të dytë, që pritet të zhvillohet ndaj tij…

Watch Judicial padit në gjyq me fakte rastin e emaileve të Hilary Clinton

Gazetari investigativ amerikan Josh Gerstein, ndër të tjera shkruan se kontradiktat e email-it, që e ndoqën Hillary Clinton-in në shumicën e garës presidenciale të vitit 2016 mund të jenë duke u nisur në garën 2020, pasi një gjykatës federal urdhëroi fakte shtesë nëse përdorimi i Clinton-it nga sistemi privat i emailit ishte një përpjekje e qëllimshme për të penguar lirinë e Akti i Informacionit.

Në një opinion gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Royce Lamberth tha se pavarësisht nga FBI, inspektori i përgjithshëm dhe hetimet në Kongres për përdorimin e një llogarie private për të gjithë trafikun e saj të email-it gjatë katër viteve të saj si sekretare e shtetit, lejohet të kërkojë dokumente dhe dëshmi shtesë për praktikën.

Lamberti, i cili është ndeshur me Clinton dhe ndihmësit e saj në rastet që i përkasin administratës së bashkëshortit të saj, ishte i pakalueshëm në vlerësimin e tij për veprimet e ish-sekretarit. Ai i hodhi poshtë praktikat e emaileve të Clinton-it si “një nga veprat më të rënda moderne ndaj transparencës së qeverisë”.

Lamberti, gjithashtu shprehu shqetësime se avokatët në Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit e mashtronin gjykatën kur u përpoqën në fund të vitit 2014 për të përfunduar padinë e FOIA të Gjyqësorit për pikat e bisedimeve në Bengazi edhe pse disa zyrtarë ishin në dijeni muaj më parë se Klinton kishte dhjetëra mijëra e-mail në një sistem privat dhe kishin rënë dakord t’i kthenin shumë prej tyre në Shtetin sipas kërkesës së tij.

Skandali e-maileve të Hillary Clinton

Presidenti i Judice Watch, Tom Fitton, thotë se shpresonte që vendimi i Lamberthit do të bënte ndryshime në emërimet e Presidentit Donald J. Trump në Departamentin e Drejtësisë për të ndryshuar kursin e procesit gjyqësor dhe për të marrë një qasje më bashkëpunuese.
Vendimi gjyqësor historik ngre shqetësime në lidhje me skandalin emaileve të Hillary Clinton dhe korrupsionin qeveritar, për të cilën janë të shqetësuar miliona amerikanë.

“Judice Watch, shikon përpara për të kryer një zbulim të kujdesshëm në çështjen email të Clintonit dhe shpresojmë që Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të njohin kritikën dhe ndihmën e Gjykatësit Lamberth, dhe jo të pengojnë këtë zbulim të urdhëruar nga gjykata.” – tha Fitton në një deklaratë.

Gazetari i Fox News Dom Calicchio, shkruan: “Hillary Clinton e përdori serverin privat të emailit në mesin e veprave më të rënda ndaj transparencës, thotë gjykatësi.

Gjyqtari rregullon më shumë gjetje faktesh në përdorimin e 33.000 emaileve të Clinton-it
Royce Lamberth thotë se Judice Watch, duhet të lejohet të kërkojë dokumente dhe dëshmi shtesë, nëse përdorimi i Hillary Clinton nga një sistem privat i emaileve ishte një përpjekje e qëllimshme për të penguar Ligjin për Lirinë e Informacionit; reagim nga presidenti i Judice Watch, Tom Fitton.

Një grup konservator realizoi një fitore gjyqësore, kur një gjykatës federal urdhëroi më shumë fakte në hetimin e emaileve të Hillary Clinton.
Në sundimin e tij gjykatësi i Gjykatës së Rrethit Royce Lamberth sulmoi përdorimin e Clinton e serverit privat, ndërsa Sekretari i Shtetit si “një nga veprat më të rënda kohës moderne ndaj transparencës së qeverisë“.

Grupi konservator Judicial Watch, kishte ngritur një padi kundër Lirisë së Informacionit (FOIA), kundër departamenteve të Shtetit dhe Drejtësisë, duke pretenduar se praktikat e emaileve të Clinton-it përfaqësonin një përpjekje të qëllimshme për të shkelur FOIA, sikurse raportoi edhe revista amerikane Politico.

Presidenti Tom Fitton vlerësoi vendimin e Lamberthit, duke treguar në kanalin Fox News se gjykata nuk ishte “shumë e bindur” se ish drejtori i FBI James Comey hetoi në mënyrë serioze përdorimin e Clinton-it të serverit privat kur ajo ishte Sekretare e Shtetit 2009-2013.

Si rezultat i vendimit të Judicial Watch, “Disa njerëz si znj. Clinton-it potencialisht do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të tjera.” – tha Fitton.

Lamberti urdhëroi departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë të punonin me Watch Judicial, në një plan zbulimi, për të përcaktuar nëse zj. Clinton përdorte serverin për të anashkaluar kërkesat e FOIA, raportoi website Hill.

Presidenti Trump dhe republikanët, me fakte kanë folur në mënyrë të përsëritur për përdorimin e Hillary Clinton të serverit privat të mbi 33.0000 emaileve, duke argumentuar se perdorimi i saj, potencialisht e ka vënë informacionin e klasifikuar të qeverisë në rrezik të madh.

Clinton u zbulua se kishte fshirë emailet, dhe ajo genjeu kur tha se ishin emaile personale dhe nuk ishin të lidhura me punën e Departamentit të Shtetit.

Ish drejtori i CIA James Comey njoftoi gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 se trajtimi i postës elektronike nga Clinton ishte “jashtëzakonisht i pakujdesshëm”, por nuk garantonte akuza penale, shkruan ndër të tjera raporteri i Fox News gazetari Adam Shaw.

Emailet jashtë kontrollit

Në kohën kur Judicial Watch zbuloi skandalin email të Clinton-it, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI luftuan për t’i mbajtur përmbajtjen e dokumenteve sensitive sa më larg publikut amerikan.

JW e dinte se qeveria dhe administrate e Obamës e dinte se po mbronin Hillary Clinton, këto agjenci. Ata me ketë rast po synonin të luftonin edhe kundërshtarin e saj politik, Donald Trump.

Dhe, qysh atëherë, JW ka zbuluar një skandal të madh në historinë amerikane, në lidhje me abuzimet nga zyrtarët, zyrat dhe agjencitë qeveritare për qëllime politike.

Administrata e Obamës e përdori Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe agjencitë e tjera për të spiunuar opozitën e saj politike; dhe ka punuar me Hillary Clinton dhe me Komitetin Kombëtar Demokrat, për të pastruar të dyshuarin e inteligjencës nga shtetasit e huaj dhe për ta përdorur këtë si pretekst për të spiunuar Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij.

Michael Bekesha e bëri të qartë se shteti i thellë po lufton për të mbuluar gjurmët e tij.

Tre vjet pasi mësuam për serverin privat të Hillary Clinton, ne ende nuk kemi të gjitha emailet e saj. Kanë kaluar gati dy vjet që kur përfundoi hetimi i FBI-së. Ne ende nuk kemi të gjitha emailet e saj, dhe ne nuk kemi të gjitha dosjet që lidhen me hetimin. Ne vazhdojmë të luftojmë në gjykatë. Qeveria vazhdon të ecin ngadalë. Ata vazhdojnë të na pengojnë. Dhe kështu që gjithçka që kemi janë rrjedhjet nga Shteti i Thellë (Deep State), dhe ky është një problem. Publiku amerikan nuk e di se çfarë duhet të besojë, sepse nuk kemi pamje të plotë.