Arben Çokaj
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy politikanë të rinj e premtues në Kosovë, për t’i patur zili e gjithë shoqëria shqiptare. Ngaqë kemi këto probleme të mëdha si shoqëri, mungesa e një klase politike të përgjegjshme e të ditur vihet re lehtësisht, menjëherë.
Por edhe këta të dy, pjesë e shoqërisë sonë janë dhe si çdo njeri që nuk është perfekt, edhe këta kanë të metat ose defektet e tyre.
Albini u bë 3 muaj kryeministër dhe filloi t’i jepte leksione e këshilla gjithë Bakllkanit, se si duhej të qeverisej. Kurse Vjosa si Presidente në detyrë ka 3 javë, dhe vizita e parë, që ajo bëri në rolin e saj si Presidente e Kosovës, ishte vizita në Shqipëri, ku erdhi dhe u dha një “leksion” politikanëve shqiptarë…
Tani të rrimë pak këtu.
A kanë të drejtë këta dy politikanë premtues të Kosovës të japin mendimet e tyre për shoqërinë kosovare, shqiptare dhe më gjerë? Padyshim. Por duhet edhe me ditë, se sa kapacitet e forcë kanë për ta shtrirë ndikimin e tyre mbi të tjerët, sidomos jashtë Kosovës.
Pasi Kosova është shteti më i ri në Ballkan e Europë dhe shteti më i pafuqishëm dhe më i izoluar dhe i dobët ekonomikisht, dhe ata është mirë një herë të mësojnë prej të tjerëve si bëhet shteti, të bëjnë shtetin e tyre dhe pasi të arrijnë sukses, t’i lejojnnë vetes edhe luksin që të japin mend, për Shqipërinë e Ballkanin dhe më gjerë, nëse i dëgjojnë.
Këtë e them si këshillë jo-personale, por duke u bazuar mbi logjikën e pollitikës dhe dipolomacisë ndërmjet vendeve.
Pasi presidenti amerikan Ruzvelt ka thënë një herë se: “Toka është pronë e njerëzve të mençur, kur ata kanë forcë“. Pra, mund të jesh i mençur, e nuk ka dyshim, i ndershëm dhe parimor, si Vjosa e Albini, por kur nuk ke forcë, nuk të dëgjon kush. Pastaj provojeni veten në pushtet në Kosovë, jepni rezultate të mira dhe padyshim se do ju ndjekin edhe të tjerët nga pas, si shembull i mirë! Deri atëherë treghohuni më racionalë e taktikë. Se vlen më shumë puna, se guna!
ORIENTIMI FETAR I ALBIN KURTIT
NË NJË KOMENT, QË I BËRA KIMETE BERISHËS NË LIDHJE ME HOXHËN E ALBINIT, SHKROVA:
“Hoxha shumë simpatik, edhe islami – feja ma e mirë dhe ma e pastër në botë… Vetëm ma gjej një vend musliman ose me shumicë muslimane, demokratik e të zhvilluar, dhe që nuk është ‘laraman’ e mjeran si populli shqiptar?! Gjejma një shtet musliman, ku ti thua: Kështu duam të bëhemi ne! Asnjë! Ne duam të bëhemi si shtetet e Perëndimit, ku edhe emigrojnë shqiptarët, por islami e mentaliteti oriental, nuk na lë të bëhemi. E tani mos u justifiko si Kim Mehmeti me: “Fajin nuk e ka islami.”
Se shkon çeçeni i rrahur e tjetërsuar nga turku në Francë e për hir të islamit e pret mësuesin në qafë. Shkon shqiptari i rrahur e tjetërsuar nga turku në Vjenë dhe vret shqiptarin e njerëz të tjerë për hir të besimit islam… E prapë fajin nuk e ka islami?! Me islam, sa të kesh frymën gjallë ti e pas 100 vjetëve, ne do të kemi si Konica para 100 vjetëve, të njëjtat diskutime edhe pas 100 vjetëve – nuk do mund bëjmë shtete dermoktratike e të zhviluara. Do gjenerojmë përsëri të njëjtat probleme!”
Albini synon ta përdorë fenë për të ardhur në pushtet, por ai ndoshta nuk e di, se kjo rrugë e fundit që ai ndjekë për të ardhur në pushtet, do e fusë atë në një spirale fetare, që nuk do të dijë të dalë. Nuk është pushteti qëllimi i fundit në politikë, por pushteti në shërbim të vendit. Me përpjekjen e tij, Albin Kurti po tregon se ai do të përfundojë i përdorur nga feja islame, e kjo mendoj se nuk do të jetë e dobishme për shtetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Shteti më i zhvilluar me shumicë muslimane është Turqia. A synojmë ne shqiptarët të hyjmë në BE, apo të bëhemi si Turqia?!
Në Europë e Skandinavi, klerikët, priftat e hoxhallarët nuk merren me politikë – politika është e ndarë nga feja. Tani Albini ose nuk e din këtë, ose bën sikur nuk e din, se i intereson fitimi i zgjedhjeve me çdo çmim. Por nëse e përzien politikën me fenë, atëherë cënon rëndë laicitetin e shtetit. Prandaj ai nuk duhet ta bëjë këtë. Duhet ruajtur ekuilibri i btrendshëm dhe marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, ashtu si duhet ruajtur edhe laiciteti i shtetit dhe ndarja në demokraci e politikës nga feja! Ndryshe kjo mund të çojë në deformim të demokracisë dhe në dështim të shtetit të Kosovës.
Albin Kurti në postimin e tij në FB:
Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja.
Z. Bajrami në Dubai ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë te Instituti “Juma’l-Maxhid”, Drejtor i Departamentit për Kontrollë dhe Verifikim të Botimeve te Ministria e Vakfit si dhe Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje.
Gjithashtu ai ka drejtuar Projektin e MTI të Qeverisë së Kosovës për Investime të Gjirit Persik, ka qenë përfaqësues i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Drejtor i Institutit Kërkimor Shkencor “Victory” si dhe Drejtor i Institutit Kërkimor-Shkencor dhe Kryeredaktor i Revistës “Avicena” në Prishtinë.
Mustafë Bajrami është autor i katër librave në fushën e logjikës, dy librave në filozofinë islame, një në marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, si dhe përkthyes i 10 veprave nga anglishtja, turqishtja dhe arabishtja. Po ashtu është edhe autor i një morie punimesh në teologji, filozofi, politikë dhe diplomaci si dhe i qindra shkrimeve e opinioneve.
Si një lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, z. Mustafa Bajrami sjell dije e përvojë të vlefshme për Lëvizjen tonë.
Pela e Trojes tani Pele e rregullt, nuk ka pase asnje aresye te e vizitoj Shqiperine, perveç se te e shfrytezojë PARLAMENTIN E SAJ per kampaje zgjedhore, perndryshe cilido politkan nga Kosova ne Shqiperi nuk duhet te pritet me nderime shtetërore, por me nderime te zakonshme, sepse Parlamenti i Shqiperise eshte edhe parlament i Kosoves… dhe e Kunderta…
Jashtzakonisht e pergezoj Kryeministyrin EDI RAMA, qe nu e gelltiti kurthen zgjedhore te kesaj krimineleje, e cila nuk ka pase asnje arsye te e vizitojë Shqiperine e lere te shesë leksione idiotike se kush çka duhet bere…
Komentet janë mbyllur.