Nuk kemi dëgjuar më parë…

1
171
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Bisedë me pikëquditëse(!)

Kur bisedoja në Çikago me miqtë amerikanë se shteti i Kosovës, për një pjesë të pakicës (serbe) në qytetin e Mitrovicës, për çdo muaj ua paguan shpenzimet për energjinë elektrike(sic!), ata rrudhën krahët dhe me thanë:

– Po, kush janë ata dhe ajo pakicë serbe, që jeton në shtetin e Kosovës, që, përmes (“ligjeve”) paskëshin kaq shumë privilegje si qytetarë? – thanë me çudi miqtë amerikanë në Çikago.

– Janë pakicë “hyjnore”, apo dikush duhet të bëjë “ligje”, për të rehatuar pakicën serbe në Kosovë, – ishte pyetje që miqtë amerikanë më bëjnë shpeshherë.

Kjo që ndodhë në shtetin e Kosovës, energjia elektrike falas për pakicën (“hyjnore”) serbe, mund të ndodhë vetëm në shtetin tonë, u thashë miqve tanë amerikanë.

Në Amerikë, për këto vite të shtetndërtimit shekullor, nuk ka ndodhur që, për ndonjë pakicë dhe privilegjë të kenë energjinë elektrike apo diçka ngjashëm falas, – e thanë ata në takimet tona në Çikago.

Më Kushtetutë, të gjithë qyetarët në Kosovë janë të barabartë, por pakica serbe (“hyjnore”) është më shumë se e barabartë me të tjerët dhe shumicën shqiptare…!

Çikago, 6 maj 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. jo veç pakica serbe paguhet nga shteti dhe organizatat publike (prap shteti)

    1. PTK i ka paguar Kompanine Devolli …dy vllezer permes Z Mobile 340 milion nEuro per 11 vite.

    2. Qeveria permes homologizimit monopolist i ka paguar dy vllezerit Devolli 126 Milion per 11 vite.

    3. PTK i ka keqperdor mbi 600 MILION EURO per 22 vite si kompani publike… duke dhane qindra tendera per sherbime falce… ose per strategjia te ndryshme konsulent

    4. Qeveria ia dhuroi kpompanise turke Enka 57 milion… per pike qefi.

    5. Qeveria e dhuroi aeroportin Erdoganit …Aeroporti i fiton çdo. vit nga 98 milion euro.

    6. Qeveria ia dhuroi ELEKTROKOSOVEN qe u be ELEKTROERDOGAN… e cila çdo vit fiton mesatarisht 88 milion euro.

    7. Qeveria e mban me rroge nje kompani qe ka falimentuar me 1989 Trepça… dhe çdo vit siguron rroga vjetore me nga 7 deri 9 milion euro… per do njerez qe rrasen nen toke e qe dalin prej toke edhe thojne na nxorrem diçka po spo shitet… paguane ju qeveri!!!

    Kjo eshte tregues se KOSOVA eshte shtet super i pasur…

Komentet janë mbyllur.