Nuk ka ditë të lume, që nuk vdesin mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe Itali(!)

1
112
Vdes 21-vjeçari, Greqi

Tragjedia në orët e mërgimit

Në lajmet e ditës, nuk ka ditë të lume që nuk dëgjojmë e të lexojmë për vdekjet tragjike të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi dhe Itali(!).

Pse po ndodh kjo dhe për orët ogurzezë në këto vende, a janë në dijeni ambasadat e Shqipërisë. Pse për këto orë dhimbjeje për vdekjen e të rinjve shqiptarë, qeveria shqiptare dhe mekanizmat shtetërorë nuk e thanë asnjë fjalë(?!).

Vdekja për bukën e përditshme (term migjenian, – nënvizimi im) ata i dëgoi në vendet, kur e kur, buka është me shtatë kore (term i popullit, – nënvizimi im).

I bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe Tiranës zyrtare të Edi Ramës,vetëm njëherë të shqyrtojë orët e vdekjes për çdo ditë të lume në rrugët dhe në sheshet e Greqisë dhe të Italisë. Ne, vërtetë, nuk kemi mallra për eksport (Made in Albania), por po trasportojmë fuqi punëtore në këto vende dhe të BE-së, por mërgimtarët dhe djelmeninë shqiptare nuk i dërguam, që, ata të na vdesin para syve të institucioneve të këtyre vendeve dhe (pas)pardës së mbyllur të fildisht të qeverisë shqiptare në Tiranë, pa e vrarë asnjëherë mendjen se çfarë po ndodh me mërgimtarët shqiptarë(!).

Tirana zyrtare, nuk kemi gjak shqiptari për të humbur rrugëve dhe shesheve të Athinës dhe të Romës…!

Çikago, 10 nëntor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Skender po te citoj:

    “Ne, vërtetë, nuk kemi mallra për eksport (Made in Albania), por po trasportojmë fuqi punëtore në këto vende dhe të BE-së, por mërgimtarët dhe djelmeninë shqiptare”.

    E ti çfare eksporti je, qe jeton ne Chicago!!!????

Komentet janë mbyllur.