Nuk jam aspak krenar që jam shqiptar, madje më vjen turp

1
2159

CityNews.al – Nga Mentor Kikia, 11 korrik 2016

Dy fundjava punuam me vullnetarët e Korpusit të Vullnetarëve për pastrimin e plazhit dhe parkut të pishave ne zonën turistike të Spillesë, tashmë nën administrimin e bashkisë Rrogozhinë. Mblodhëm atje edhe bishtat e cigares dhe tapat e shishesve, duke i dhuruar bashkisë dhe pushuesve një mjedis super të pastër.

Por ja çfarë ka ndodhur, kur lukunia e njerëzve u lëshua të kalojë fundjavën në det. Pasi u zhgërryen nëpër hijet e pishave me gjithë makina, pasi hëngrën e pinë, ndezën zgarat e poqen qofte e berxolla, ikën dhe ja çfarë kanë lënë pas. Mizerje, shishe, bidona, kanaçe, kuti picash, kocka, letra, lecka…. brekë të vjetra…. Dhe kazanët e mbeturinave janë jo më shumë se 10 metra larg, ka nga ata që i kanë patur vetëm 2 metra larg.

Çdo kush mund të ndjehet i revoltuar kur shikon këto pamje. Por unë ndjehem një mijë herë i revoltuar, ndjehem i poshtëruar nga kjo rracë, të cilës i përkas edhe vetë. Ndjehem i turpëruar nga ky popull (turqeli), të cilit i përkas dhe nuk jam aspak krenar që jam një prej këtyre. E di që nuk janë të gjithë njësoj, e di që nuk janë të gjithë mizerje e pisanjosë, por ata që e bëjnë këtë e bënjë sepse të gjithë ne heshtim.

Dëshpërimi im sot nuk shkon tek pushtetarët, politikanët apo soji i tyre. Sot ai shkon vetëm tek njerëzit, tek ata plehra, që janë edhe më të pistë se plehrat që prodhojnë. Dhe mendoj më shumë se kurrë, se një popull pisanjos nuk mundet kurrë të zgjedhë ndonjeherë një qeveri të mirë. Një popull servil dhe interesaxhi nuk mund të zgjedhë kurrë një qeveri të aftë.
Më ndjeni për tërë mllefin që po derdh, sepse e di që ka shumë prej jush që nuk i përkisni kësaj pjesë të popullit. Por duam apo s’duam, jemi të identifikuar prej këtyre që sillen kështu.

1 KOMENT

  1. SI MUJM T’I THOM VETIT SE JEMI SHQIPTARË, KURSE MASE GJYSA E POPULLIT TONË NDERON KULTUREN E KOMBIT TE HUEJ?!
    (ne orgjin e atdheut e te kombit te vet natyral).

    NAKAN SHTI O BURR NAR SJETULL
    TASH SA SHEKUJ PSHTJEDHOJM VETI
    ORIGJIN ME SHKELMA E SHKELIM
    PO HARROJM EDHE AMANETIN.
    E PERDIT FALLSIFIKOJMË VETIN.
    SE JEM DASHURUA ME ATA QE S’NA DESHTEN.

Komentet janë mbyllur.