NUK I KA ZOTI PUNËT NË DORË, I KEMI NE!

0
695

Ramiz Gjini

Une nuk jam ndonje besimtar i madh te Zoti, megjithate kam vene re qe Zoti ka shume besim te une. Beso sa te duash ne Zot, lutju 24 ore ne dite, nuk eshte Ai, qe i zgjidh problemet e njerezve ne toke. Zoti nuk eshte as i meshirshem as i pameshirshem, Zoti nuk fal dhe as nuk vret. Ne nuk jemi ne dore te Zotit, por jemi ne doren tone. Ne doren tone eshte gjithe planeti, dhe mund te jemi ne ata qe mund ta shkaterrojme nje dite. Te gjitha i bejne njerezit, te mirat dhe te keqiat, jo Zoti.

Ai nuk merret me njerezit, nuk i klasifikon kush beson e kush nuk beson; nuk ka as dhemshuri as urrejtje; nuk eshte egoist, qe te prese prej nesh t’i lutemi e sterlutemi deri në shkretim. Ai nuk beson te ata qe i besojne dhe presin gjithçka t’iu vije prej tij, por beson te ata qe dijne te gjejne vete rrugen e drejte, beson te ata qe dine te ndajne çfare eshte e mire dhe çfare eshte e keqe, te ata qe perdorin mendjen dhe jo forcen. Ai ka besim tek te gjitha krijesat kurajoze per te ecur perpara ne rrugen qe duhet.

Ai i beson bletes dhe milingones me shume se njeriut, sepse ata nuk luten, nuk kane as kishe as xhami, ku ca dallkauke e rrufjane flasin ne emer te zotit dhe jetojne e majmen si parazite ne kurriz te besimtareve. Ai pra, beson te milingona dhe bleta, keto krijesa te vogla, qe punojne pa u lodhur, pa u lutur dhe pa ditur e pasur frike se zoti i sheh. Nese njerezit do kishin bere çfare bejne keto krijesa te vogla, bota do te ishte ndryshe. Prandaj me veprat tona, le ta bejme Zotin te kete besim tek ne dhe jo t’i veme zjarrin botes me besimin ne Zot. Kaq duhet. Dhe kjo ishte ajo qe desha te them.